Gjashtë kamionë me ndihma humanitare kanë hyrë nga Izraeli drejtpërdrejt në Gazën veriore: ushtria izraelite e njoftoi këtë, duke treguar se ky kalim është pjesë e një projekti pilot për të siguruar dërgimin e furnizimeve në zonë në prag të një krize urie. 

Kamionët, pasi u inspektuan me kujdes nga izraelitët, dje "hynë në Rripin verior të Gazës përmes portës '96' të pengesës së sigurisë". "Rezultatet e projektit pilot do t'u prezantohen zyrtarëve të qeverisë," shpjegoi ushtria.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera kanë dërguar furnizime në Gazën veriore dhe anija humanitare Open Arms po udhëton nga Qipro përgjatë një korridori të ri detar humanitar, por rruga tokësore e ndihmës humanitare mbetet më e shpejta dhe më efektive. 

Ndërkohë Hamasi thuhet se ka pranuar një version të modifikuar të propozimit amerikan për një armëpushim në Gaza. Këtë e shkruan Al Arabiya duke cituar një zyrtar të lartë të grupit palestinez. Përfaqësuesit e Hamasit pritet të udhëtojnë në Kajro në ditët në vijim për të diskutuar detajet përfundimtare dhe zbatimin e marrëveshjes, tha burimi për Al Arabiya . 

“Propozimi ndërkombëtar do të përfshijë lirimin e të burgosurve, duke përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar”, tha burimi, duke shtuar se marrëveshja parashikon gjithashtu kthimin gradual të palestinezëve të zhvendosur nga Gaza.

Ministrja e Jashtme e Afrikës së Jugut, Naledi Pandor, ka paralajmëruar se qytetarët e vendit të saj, të cilët u rekrutuan në ushtrinë izraelite dhe më pas u përfshinë në luftën e Gazës, rrezikojnë të arrestohen pas kthimit në atdheun e tyre.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar ditën e sotme se 31,272 palestinezë kanë humbur që nga fillimi i luftës me Izraelin, më 7 tetor të vitit 2023.

Ministria palestineze shton se 73,024 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftimeve të ashpra

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:05
Gaza/ Afrika e Jugut paralajmëron arrestimin e qytetarëve të saj që janë futur në radhët e ushtrisë izraelite

1710356877_tutyyuytuty.JPG

Naledi Pandor

Ministrja e Jashtme e Afrikës së Jugut, Naledi Pandor, ka paralajmëruar se qytetarët e vendit të saj, të cilët u rekrutuan në ushtrinë izraelite dhe më pas u përfshinë në luftën e Gazës, rrezikojnë të arrestohen pas kthimit në atdheun e tyre.

Media izraelite “Haaretz” raporton se ministri është shprehur: Ne jemi gati. Do t'ju arrestojmë kur të ktheheni.

Gazeta shton se Izraeli ka frikë se ushtarët e tjerë izraelitë me shtetësi të dyfishtë janë në rrezik të ngjashëm, veçanërisht me vendet që kundërshtojnë fuqishëm operacionin e zhvilluar në Gaza.

Ora 19:12
Lufta në Gaza/ Mbi 31 mijë palestinezë të vrarë dhe 73 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës

1710353655_dfdfdfdfdf.JPG

Gaza