Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, parashikohet të vizitojë sot Lindjen e Mesme, ku për momentin sipas axhendës mendohet të ndalojë në Katar, Egjipt dhe Izrael. Lajmin e raporton agjencia informative Axios, duke cituar disa burime, sipas të cilave kjo vizitë nuk është e vendosur definitivisht, pasi dhe vetë sekretari Blinken është në pritje të zhvillimeve, nëse Irani do të sulmojë apo jo.
Në intervistën e djeshme të Trump nga Elon Musk , ish-presidenti tha: ‘të gjithë po presin një sulm nga Irani por Irani nuk do të sulmojë, besomëni. Ti e di që unë isha atje dhe ata (iranianët) e dinë që nuk duhet të shkaktojnë trazira.
Ndërkaq gjatë mbrëmjes janë shënjestruar godina ushtarake të Hezbollah, në jug të Libanit, konfirmuan Forcat e Armatosura izraeliane ( IDF).