Lufta/ Avioni i Moskës rrëzoi dronin e SHBA-ve, ambasada ruse: Provokim! Ministri Mbrojtjes së Rusisë bisedë telefonike me homologun amerikan

Ambasada ruse në SHBA e ka konsideruar provokim dronin amerikan që u godit mëngjesin e djeshëm nga avioni rus dhe përfundoi mbi Detin e Zi. Ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov tha se për këtë incident po fajësohen pilotët e avionit rus që bllokuan lëvizjet e dronit duke bërë që të rrëzohet.

"Droni i kishte fikur sinjalet e saj dhe hyri në zonën e një operacioni special ushtarak. Ne i paralajmëruam të gjithë për këtë. Mendoj se është një provokim i vërtetë përmes të cilit të fajësohet ushtria ruse për veprim joprofesional”- vijoi ai.

Rrëzimi i dronit, ka sjellë tensione të shtuara mes dy superfuqive, me Rusinë që e konsideroi si provokim dhe akuzoi SHBA-të se ky veprim tregon përfshirjen e tyre të drejtëpërdrejtë në luftë. Për këtë arsye ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu mbrëmjen e sotme zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Lloyd Austin, duke i bërë të qartë këtij të fundit se veprimet e SHBA-së në mospërputhje me zonën e kufizimit të fluturimit të deklaruar nga Federata Ruse.

Ditën e sotme, një avion luftarak rus kaloi hapësirën e saj ajrore dhe u kap në Estoni. Menjëherë dolën në veprim 2 avionë, njëri gjerman tjetri britanik që detyruan avionin rus të kthehet në zonën e saj. Teksa situata në Ukrainë nuk sheh përmirësim, media ruse ka bërë thirrje që të shtojë numrin e ushtarëve. Nga 1 prilli do të nisë rekrutimi i ushtarëve që pretendojnë të shkojë në 400 mijë.

Ndërkohë, luftimet e ashpra janë duke vijuar ende në zonën e Bakhmutit. Presidenti Zelensky ka bërë thirrje që të forcohet mbrojtja në këtë qytet.

“Në lidhje me Bakhmutin ekziston një qëndrim i qartë dhe i përbashkët: të forcohet mbrojtja për të shkatërruar sa më shumë okupatorin”- tha Zelensky.

Avioni rus goditi dronin amerikan. Çfarë ndodhi dje
Një avion rus goditi dronin zbulues amerikan rreth orës 7 të mëngjesit të djeshëm. Pilotët që e drejtonin e bllokuan dronin që u rrëzua më pas mbi Detin e Zi. Moska pretendonte se kishte hyrë në zonën e saj ndërsa SHBA thoshte se këto ishin veprime rutinore që bëjnë në hapësirën ndërkombëtare.

Sipas një zyrtari amerikan, droni MQ-9 Reaper dhe dy Su-27 Flankers po operonin mbi Detin e Zi kur një nga avionët rusë fluturoi qëllimisht përpara dronit pa pilot dhe hodhi karburant. Një avion më pas dëmtoi helikën në pjesën e pasme të dronit, duke detyruar SHBA-në të rrëzonte dronin , i cili nuk u gjet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:29
Tensionet pas rrëzimit të dronit të SHBA-ve në Detin e Zi, ministri rus i Mbrojtjes bisedë telefonike me homologun e tij amerikan

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu zhvolloi një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Lloyd Austin, mbrëmjen e sotme mbi shkaqet dhe pasojat e rrëzimit të dronit amerikan mbi Detin e Zi.

Shoigu i tha Austin se incidenti ishte shkaktuar nga veprimet e SHBA-së në mospërputhje me zonën e kufizimit të fluturimit të deklaruar nga Federata Ruse.

“Vërehet se fluturimet amerikane të mjeteve ajrore strategjike pa pilot në brigjet e Krimesë janë provokuese në natyrë, gjë që krijon parakushte për përshkallëzimin e situatës në zonën e Detit të Zi”-thuhet në raportin e rusëve.

Ora 20:37
Gjenerali amerikan: Rusia ka bërë përparime të vogla në Bakhmut, por e ka paguar shtrenjtë

1678304168_ukraine.JPG

Rusia po bën përparime të vogla taktike rreth qytetit ukrainas Bakhmut, por me kosto të madhe. Kështu tha të mërkurën gjenerali amerikan Mark Milley.

“Tani për tani ka luftime intensive brenda dhe rreth qytetit lindor, por në vende të tjera në vijën e frontit, nuk ka pasur përfitime të rëndësishme manovrash nga asnjëra palë"- u shpreh Milley.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se nëse Rusia arrin të pushtojë rajonin Bakhmut, do të kishte rrugën e hapur për të pushtuar qytete të tjera kryesore të Ukrainës në lindje.

Më shumë se një vit pas fillimit të pushtimit të Ukrainës, Milley tha se ushtarët rusë janë hedhur në luftë pa ndonjë lloj koordinimi dhe drejtimi të sinkronizuar.

Ora 18:50
Gjenerali i lartë i SHBA-ve pritet të takohet me homologun rus pas rrëzimit të dronit amerikan në Detin e Zi

Gjenerali më i lartë amerikan pritet të flasë me homologun e tij rus, thotë një zyrtar amerikan i mbrojtjes për CNN, një ditë pasi një avion rus u përplas me një dron amerikan mbi Detin e Zi në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

Kreu i Shefave të Përbashkët Gjeneral Mark Milley pritet të flasë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm rus, gjeneralin Valery Gerasimov, me telefon të mërkurën, pasi SHBA dhe Rusia publikuan qëndrime të ndryshme për incidentin mbi Detin e Zi.

Dy krerët ushtarakë nuk kanë folur që nga fundi i dhjetorit.

Ora 16:55
Rusët rrëzuan dronin amerikan, ministri britanik i Mbrojtjes: Veprim joprofesional! Moska të respektojë hapësirën ajrore ndërkombëtare

1669393314_wa.PNG

Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace i kërkoi Rusisë që të respektojë hapësirën ajrore ndërkombëtare pasi SHBA deklaroi se droni i saj u rrëzua mbi Detin e Zi nga një avion luftarak rus.

"Të gjitha palët të respektojnë hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe ne u bëjmë thirrje rusëve ta bëjnë këtë," u tha ai gazetarëve.

Wallace, i cili aktualisht ndodhet në Japoni për një ngjarje të mbrojtjes, shtoi se SHBA e konsiderojnë aktin si shumë joprofesional.

Ora 15:52
Rrëzimi i dronit amerikan në Detin e Zi, Moska: Do të nxjerrim mbetjet nga uji, SHBA po angazhohet drejtpërdrejtë në luftë

Rusia ka thënë se do të përpiqet të nxjerr nga uji mbetjet e dronit të ushtrisë amerikane që ra në Detin e Zi, pas një incidenti me aeroplanët luftarakë rusë, duke akuzuar Uashingtonin për “pjesëmarrje të drejtpërdrejtë” në luftën në Ukrainë.

Dje, ushtria amerikane tha se një aeroplan luftarak rus goditi  helikën e dronit ndërsa fluturonte mbi Detin e Zi në hapësirën ajrore ndërkombëtare, duke shkaktuar rrëzimin e tij.

Rusia mohon të jetë përgjegjëse për rrëzimin, dhe tha se marrëdhëniet me SHBA-në kanë arritur në “pikën më të ulët”.

Ora 09:46
Bëhen bashkë 2 avion britanikë dhe gjermanë në Estoni, kapin avionin rus dhe e nxjerrin jashtë hapësirës ajrore

1678870512_fte.JPG

Një avion ushtarak rus është kapur mbi hapësirën ajrore të Estonisë. Avioni rus Il-78, avion transporti për furnizimin me karburant që përbëhet nga 4 motorë, po fluturonte mes Kaliningradit dhe Shën Petersburgut kur kaloi mbi hapësirën ajrore të Estonisë.

Dy avionët që e kapën atë, dy Typhoon që u ngritën, njëri gjerman, tjetri britanik, shoqëruan avionin rus duke e nxjerrë nga hapësira estoneze.

Kjo është hera e parë që një operacion i tillë kryhet bashkërisht nga të dy vendet. 

“Kjo vendosje e përbashkët e Britanisë me Gjermaninë tregon qartë vendosmërinë tonë kolektive për të sfiduar çdo kërcënim të mundshëm ndaj kufijve të NATO-s, duke demonstruar njëkohësisht forcën tonë”, tha ministri britanik i Forcave të Armatosura.

Ora 09:45
Media ruse: Rekrutimi i 400,000 ushtarakëve do të nisë nga muaji prill

1678620868_Screenshot1.jpg

Duke filluar nga 1 prilli, Rusia ka njoftuar se do të nisë rekrutimin e ri të ushtarakëve me kontratë. Ministria e Mbrojtjes ka dërguar urhdrin në disa rajone ku kërkohet që të firmosin personat që duan të shkojnë në ushtri.

Sipas mediave ruse, 400 mijë ushtarë do të duhet t’i bashkohen ushtrisë që të shërbëjnë në luftën ndaj Ukrainës.

G.MO/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 15/03/2023 11:14

    Po vjen era mut Ishalla ta han gjith ata qe i vene zjarrin luftes

    Përgjigju
    • Turi: 15/03/2023 22:48

      Fjala jote ne vesh te zotit , ata qe i kane ngaterruar gjerat do zoti jua kthen per koken e tyre kushdo qofshin ata qelbesira

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan