Arrestohet i riu nga Libani në Berlin, po planifikonte sulm terrorist ndaj ambasadës së Izraelit

Arrestohet i riu nga Libani në Berlin, po planifikonte sulm terrorist ndaj ambasadës së Izraelit

Sulm izraelit në Bejrut

Një i ri nga Libani, i cili dyshohet se ishte pjesë e organizatës së Shtetit Islamik (ISIS), është arrestuar në Berlin, pasi dyshohet se kishte planifikuar një sulm ndaj ambasadës izraelite.

“Ai thuhet se ka planifikuar një sulm ndaj ambasadës izraelite në Berlin”, tha një zëdhënës i zyrës së prokurorisë federale gjermane.

Gazeta Bild raportoi se policia bastisi një apartament në Bernau, në veri të Berlinit, dhe arrestoi 28-vjeçarin.

“Ekziston dyshimi se ai kishte planifikuar një sulm ndaj ambasadës izraelite në Berlin”, tha një zëdhënës i zyrës së prokurorit, duke shtuar se i dyshuari gjithashtu mendohet të jetë i lidhur me grupin Shteti Islamik.

I riu u identifikua si Omar A. dhe do të dalë para gjykatës ditën e sotme.  Ambasadori i Izraelit në Berlin, Ron Prosor, falënderoi autoritetet gjermane për "sigurimin e sigurisë së ambasadës".

Izraeli goditi të shtunën objektet e armëve të Hezbollahut në Bejrutin jugor, pasi grupi i armatosur libanez hodhi raketa në veri të Izraelit dhe një zëdhënës tha se një dron goditi rezidencën Benjamin Netanyahut.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:37
73 persona të vdekur në veri të Gazës pas sulmeve izraelite! Mund të kërkohet lirimi i 100 pengjeve për trupin e Sinwar

1729417358_gaza.JPG

73 persona kanë mbetur të vrarë në qytetin verior të Gazës, Beit Lahia, raporton Hamasi, ndërsa dhjetëra persona të tjerë janë plagosur dhe mbetur të bllokuar si pasojë e sulmeve izraelite mbrëmjen e së shtunës.

Vetë Izraeli raporton se forcat e tyre ajrore kanë sulmuar “rreth 175 objektiva terroristë” në Gaza dhe Liban, pasi luftimet po vijojnë edhe aty.

Nga ana tjetër Izraeli mund të kërkojë lirimin e rreth 100 pengjeve që mbahen të burgosur prej 379 ditësh, në këmbim të trupit të Jahja Sinëar, liderit të Hamasit që forcat e mbrojtjes vranë 3 ditë më parë. Jahja Sinuar ishte organizatori dhe mbështetësi i masakrës së 7 tetorit drejt Izraelit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Alfred Dedjas, vetëdorëzohet autori 27-vjeçar

Vrasja e Alfred Dedjas, vetëdorëzohet autori 27-vjeçar