Operacioni i kryer nga Izraeli në Gaza, në tokë, në qiell dhe nga deti, do të vazhdojë kudo ku ndodhet Hamasi.
"Meqenëse Hamasi ndodhet gjithashtu në jug të Gazës, operacioni do të shtrihet edhe atje",- tha zëdhënësi ushtarak izraelit Daniel Hagari.
"Kjo do të ndodhë në kohën, vendin dhe kushtet që ne i konsiderojmë më të favorshme. Por do të ndodhë",- shtoi ai.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryeministrin palestinez Mohammad Shtayyeh në Ramallah, në Bregun Perëndimor.
Borrell theksoi incidentet e shumta të ndodhura në Bregun Perëndimor, dhe se që nga fillimi i këtij viti 421 palestinezë janë vrarë atje.
"Ne nuk duhet të harrojmë situatën në Bregun Perëndimor. Që nga fillimi i vitit, 421 palestinezë janë vrarë, që nga fillimi i tetorit janë 202. Numri i komuniteteve të dëbuara nga shtëpitë e tyre është rritur dhe sot atje janë mbi 150 koloni ilegale",- është shprehur Borrell.
Po ashtu, Borrell nënvizoi se BE i ka kërkuar Izraelit që të parandalojnë përsa u përket atyre, dhunën në Bregun Perëndimor
“Ne u kemi kërkuar autoriteteve izraelite që ta trajtojnë këtë çështje, në nivelin më të lartë, për të parandaluar një shpërthim dhune në Bregun Perëndimor. Ngjarjet dramatike që janë zhvilluar që nga 7 tetori, kanë theksuar çështjen palestineze. Tani nuk ka zgjidhje tjetër përveçse ta marrim atë shumë seriozisht. Kuadri në të cilin mendoj se duhet të punojmë. mund të përmblidhen në tre pika, të cilat janë jo zhvendosja e detyruar e palestinezëve nga Gaza, asnjë ndryshim territorial nga Izraeli, asnjë shkëputje e Gazës nga çështja e përgjithshme palestineze",- shtoi ai.
Autoritetet e Hamasit thonë se më shumë se 12,000 palestinezë, 5,000 prej tyre fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i aksionit ushtarak izraelit në Rripin e Gazës.
Qendra Palestineze e Informacionit, shton se më shumë se 3,570 njerëz janë të zhdukur, duke përfshirë 1,800 fëmijë, tranmeton La Repubblica.
Këshilltari izraelit për Sigurinë Kombëtare Tzachi Hanegbi, është shprehur se deri më tani nuk ka ndodhur asnjë marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit në lidhje me pengjet.
Ai shtoi se po punohet për të gjetur gkuhën e përbashket dhe se "nëse ka një mirëkuptim, shumë familje do të ribashkohen", transmeton La Repubblica.
Papa Françesku do të takohet me të afërmit e pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi, shkruan Retuers. Dymbëdhjetë të afërm të pengjeve izraelite do të takohen me Papën të mërkurën e ardhshme në mëngjes përpara audiencës së tij të përgjithshme.
Papa Françesku ka bërë thirrje të shumta për lirimin e 240 pengjeve të marra në Gaza. Ai gjithashtu ka bërë thirrje për një armëpushim, të cilin Izraeli e ka përjashtuar duke mos lejuar dërgimin e më shumë ndihmave humanitare në Gaza.
Sipas numrit dy të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, Selia e Shenjtë beson se lirimi i tyre dhe një armëpushim janë dy “pika themelore” për zgjidhjen e konfliktit.
Një sulm ajror nga forcat izraelite vrau 10 persona në lindje të Khan Younis. Këtë e kanë raportuar disa media palestineze. Sulmi goditi gjithashtu një shtëpi në al-Qarara, në lindje të Khan Younis në Gazën jugore. Një sulm tjetër ajror goditi Jenin gjatë natës, ku mbetën të vrarë dy persona dhe shtatë të tjerë nbetën të plagosur.
Ushtria izraelite njoftoi mëngjesin e sotëm se kishte gjetur trupin e Noa Marciano, një ushtari 19-vjeçar të marrë peng nga Hamasi.
Burime palestineze në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor raportuan se dy persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën gjatë një operacioni ushtarak izraelit në orët e para të ditës së sotme. Këtë e kanë raportuar mediat vendase. Sipas raportit, disa persona u plagosën në një sulm ajror dhe të tjerë nga të shtënat me armë. Dy nga të plagosurit ishin në gjendje të rëndë. Raportet gjithashtu pretendojnë se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) rrethuan spitalin Ibn Sina të qytetit. Ushtria izraelite arrestoi dy ndihmësmjekë dhe urdhëroi evakuimin e spitalit, raporton agjencia palestineze e lajmeve Wafa. Sipas burimeve palestineze, IDF rrethoi spitalin nga të gjitha anët, e cila po ashtu kontrolloi të gjitha ambulancat.
Operacioni i kryer nga Izraeli në Gaza, në tokë, në qiell dhe nga deti, do të vazhdojë kudo ku ndodhet Hamasi.
"Meqenëse Hamasi ndodhet gjithashtu në jug të Gazës, operacioni do të shtrihet edhe atje",- ha zëdhënësi ushtari Daniel Hagari.
"Kjo do të ndodhë në kohën, vendin dhe kushtet që ne i konsiderojmë më të favorshme. Por do të ndodhë",- shtoi ai.
Të paktën 12,000 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, ka thënë zyra e mediave qeveritare e udhëhequr nga Hamasi.
Midis viktimave janë 5,000 fëmijë, shkruan Skynews.
Dje, autoritetet palestineze shëndetësore thanë se më shumë se 11,470 njerëz ishin vrarë.Dy të tretat e tyre ishin gra dhe fëmijë.
Rreth 2700 persona janë raportuar gjithashtu të zhdukur.
Rreth 1200 njerëz janë vrarë në Izrael, kryesisht gjatë sulmit fillestar të Hamasit më 7 tetor, dhe rreth 240 u zunë peng.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryeministrin palestinez Mohammad Shtayyeh në Ramallah, në Bregun Perëndimor.
Borrell theksoi incidentet e shumta të ndodhura në Bregun Perëndimor, dhe se që nga fillimi i këtij viti 421 palestinezë janë vrarë atje.
"Ne nuk duhet të harrojmë situatën në Bregun Perëndimor. Që nga fillimi i vitit, 421 palestinezë janë vrarë, që nga fillimi i tetorit janë 202. Numri i komuniteteve të dëbuara nga shtëpitë e tyre është rritur dhe sot atje janë mbi 150 koloni ilegale",- është shprehur Borrell.
Po ashtu, Borrell nënvizoi se BE i ka kërkuar Izraelit që të parandalojnë përsa u përket atyre, dhunën në Bregun Perëndimor
“Ne u kemi kërkuar autoriteteve izraelite që ta trajtojnë këtë çështje, në nivelin më të lartë, për të parandaluar një shpërthim dhune në Bregun Perëndimor. Ngjarjet dramatike që janë zhvilluar që nga 7 tetori, kanë theksuar çështjen palestineze. Tani nuk ka zgjidhje tjetër përveçse ta marrim atë shumë seriozisht. Kuadri në të cilin mendoj se duhet të punojmë. mund të përmblidhen në tre pika, të cilat janë jo zhvendosja e detyruar e palestinezëve nga Gaza, asnjë ndryshim territorial nga Izraeli, asnjë shkëputje e Gazës nga çështja e përgjithshme palestineze",- shtoi ai.
Këshilltari izraelit për Sigurinë Kombëtare Tzachi Hanegbi
Këshilltari izraelit për Sigurinë Kombëtare Tzachi Hanegbi, është shprehur se deri më tani nuk ka ndodhur asnjë marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit në lidhje me pengjet.
Ai shtoi se po punohet për të gjetur gkuhën e përbashket dhe se "nëse ka një mirëkuptim, shumë familje do të ribashkohen", transmeton La Repubblica.
Papa Françesku do të takohet me të afërmit e pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi, shkruan Retuers. Dymbëdhjetë të afërm të pengjeve izraelite do të takohen me Papën të mërkurën e ardhshme në mëngjes përpara audiencës së tij të përgjithshme.
Papa Françesku ka bërë thirrje të shumta për lirimin e 240 pengjeve të marra në Gaza. Ai gjithashtu ka bërë thirrje për një armëpushim, të cilin Izraeli e ka përjashtuar duke mos lejuar dërgimin e më shumë ndihmave humanitare në Gaza.
Sipas numrit dy të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, Selia e Shenjtë beson se lirimi i tyre dhe një armëpushim janë dy “pika themelore” për zgjidhjen e konfliktit.
Foto nga bombardimet në Rripin e Gazës, banorët kërkojnë të afërmit e tyre nën rrënoja
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida i bënë thirrje Izraelit, për të cilin thanë se “ka të drejtë të vetëmbrohet”, të respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar dhe të mbrojë civilët.
Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Biden dhe Kishida janë takuar në kuadër të Samitit të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC) të mbajtur në San Francisko të SHBA-së.
Në takim, krahas sigurisë globale dhe rajonale u diskutuan edhe çështjet për rritjen e bashkëpunimit dypalësh të sigurisë dhe ekonomisë. Në takimin ku u theksua se “Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten” ndër të tjera Izraelit iu bë thirrje që të respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar dhe të mbrojë civilët.
U diskutuan çështjet rajonale
Biden dhe Kishida ranë dakord të punojnë së bashku me qëllim dërgimin e nevojave urgjente për civilët në Gaza si dhe premtuan të bashkëpunojnë për të parandaluar përhapjen e konfliktit dhe për çështjen e paqes së përhershme.
Dy liderët gjithashtu diskutuan vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën si dhe rëndësinë e vazhdimit të paqes dhe stabilitetit në Ngushticën e Tajvanit, Gadishullin e Koresë dhe në Detin e Kinës Lindore dhe Jugore.
Biden dhe Kishida ranë dakord edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë midis dy vendeve në fushën e mbrojtjes.
Bombardimi në Gaza
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur shqetësimin për përhapjen e sëmundjeve në Gaza për shkak të kushteve shumë të vështira të jetesës në të cilat popullsia është e detyruar nga bombardimet izraelite.
"Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për përhapjen e sëmundjes me afrimin e sezonit të dimrit", tha Richard Peeperkorn, përfaqësues i OBSH-së në Territoret Palestineze.
Ai shtoi se më shumë se 70 mijë infeksione akute të frymëmarrjes dhe më shumë se 44 mijë raste të diarresë janë regjistruar.
Foto nga Rripi i Gazës
Hezbollahu në Liban njoftoi se sulmoi tre pika ushtarake izraelite në kufi. Hezbollahu publikoi një deklaratë me shkrim në lidhje me sulmet kundër objektivave ushtarake që i përkasin ushtrisë izraelite nga jugu i Libanit.
Në deklaratë thuhet se sulmet janë kryer me raketa të drejtuara dhe armë të përshtatshme kundër pikave ushtarake izraelite Tayhat, Marj dhe Ramim afër kufirit.
Që nga 8 tetori, 76 anëtarë të Hezbollahut dhe 6 ushtarë izraelitë janë vrarë në përleshjet midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut.
Antony Blinken
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i bëri thirrje qeverisë izraelite të enjten të ndërmarrë hapa “urgjent” për t’i dhënë fund dhunës nga kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor.
Sekretari amerikan i shtetit “theksoi nevojën urgjente për të ndërmarrë hapa për të ulur tensionet në Bregun Perëndimor, veçanërisht për të adresuar nivelet në rritje të dhunës ekstremiste nga kolonët”, sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
Blinken diskutoi gjithashtu me Gantz, ministër izraelit përpjekjet diplomatike që po bëhen për lirimin e pengjeve të Hamasit.
Rreth 240 njerëz u rrëmbyen nga militantët e Hamasit më 7 tetor, kur lëvizja islamike palestineze nisi një sulm të paprecedentë në territorin izraelit ku 1200 persona u vranë kryesisht civilë, sipas autoriteteve izraelite.
Bombardimet hakmarrëse izraelite të Rripit të Gazës kanë shkaktuar më shumë se 11,500 viktima, gjithashtu shumica dërrmuese civilë, duke përfshirë 4,710 fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit.
Që nga shpërthimi i luftës, të paktën 190 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor.
Protestuesit e Koresë së Jugut vendosin 2000 palë këpucë në solidaritet me Gazën
Protestat ende po vazhdojnë në të gjithë botën duke kërkuar armëpushim në Rripin e Gazës. Në Korenë e Jugut, aktivistët kanë vendosur 2000 këpucë në sheshe duke organizuar një tubim në solidaritet me palestinezët.
Në kryeqytetin Seul u vendosën dhjetëra këpucë, duke përfshirë ato që u përkisnin fëmijëve, të rreshtuara për të simbolizuar palestinezët e vrarë në konfliktin midis Izraelit dhe grupit militant Hamas.
Aktivistët vendosën lule në këpucë dhe mbanin në duar pankarta që bënin thirrje për armëpushim. Shumë vende, figura dhe institucione po bëjnë thirrje për një armëpushim, nga Papa dhe Emmanuel Macron, presidenti francez, deri te Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, raportojnë mediat e huaja.
SHBA dhe Britania e Madhe nuk kanë bërë thirrje për një armëpushim, në vend të kësaj kanë kërkuar pauza humanitare.
Protestuesit e Koresë së Jugut vendosin 2000 palë këpucë në solidaritet me Gazën
Protestuesit e Koresë së Jugut vendosin 2000 palë këpucë në solidaritet me Gazën
Protestuesit e Koresë së Jugut vendosin 2000 palë këpucë në solidaritet me Gazën
Foto ilustruese nga bombardimet izraelite në Gaza
Tre palestinezë janë vrarë në një sulm izraelit me dron në qytetin Jenin në Bregun Perëndimor. Është e paqartë nëse viktimat ishin në kampin e refugjatëve të bastisur nga IDF gjatë natës, apo në një zonë tjetër të Jeninit.
Që nga 7 tetori, të paktën 190 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor, sipas ministrisë së shëndetësisë të Autoritetit Palestinez. Bastisjet nga forcat izraelite ndaj komuniteteve palestineze janë shumëfishuar në Bregun Perëndimor, i cili është pushtuar nga Izraeli që nga lufta arabo-izraelite e vitit 1967.
Shtatë palestinezë u vranë këtë javë gjatë një sulmi izraelit në Tulkarem, në veri të Bregut Perëndimor, ndërsa i nënti u qëllua për vdekje pranë Hebronit të martën në mëngjes.
Pamje nga Gaza, 23 Tetor
Një negociator i lartë, i cili ka qenë i përfshirë në bisedimet e fundit rreth lirimit të disa prej pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza, tha se shpreson për një marrëveshje brenda një jave.
Abbas Ibrahim, ish-shefi i inteligjencës së Libanit, tha se një marrëveshje mund të jetë afër nëse Izraeli 'lëviz'.
“Mendoj se është e afërt nëse Izraeli tërhiqet nga disa kushte ose nga refuzimi i disa kushteve të kërkuara nga Hamasi, të cilat janë shumë logjike. Izraeli ende po i refuzon ato kushte. Kur të bien dakord me këto kushte, do të jetë e shpejtë marrëveshja”, tha Abbas.
Pritet që sipas marrëveshjes që po diskutohet, disa nga 240 pengjet izraelitë të marrë në Gaza do të lirohen në këmbim të disa fëmijëve dhe grave palestineze të mbajtur aktualisht në burgjet e Izraelit, raporton BBC.
Ibrahim tha se kushtet e Hamasit së paku përfshijnë “lirinë e lëvizjes për njerëzit brenda Gazës nga jugu në veri ose nga veriu në jug. Kjo është një nga çështjet ku ka ende mosmarrëveshje.
“Por sipas mendimit tim, gjërat do të shkojnë drejt një fundi pozitiv. Do të ketë një shkëmbim dhe do të ketë një pauzë humanitare", tha Abbas.
Ibrahimi ka qenë i përfshirë në bisedime që nga fillimi i luftës gjashtë javë më parë, duke përfshirë evakuimin e civilëve dhe armëpushimet humanitare.
Benjamin Netanyahu
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në një intervistë me CBS Evening News në SHBA, tha se kishte “indikacione” se pengjet izraelitë ndodheshin në spitalin Al-Shifa dhe kjo ishte një nga arsyet pse ata bastisën spitalin.
Netanyahu tha se nuk kishte pengje në spital kur forcat hynë në spital të mërkurën, duke pretenduar se Hamas largoi pengjet përpara se ata të mbërrinin. Izraeli ka akuzuar vazhdimisht Hamasin se brenda spitalit ndodhet një bazë e madhe e Hamasit, gjë që ky i fundit e ka mohuar.
Netanyahu nuk specifikoi se çfarë informacionesh apo provash kishte Izraeli për të sugjeruar se pengjet po mbaheshin në Al-Shifa.
Foto ilustruese nga spitali al-Shifa
Drejtori i spitalit Al-Shifa përshkroi të enjten (16 Nëntor) një pamje të zymtë të krizës humanitare që po shpaloset brenda kompleksit mjekësor në Rripin e Gazës.
Në një intervistë telefonike, Mohammad Abu Salmiya foli për kushte të dëshpëruara që prekin mbi 650 njerëz të plagosur, 36 foshnja të lindura para kohe, 45 pacientë me veshka dhe 5,000 njerëz të zhvendosur. Abu Salmija tha se disa kishte fëmijë të uritur.
“Fëmijët po vdesin nga uria dhe këtu kam parasysh fëmijët e zhvendosur sepse ata kanë nevojë për qumësht dhe nuk ka ujë për të bërë qumësht për ta”, tha Abu Salmiya, raporton CNN.
Ai raportoi vdekjen e një pacienti me veshka, me katër të tjerë në prag të vdekjes për shkak të kushteve kritike dhe mungesës së dializës prej ditësh. Abu Salmiya akuzoi ushtrinë izraelite për rrethimin e spitalit, sabotimin e seksioneve dhe kalimin e 48 orëve të fundit duke bredhur lirshëm nëpër ambiente.
Të mërkurën, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se kishin filluar një operacion të saktë dhe të synuar kundër Hamasit në një zonë të caktuar në Spitalin Shifa. Duke shprehur zhgënjimin, Abu Salmiya e konsideroi botën dhe pushtimin izraelit përgjegjës për rrethanat e rënda, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme.
Spitali i ngjan një burgu të madh që mban mbi 7 mijë njerëz të zhvendosur, staf mjekësor, pacientë dhe të plagosur të gjithë ndërsa po përballet me një mungesë të madhe të sendeve thelbësore, tha drejtori. Sulmi ushtarak izraelit ka çuar në një prishje të plotë të shërbimeve për shpëtimin e jetës, duke e lënë spitalin të paaftë për të siguruar për banorët e tij, shtoi ai.
Foto nga forcat izraelite në Gaza
Forcat izraelite kanë paralajmëruar njerëzit në disa qytete në zonën Khan Younis që të evakuojnë shtëpitë e tyre dhe të shkojnë në strehimore. Khan Younis është qyteti më i madh në Gazën jugore, ku njerëzit u larguan pasi iu tha të evakuonin veriun.
Forcat izraelite të mërkurën mbrëma hodhën fletëpalosje mbi katër qytete, Bani Shuhaila, Khuzaa, Abassan dhe Qarara, të cilat ishin shtëpia e më shumë se 100 mijë njerëzve përpara se jugu të mbingarkohej me njerëz të zhvendosur.
Në tetor, popullsia e Khan Younis shkoi nga 400 mijë banorë në më shumë se një milion, ndërsa qindra mijëra u larguan nga Gaza veriore. Mijëra njerëz të zhvendosur tani po jetojnë në kampe të improvizuara, spitale dhe terrene shkollore në Khan Younis.
Një fëmijë nga Gaza në spitalin al-Shifa para bombardimeve
Agjencia e OKB-së për ndihmë për refugjatët palestinezë paralajmëroi sot se mungesa e karburantit do të jetë “arsyeja kryesore” për vdekjet në Rripin e Gazës nëse enklava e rrethuar nuk furnizohet me të.
“Kemi nevojë për një armëpushim tani dhe karburant”, tha Philippe Lazzarini, komisari i përgjithshëm për Agjencinë e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) në një konferencë shtypi në Gjenevë.
Lazzarini nënvizoi se situata e karburanteve mund të ishte zgjidhur shumë kohë më parë dhe shtoi se “sa më shumë të presim, do të shohim karburantin të bëhet shkaku kryesor” për vdekjet e palestinezëve në Gaza.
Ai tha se kanë marrë një sasi “të vogël” karburanti, “gjysma e një kamioni”, të mërkurën, por se Izraeli e ka kufizuar përdorimin e atij karburanti për të ndihmuar kamionët që mbërrijnë në vendkalimin Rafah.