Lufta/ Von der Leyen: Ne jemi me Ukrainën! Zelensky: Rusia po përqendron forcat kundër gjithë Evropës! Putin: Nuk na mposhtni dot me tanke, kemi më shumë

Lufta/ Von der Leyen: Ne jemi me Ukrainën! Zelensky: Rusia po përqendron forcat kundër gjithë Evropës! Putin: Nuk na mposhtni dot me tanke, kemi më shumë

Bastisja ruse në Kramatorsk

UKRAINË- Një sulm i ri rus ka prekur rajonin e Donteskut dhe Kramatorsk me një raketë balistike duke shkaktuar viktima civile. Disa njerëz janë ende nën rrënoja.

Presidenti ukrainas, Zelensky tha se e vetmja mënyrë për të mposhtur terrorizmin rus është furnizimi me tanke, avionë luftarak dhe raketa me rreze të gjatë.

"Terroristët rusë goditën qytetin me një raketë balistike duke shkaktuar viktima civile. Disa njerëz janë ende nën rrënoja. Nuk ka objektiv tjetër përveç terrori. E vetmja mënyrë për të ndaluar terrorizmin rus është ta mposhtim atë" me "tanke, avionë luftarakë, raketa me rreze të gjatë", tha presidenti ukrainas.

Dërgimi i tankeve Leopard 2, nuk i ka pëlqyer presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili tha se “Moska di si t’u përgjigjet” duke shtuar se nëse lufta do të bëhej me tanke, Ukraina nuk mund të fitonte pasi Rusia ka një numër më të madh të tankeve. Nga ana tjetër, në konferencën e përbashkët me Presidenten e Komisionit Europian, Von der Leyen, Zelensky tha se “Rusia përqendron forcat për hakmarrje kundër gjithë Evropës së lirë”.

Sa i takon ndihmës së Ukrainës, SHBA është gati për të ofruar GLSDB (Bombë me diametër të vogël të lëshuar nga Toka) e cila kombinon bombën e avionit dhe raketën.

Çfarë është GLSDB:

Bombë me diametër të vogël të lëshuar nga Toka. Është një armë e prodhuar nga Boeing dhe Saab Group, të cilët modifikuan Boeing-un GBU-39 me diametër të vogël me shtimin e një motori rakete. Testimi fillestar filloi në vitin 2015. Nëse do të furnizohej në Ukrainë në vitin 2023, kjo do të shënonte eksportin dhe përdorimin e parë të armës në luftime.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:18
Zelensky: Ukraina meriton t’i afrohet negociatave për t’u anëtarësuar në BE këtë vit

1675354736_22022507563801ukrainerussiazelensky022522.jpg

"Unë besoj se Ukraina meriton t'i afrohet më shumë hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE tashmë këtë vit". 

Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes, duke falënderuar "presidenten e Komisionit Evropian, kolegët e saj dhe miqtë në BE për mbështetjen e tyre të prekshme në rrugën e integrimit dhe në mbrojtjen e shtetit dhe popullit ukrainas"

Ora 20:46
Ministri britanik: Rusia po pëson humbje shumë të mëdha sepse ende përdor taktikat e Luftës së Parë Botërore

1674747942_dfvesr.JPG

Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace tha se Rusia po pëson humbje të mëdha në fushën e betejës në Ukrainë për shkak të përdorimit të taktikave të Luftës së Parë Botërore. Në një konferencë në Portsmouth, gazetarët e pyetën ministrin britanik për dërgimin e mundshëm të avionëve luftarakë britanikë në ushtrinë ukrainase. Wallace u përgjigj se "nuk ka shkop magjik" që mund të ndihmojë Kievin të luftojë Moskën.

"Ne po u përgjigjemi nevojave aktuale të ukrainasve, bazuar në për atë që na thonë ukrainasit dhe çfarë dimë nga inteligjenca për ushtrinë ruse”, tha ministri britanik i mbrojtjes.

Ora 19:41
Paketë e re ndihme prej 450 milionë eurosh, Von der Leyen: Në total ndihma e BE-së ndaj Ukrainës arrin deri në 50 miliardë euro

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen ka njoftuar një paketë të re ndihme prej 450 milionë eurosh për Ukrainën. 

"Kjo e sjell mbështetjen totale të disponueshme deri më tani për Ukrainën që nga fillimi i luftës së Rusisë nga BE, vendet e saj anëtare dhe institucionet financiare evropiane në rreth 50 miliardë euro”-thuhet në një njoftim të bërë nga Komisioni Evropian.

Ora 17:16
Zelensky: Rusia përqendron forcat për hakmarrje kundër gjithë Evropës së lirë

1675354733_22022507563801ukrainerussiazelensky022522.jpg

"Rusia po përqendron forcat e saj, ne të gjithë e dimë këtë. Ajo po përgatitet të përpiqet të bëjë një revansh, jo vetëm kundër Ukrainës, por kundër Evropës së lirë dhe gjithë botës së lirë." Kështu u shpreh Volodymyr Zelensky , duke folur për rrezikun e një ofensive të re ruse që përkon me përvjetorin e parë të fillimit të konfliktit, më 24 shkurt.

Ora 17:15
Mediat: Biden i ofroi Putinit territore në këmbim të paqes

1675354617_joebidenapgmh2301301675120192462hpMain16x91600.jpg

Disa media kanë bërë publike lajmin se drejtori i CIA-s William Burns i ka propozuar në mes të janarit presidentit rus Vladimir Putin që të mbajë një të pestën e territorit ukrainas në këmbim të përfundimit të luftës

Ora 16:48
Vladimir Putin: Pavarësisht propagandës së perëndimit, Rusia ka shumë miq në Evropë dhe në botë

1673801486_VladimirPutin.JPG

Rusia ka shumë miq në botë, pavarësisht përpjekjeve të propagandës pro-perëndimore. Kështu tha presidenti rus, Vladimir Putin , duke folur në një koncert në Volgograd me rastin e 80-vjetorit të fitores sovjetike ndaj forcave naziste në betejën e Stalingradit. 

“Ne e dimë se pavarësisht përpjekjeve të propagandës zyrtare të korruptuar të elitave perëndimore që janë armiqësore ndaj nesh, ne kemi shumë miq dhe në mbarë botën, duke përfshirë në Amerikë dhe Evropë”, tha Putin.

Ora 14:47
Rusia pretendon se ka fituar terren në rajonin Donetsk të Ukrainës

1675106549_LUFTA.JPG

Në përditësimin e saj të përditshëm, ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat e saj kishin mundur trupat ukrainase rreth vendbanimit Vasylivka.  Zona është vetëm në veri të Bakhmut, e cila ka qenë në qendër të luftimeve intensive për muaj të tërë.

Moska ka pretenduar përparime të vogla në zonë në ditët e fundit dhe thotë se tani ka rrethuar Bakhmutin nga veriu dhe jugu. 

Dje, Instituti për Studimin e Luftës me bazë në SHBA tha se ka të ngjarë që qyteti të mos "binte nën pushtimin" e  Rusisë, por se Ukraina mund të zgjedhë të tërhiqet.

Ora 13:31
Ukrainë/ Zjarr pranë Sevastopolit, tetë punëtorë të vdekur dhe dy të plagosur

Zjarri që ka ndodhur në Sevastopol ka pasuar me viktima. Është rritur numri i të vdekurve ku numërohen tetë të vdekur dhe dy të plagosur. Flakët shkatërruan strukturën e ndërtuesve të autostradës së re Tavrida, një lidhje që lidh Krimenë dhe Rusinë me urën Kerç. Kjo është bërë e ditur nga autoritetet ruse. Ministria e Situatave të Emergjencave të Federatës Ruse tha: “Zjarri u përhap në një ndërtesë banimi dykatëshe në rrugën Neftyanaya dhe ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit”

 

 

Ora 12:37
Lufta në Ukrainë/ Sulm i ri në Kramatorsk, forcat ruse po përgatiten për goditjen e radhës

1675106549_LUFTA.JPG

Një sulm i ri ka ndodhur në Ukrainë nga forcat ruse, më konkretisht në Kramatorsk. Nga sulmi i djeshëm në po të njëjtin vend, të paktën tre persona u vranë dhe rreth 20 të tjerë janë rëgjistruar si të plagosur  kur një raketë ruse goditi një ndërtesë apartamentesh.

"Tre persona u vranë dhe njëzet të tjerë u plagosën" dhe "të paktën tetë ndërtesa banimi u dëmtuan, njëra prej të cilave u shkatërrua plotësisht. Njerëzit mund të jenë nën rrënoja," tha policia e Donetsk. “Më shumë se njëqind policë po punojnë në vendin e sulmit”, shtoi ai. Qyteti i Kramatorsk ndodhet në rajonin lindor të Donetskut. Separatistët e mbështetur nga Kremlini kanë kontrolluar pjesërisht rajonin industrial që nga viti 2014, duke përfshirë qytetin e tij kryesor, Donetsk. Pasi vendosi vitin e kaluar se rajoni ishte rus, Moska po përpiqet ta marrë atë plotësisht.

Ora 12:01
Flet ministri i Jashtëm i Moskës, Lavrov: Perëndimi dëshiron t'i japë fund çështjes ruse, por ne do dalim më të fortë

Ministri i Jashtëm i Moskës, Sergei Lavrov ka komentuar për çështjen e Rusisë sërish duke thënë se është ‘Perëndimi” që nuk ka një sjellje demokrate dhe po shtyp Rusinë pa arsye.

SHBA vazhdon traditën e saj koloniale për të nënshtruar të gjithë dhe për të jetuar në kurriz të të tjerëve", kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Moskës Sergei Lavrov gjatë një interviste për kanalin televiziv Rossiya24 dhe agjencinë RIA Novosti .  Duke iu referuar BE-së - siç tha Lavrov - vullneti i Uashingtonit është ta "shtypë atë ekonomikisht".

Perëndimi, vazhdoi Lavrov, mbështet Ukrainën për t'i dhënë fund "çështjes ruse" pasi sipas tij von de Leyen tha se rezultati i luftës duhet të jetë disfata e Rusisë dhe një disfatë e tillë që nuk do të rimëkëmbet për dekada", tha ai.

“A nuk është ky racizëm, nazizëm dhe një përpjekje për të zgjidhur çështjen ruse?” fjalë që bëjnë jehonë “zgjidhja përfundimtare e çështjes hebraike”, Holokausti i nazistëve kundër hebrenjve" përfundoi ai. 

Ora 10:02
Polonia: Do dërgojmë  avionët për në Kiev nëse NATO vendos

1675328591_djhf.JPG

Polonia do të ishte në favor të dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë si pjesë e një vendimi të NATO-s në tërësi. Kështu deklaroi kryeministri polak, Mateusz Morawiecki , gjatë një interviste të gjatë për gazetën gjermane Bild.

"Nëse ky do të ishte një vendim i NATO-s në tërësi, unë do të isha në favor të dërgimit të avionëve luftarakë. Duhet të jetë një vendim i NATO-s dhe – këmbënguli ai – jo vetëm Polonia, por edhe shumë vende të tjera duhet të marrin pjesë”.

Ora 09:46
Von der Leyen në Kiev: Jemi këtu për të mbështetur Ukrainën!

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen si dhe zyrtarë të tjerë të Bashkimit Evropian ndodhen në Kiev për të "treguar se BE-ja mbështet Ukrainën më fort se kurrë". Këtë e ka thënë vetë ajo në llogarinë e saj në Twitter.

"Është mirë të kthehem në Kiev, për herë të katërt që nga pushtimi i Rusisë. Këtë herë, me ekipin tim të komisionerëve. Ne jemi këtu së bashku për të treguar se BE-ja e mbështet Ukrainën më fuqishëm se kurrë më parë dhe jemi të gatshëm të forcojmë akoma më shumë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen.

Sot është delegacioni më i madh i Bashkimit Evropian që ka mbërritur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus: gjithsej 15 komisionerë përveç presidentit. Nesër në samitin mes BE-së dhe Ukrainës do të arrijë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel .

Ora 07:58
Kiev: Putin po përgatit një ofensivë të madhe përpara përvjetorit të pushtimit

1675106549_LUFTA.JPG

Rusia po planifikon një ofensivë të madhe në përvjetorin e parë të pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt. Kjo është gjithçka ka thënë për mediat franceze ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov. Reznikov ka paralajmëruar se Rusia do të përdorë një kontigjent të madh trupash të mobilizuara, duke iu referuar rekrutimit të 300,000 burrave shtatorin e kaluar. Por bazuar në numrin e ushtarëve në kufi, madhësia aktuale e mobilizimit mund të jetë më afër 500,000, tha ai. 

"Le të mos e nënvlerësojmë armikun tonë. Zyrtarisht kanë shpallur 300 mijë, por kur shohim trupat në kufi, sipas vlerësimeve tona janë shumë më tepër”, komentoi Reznikov. 

 Sipas Reznikov, ofensiva ndoshta do të përqendrohet në dy fusha: në në lindje të vendit, ku ka pasur luftime të ashpra javët e fundit, dhe në jug. "Ne mendojmë se meqenëse (Rusia) lulëzon në simbolikë, ajo do të përpiqet të bëjë diçka rreth 24 shkurtit," përfundoi ai.

G.MO/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor: 03/02/2023 08:18

    Or komentues Injorant para se te flisni per te huajt shiqoni ne kopshtin e juaj ku ju boshadiset vendi nga Shqipetaret e vendit dhe zavendesohen me Bengallet, Egjyptjanet ,Shrillankanet etj,etj, pra kjo gje eshte ma e rezikshme se sa lufta ne Ukraine ,ku neser dote i mbetet falas fqinjeve qe memzi presin per ta ndare dhe ska popull vendas qe ta mbrone dhe ju flisni se a dote fiton Rusia apo Amerika per mua jane te dyte Fashiste ku mendojne vetem per interesat e vete.

    Përgjigju
  • Durrsak suma: 02/02/2023 20:30

    Do ta shikosh fundin e historise o durrsak pro amerikes qe ka masakruar gjysmen e planetit , une jam pro te drejtes dhe nuk me intereson se kush eshte njera ane apo tjetra . Ukraina ishte vend neutral se ashtu ishte nenshkruar nje marreveshje midis Natos dhe Rusise ( Bashkimit Sovjetik ) por keta Amerikanet gjate viteve kane puniar me intriga me grushte shteti dhe ne fund vendosen nje klloun president dhe mendonin se Rusia ishte si Iraku apo Libia qe i masakruan . Tani puna eshte se ketu jo vetem luften qe amerika e ka te humbur pa asnje lloj diskutimi por behet fjale qe dhe petroldollari mer sallatorin dhe kthehet ne leter higjenike , po kujt i thua idiotave qe i mashtron perendimi me propaganda me gjesi dhe darka

    Përgjigju
  • Zelenska legeni: 02/02/2023 15:02

    Rusia pretendon se ka fitur terren thone mediat , jo pretendon por tani ajo pune mori fund atje ska asnje shprese qe te ndodhi ndryshe , gjynah se u moren ne qafe me mijera djem nenash nga propaganda e atyre haleve biden dhe zelensky qe gjoja do bejme namin e quante fushe me lule te luftosh kundra Rusise. Amerika duhet te zhduket nga cdo pellembe e Europes se po e shkaterron me ato intrigat dhe pislleqet e saj

    Përgjigju
    • Dajti: 02/02/2023 21:59

      Ti duket qe paguhesh me rubla ruse ose dinare serbie. Pa Ameriken ti do fshinje halet e serbit! Luften dihet qe do ta fitoje Amerika dhe EU, bashke me vendet liridashese. Ben mire te shkosh andej nga Irani, a Koreja e Veriut, atje e ke vendin, jo ne Shqiperire Europiane.

    • Den: 02/02/2023 21:11

      E ke vene kataterin o bolshevik i zgjebosur? Ka akoma shume si puna jote o klysh komunisti?

    • shqipo: 02/02/2023 17:47

      Shkruan e mendon si boleshevik. Cdo komb ka te drejte te jetoje I lire. Rusia ka pushtuar pjeserisht nje vend tjeter. E ti thua qe eshte ceshtje propagande imperialiste amerikane. Rusia eshte pushtuese. Per analogji, po te zaptoi nje horr shtepine, ti me sa dukesh e mirepret dhe I shtron edhe nje feste, i dorezon familjen e veten. Por nuk harron te pergojosh ata qe te ofrojne ndihme.

    • Durrsaku: 02/02/2023 16:07

      Eeee cme nxorre mallin e shokut Enver me kto fraza. Po ngeli politika ne doren tende tw drejte ke ashtu beje por populli shqiptar eshte me ameriken dhe jo me Francen as me Greqin o Europiani vogel. Shiko fundin e historise o legen pro Rus prit se shum i shpejt do jet edhe fundi i Putinit

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës