Gaza/ Afro 31 mijë palestinezë të vrarë dhe rreth 73 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës! Biden: Armëpushimi për Ramazan duket i vështirë!

Gaza/  Afro 31 mijë palestinezë të vrarë dhe rreth 73 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës! Biden: Armëpushimi për Ramazan duket i vështirë!

Joe Biden

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar ditën e sotme se 30,960 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës më Izraelin, më 7 tetor të vitit 2023.

Ministria palestineze shton se 72,524 të tjerë plagosur si pasojë e sulmeve të ashpra izraelite.

Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar se do të jetë "e vështirë" të sigurohet një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit deri në muajin e shenjtë të Ramazanit. 

"Duket e vështirë," u tha Biden gazetarëve kur u pyet nëse një marrëveshje për të ndaluar konfliktin pesëmujor mund të arrihet deri në Ramazan, i cili pritet të fillojë të dielën.

Kanadaja ka njoftuar se ka rifilluar financimin për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), më shumë se një muaj pasi e pezulloi atë së bashku me pesëmbëdhjetë vende të tjera. 

UNRWA ka qenë në qendër të polemikave që kur, në fund të janarit, Izraeli akuzoi 12 punonjës të saj si të përfshirë në sulmin e 7 tetorit të kryer nga lëvizja palestineze Hamas. 

"Njoftoj rifillimin e financimit të Kanadasë për UNRWA ," tha Ministri i Zhvillimit Ndërkombëtar Ahmed Hussen gjatë një konference për shtyp.

 Ky vendim u mor "për shkak të situatës së rëndë humanitare në terren", shpjegoi ai, duke vënë në dukje se Kanadaja është "vendi i parë i G7 që rifillon financimin".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:11
Presidenti i Egjiptit: Rindërtimi i Gazës kushton deri në 90 miliardë dollarë! Nuk do t’i tradhtojmë palestinezët

1710018818_tukyukyykyu.JPG

Abdel Fattah El-Sisi

Kostoja e rindërtimit të Rripit të Gazës mund të arrijë në 90 miliardë dollarë.

Këtë e tha presidenti egjiptian Abdel Fattah El-Sisi në një takim me Forcat e Armatosura me rastin e Ditës së Dëshmorëve, duke thënë se në Gaza “po ndodh një tragjedi e madhe, një sfidë për Egjiptin dhe për të gjithë rajonin”.

"Ne jemi përgjegjës për mbrojtjen e tokave tona dhe kufijve tanë të trashëguar për mijëra vjet dhe ne nuk do të ndalemi së punuari për një armëpushim, si dhe dhe dërgimin e ndihmave për civilët",-theksoi ai.

Lidhur me këtë, ai saktësoi se Egjipti dëshiron të mbajë 24 orë të hapur kalimin në Rafah, por se pavarësisht kësaj ndihma është e pamjaftueshme.

" Egjipti nuk mund t'i tradhtojë palestinezët, ndaj do të vazhdojmë të shqetësohemi për mbrojtjen e tyre”,- përfundoi ai.

Ora 19:37
Turqia dhe SHBA thirrje për armëpushim të menjëhershëm të bombardimeve izraelite në Gaza

1710009773_turqi.JPG

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje për një armëpushim për t'i dhënë fund operacioneve ushtarake izraelite në Gaza dhe që ndihma humanitare të arrijë tek popullsia civile sa më shpejt të jetë e mundur.

Një deklaratë e përbashkët nga të dy vendet u dha në fund të një vizite dy-ditore në Shtetet e Bashkuara të Ministrit të Jashtëm turk Hakan Fidan. Kreu i diplomacisë së Ankarasë ka zhvilluar një takim dypalësh me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe një takim me disa përfaqësues të Senatit në kuadër të “mekanizmit të bashkëpunimit strategjik” të nisur në vitin 2021 mes dy vendeve.

“Turqia dhe Shtetet e Bashkuara kërkojnë ndërprerjen e luftimeve dhe gjetjen e menjëhershme të mënyrës për të garantuar aksesin e popullatës civile në ndihma humanitare”, thuhet në deklaratë.

Ora 16:30
Erdogan për luftën në Gaza: Ne mbështesim me vendosmëri Hamasin

 

1708791000_erdogan.JPG

Rexhep Tajip Erdogan

“Turqia është një vend që flet shumë hapur dhe qartë me liderët e Hamasit dhe i mbështet me vendosmëri ata.”

Kështu deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të 53-të të Zakonshme të Fondacionit për Përhapjen e Shkencës në Stamboll, raporton agjencia mediatike Anadolou .

Ora 16:07
Lufta në Gaza/ Afro 31 mijë palestinezë të vrarë dhe rreth 73 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës

1709997047_kluiuluiluiluilul.JPG

Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar ditën e sotme se 30,960 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës më Izraelin, më 7 tetor të vitit 2023.

Ministria palestineze shton se 72,524 të tjerë plagosur si pasojë e sulmeve të ashpra izraelite.

Ora 15:17
Ushtria franceze shkatërron katër dronë të lëshuar nga Houthis në Detin e Kuq

1709994009_ghhghjgjghjg.JPG

Anija tregtare "True Confidence"

Një luftanije franceze dhe avionë luftarakë shkatërruan katër dronë luftarakë nga Jemeni që po shkonin drejt një misioni detar evropian në Gjirin e Adenit.

"Ky veprim mbrojtës kontribuoi drejtpërdrejt në mbrojtjen e anijes tregtare True Confidence me flamurin e Barbados, e cila u godit më 6 mars dhe po tërhiqet, si dhe anijeve të tjera tregtare që kalojnë tranzit në zonë”,- ka sqaruar përmes një deklarate ushtria franceze, transmeton “La Reppublica”.

M.Q./K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë