"Izraeli do të ndërpresë operacionet në Gaza gjatë Ramazanit." Kështu tha presidenti amerikan Joe Biden, duke saktësuar se ndalimi është pjesë e kushteve të përcaktuara në një marrëveshje armëpushimi që po negociohet aktualisht.
“Ramazani po afron dhe izraelitët kanë rënë dakord të mos përfshihen në aktivitete gjatë Ramazanit, në mënyrë që të na japin kohë për të liruar të gjithë pengjet”, tha Biden në një intervistë për rrjetin amerikan NBC.
Ndërkohë katër kabllo komunikimi nënujore midis Arabisë Saudite dhe Xhibutit janë dëmtuar nga grupi Houthi i Jemenit i mbështetur nga Irani, sipas një raporti të faqes izraelite të lajmeve Globes. Dëmi po shkakton ndërprerje të mëdha në komunikimet globale të internetit midis Evropës dhe Azisë, veçanërisht në vendet e Gjirit Persik dhe Indi.
Kabllot e dëmtuara i përkasin sistemeve AAE-1, Seacom, EIG dhe TGN. Kablloja AAE-1 lidh Azinë Lindore me Evropën nëpërmjet Egjiptit, duke lidhur Kinën me Perëndimin. Sistemi Europe India Gateëay (EIG) lidh Evropën me Egjiptin, Arabinë Saudite, Emiratet dhe Indinë.
*Lajm në përditësim...