Lufta/ 27 Ministrat e Jashtëm të BE mblidhen në Kiev! Tajani për Zelensky: Italia po punon për paketën e 8 të armëve! Borrell: Fondi i ri 5 miliardë, ne mbështesim planin e paqes të Kievit

27 ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian janë mbledhur këtë të hënë në Kiev, për takimin e parë ndonjëherë të 27 shteteve anëtare jashtë Unionit. Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme në BE Josep Borrell tha se ky takim konfirmon mbështetjen për të ardhmen evropiane për Ukrainën.

“Ne po thërrasim një takim historik të ministrave të jashtëm të BE-së këtu në Ukrainë, vend kandidat dhe anëtar i ardhshëm i BE-së. Ne jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen tonë për popullin ukrainas”, tha Borrell.

Edhe ministri i Jashtëm ukrainas e konsideroi historik takimi teksa postoi një foto të një shtrëngimi duarsh mes tij dhe Borrell teksa pas tyre flamujt BE-së dhe Ukrainës dukeshin te kryqëzuar.  Ai bëri thirrje që ndihma financiare amerikane të mos ndalet, duke e konsideruar bllokimin si momental dhe aksident.

“SHBA e di se lufta në Ukrainë nuk është vetëm një çështje e brendshme, por ka pasoja në të gjithë botën. Tashmë jemi në kontakt me demokratët dhe republikanët për të gjetur një zgjidhje”, tha Minsitri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Edhe kryediplomati i Brukselit kishte një apel për SHBA-të por edhe vende të tjera si Sllovakia që paralajmëroi ndaljen e ndihmës për Kievin.

“Kjo luftë ka pasoja për të gjithë botën, por për ne evropianët është një kërcënim ekzistencial që ndoshta nuk shihet në këtë mënyrë nga të gjithë në botë. Dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, tha Borrell.

Edhe vetë Presidenti Joe Biden tha të dielën se ndihma amerikane për Ukrainën do të vazhdojë tani për tani, ndërsa ai u përpoq të siguronte aleatët për vazhdimin e mbështetjes financiare amerikane për përpjekjet e luftës. Por koha po mbaron, tha presidenti në një paralajmërim drejtuar Kongresit. Ndërkohë që lufta në terren vazhdon. Zona e Bakhmut është kthyer edhe një herë një nga frontet më të dhunshme. Moska ka përqendruar mbi 10 mijë njerëz midis ushtarëve të rregullt dhe milicëve të kompanisë Wagner.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, gjatë takimit me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Kiev, deklaroi se Italia ishte e gatshme që të ndihmojë Ukrainën dhe njoftoi se po punonte për paketën e tetë të armëve që do dërgoheshin në Kiev.

Në planin ushtarak, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka propozuar marrëveshje bilaterale përmes "European Peace Facility" me një fond deri në 5 miliardë euro për vitin e ardhshëm. Borrell gjithashtu shtoi se ata kishin biseduar për angazhimet e sigurisë që dëshironin t’i garantonin Kievit, duke treguar vendsmërinë e tyre për të ndihmuar Ukrainën në një afat të gjatë kohor për të penguar agresorin rus.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Rusia ndan një të tretën e shpenzimeve për mbrojtjen

1696279984_rusi.jpg

Rusia do të ndajë pothuajse një të tretën e shpenzimeve totale buxhetore në vitin 2024 për mbrojtjen, tregojnë projekt-planet e Kremlinit, pasi Moska devijon më shumë burime për luftën e saj në Ukrainë.

Ajo gjithashtu planifikon të rrisë huamarrjen shtetërore për të ndihmuar në financimin e “operacionit special ushtarak” të saj në Ukrainë në vitet e ardhshme dhe po llogarit në një rikuperim të të ardhurave nga nafta dhe gazi në nivelet e para pushtimit për ta bërë këtë, raporton Reuters.

Shpenzimet nën seksionin e “mbrojtjes kombëtare” të buxhetit të Rusisë do të arrijnë në 10.78 trilion rubla (89.4 miliardë £) vitin e ardhshëm, sipas dokumenteve buxhetore të ministrisë së financave që përshkruajnë planet fiskale të qeverisë për 2024-2026.

Në vitin 2021, një vit para se Moska të fillonte pushtimin e Ukrainës, shpenzimet e mbrojtjes përbënin 14.4% të shpenzimeve totale, ndërsa në vitin pasardhës u rritën në 17.7%./

Ora 21:12
Presidenti i Meksikës kritikon SHBA: Shpenzime ‘joracionale’ për Ukrainën

1696273950_pres.jpg

Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, ka kritikuar SHBA-në për ndihmat që i ofron Ukrainës. Ai i ka quajtur irracionale shpenzimet ushtarake të SHBA-së për Ukrainën, raporton NewsSky.

“Unë po shikoja se si tani ata nuk po autorizojnë ndihmën për luftën në Ukrainë”, tha Obrador.

Obrador gjithashtu ka kërkuar që Uashingtoni të kushtojë më shumë burime për të ndihmuar vendet e Amerikës Latine. 

Presidenti i ka kërkuar prej kohësh SHBA-ve që të ndajnë më shumë fonde për të ndihmuar zhvillimin ekonomik në Amerikën Qendrore dhe Karaibe, në mënyrë që të lehtësojë ardhjen e emigrantëve.

Ora 19:35
Von der Leyen: BE do të dërgojë ndihma humanitare në Armeni

1696268098_ursula.jpg

Presidentja e Komisionit Evropian në një deklaratë tha se Bashkimi Evropian ka mobilizuar 5.2 milionë euro ndihmë humanitare për Armeninë përmes mekanizmit të mbrojtjes civile.

“BE qëndron pranë Armenisë në ofrimin e ndihmës për refugjatët, për këtë bisedova edhe me Nikol Pashinyanit", shkroi Ursula në X, raporton agjencia e lajmeve greke.

Ajo shtoi se BE-ja aktivizoi mekanizmin e mbrojtjes civile dhe ne mobilizuam ndihmën humanitare prej 5.2 milionë euro. Komisioneri Yanes Lenarsic do të udhëtojë për të vlerësuar nevojat e mëtejshme të premten.”

Ora 18:32
Zelensky: Fitorja e Ukrainës varet nga bashkëpunimi me BE-në

1696264340_kjhedlk.jpg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha ministrave të Jashtëm të BE-së të mbledhur në Kiev, se "një fitore e Ukrainës kundër Rusisë varet nga bashkëpunimi me Bashkimin Evropian".

“Jam i sigurt se Ukraina dhe e gjithë bota e lirë janë në gjendje të fitojnë këtë konfrontim. Por fitorja jonë varet drejtpërdrejt nga bashkëpunimi ynë me ju. Është shumë e rëndësishme për ne të gjithë të bëjmë hapa përpara në çdo fushë, pa u ndalur në asgjë, duke shtuar aktivitet në Evropë, duke shtuar lidershipin në Evropë”, u tha Zelensky ministrave.

Kievi shpreson të përmbushë një sërë kriteresh të BE-së për t’u bashkuar me bllokun dhe është mbështetur shumë në ndihmën ushtarake perëndimore që nga fillimi i pushtimit në shkurt të vitit të kaluar.

Ora 17:19
Borrell: Tjetër fond për dërgimin e armëve! Deri në 5 miliardë euro

1696259968_borrel.jpg

Në planin ushtarak, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka propozuar marrëveshje bilaterale përmes "European Peace Facility" me një fond deri në 5 miliardë euro për vitin e ardhshëm.

“Shpresoj se do të arrijmë një marrëveshje para fundit të vitit, me rishikimin e kornizës financiare shumëvjeçare", tha Borrell, në një konferencë për shtyp në Kiev.

Borrell gjithashtu shtoi se ata kishin biseduar për angazhimiet e sigurisë që dëshironin t’i garantonin Kievit, duke treguar vendsmërinë e tyre për të ndihmuar Ukrainën në një afat të gjatë kohor për të penguar agresorin rus.

"Ne kemi biseduar gjithashtu për angazhimet e sigurisë që duam t'i garantojmë Kievit, duke treguar vendosmërinë tonë për të qëndruar me Ukrainën në një afat të gjatë për të penguar agresionin dhe për t'i rezistuar veprimeve destabilizuese të Rusisë", tha Borrell.

Ora 17:09
Ministri i Jashtëm Italian, Tajani për Zelensky: Italia po punon për paketën e 8 të armëve

1696259356_itali.jpg

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, gjatë takimit me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Kiev, deklaroi se Italia ishte e gatshme që të ndihmojë Ukrainën dhe njoftoi se po punonte për paketën e tetë të armëve që do dërgoheshin në Kiev.

“Italia është e gatshme të ndihmojë Ukrainën edhe në funksion të dimrit të ardhshëm në mbrojtjen e infrastrukturës dhe po punon për paketën e tetë të armëve që do të dërgohet në Kiev”, tha Tajani.

Ai gjithashtu garantoi mbështetjen konkrete të Italisë në rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE edhe përmes mbështetjes së disa institucioneve, për shembull përmes Guardia di Finanza.

SI.E./S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen