Lufta/ Sulmohet ambulanca jashtë spitalit të Gazës, ka viktima! Izraeli merr përgjegjësinë: Po përdorej nga militantë të Hamasit

Lufta/ Sulmohet ambulanca jashtë spitalit të Gazës, ka viktima! Izraeli merr përgjegjësinë: Po përdorej nga militantë të Hamasit

Ambulanca e sulmuar në Gaza

Një ambulancë është goditur gjatë sulmeve ajrore në Rripin e Gazës. Ushtria e Izraelit mori përsipër përgjegjësinë e sulmit duke thënë se ambulanca kishte militantë të grupit palestinez, Hamas.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi, tha se ambulanca ishte duke evakuuar njerëz të plagosur nga veriu i rrethuar në jug të vendit. Sipas saj, ambulanca ishte pjesë e një autokolone që po largohej nga sitali al-Shifa, të cilën e sulmoi Izraeli të premten, duke shtuar se “një numër i madh” u vranë dhe u plagosën, por pa dhënë shifra.

Më herët gjatë ditës u raportua për një shpërthim pranë spitalit Al-Shifa në Qytetin e Gazës.

Gjatë ditës së sotme Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Izrael, duke shënuar vizitën e tij të dytë në Izrael që kur ka nisur lufta. Blinken pritet të zhvillojë diskutime me qeverinë izraelite. Udhëtimi i tij do të fokusohet në masat për të minimizuar dëmtimin e civilëve në Rripin e Gazës.

Përpara largimit të tij, Blinken tha se do të kërkonte "masa konkrete" nga Izraeli për të siguruar që dëmtimi i civilëve palestinezë të reduktohej, pasi presidenti i SHBA Joe Biden bëri thirrje gjithashtu për pauza humanitare në konflikt.

Edhe dhoma e Përfaqësuesve miratoi të enjten një paketë ndihme ushtarake prej gati 14.5 miliardë dollarësh për Izraelin, një mbështetje e fuqishme amerikane ndaj luftës me Hamasin, por edhe një qasje partiake nga kryetari i ri Mike Johnson, e cila përbën një sfidë të drejtpërdrejtë për demokratët dhe Presidentin Joe Biden.

Ndryshe nga e kaluara, paketa e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e kryesuar nga Johnson, kërkon që ndihma urgjente të kompensohet përmes shkurtimit të shpenzimeve qeveritare diku tjetër. Presidenti Biden ka thënë se do t’i vërë veton projektligjit, i cili u miratua me 226 vota pro dhe 196 kundër, me 12 demokratë që iu bashkuan shumicës republikane. Dy republikanë votuan kundër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:58
Lufta/ Shtëpia e Bardhë: Rreth 100 amerikanë u larguan nga Gaza

1699049181_WhiteHousescalede16840341607021320x880.jpeg

Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se 100 qytetarë amerikanë dhe familjarët e tyre u larguan nga Gaza të enjten. Ndërkaq njofton se një grup tjetër i madh amerikanësh pritet të largohet.

 

Ora 22:49
Rritja e incidenteve anti-semitike, qeveria e Izraelit u bën thirrje qytetarëve të rishikojnë planet për udhëtime

1698520606_netanyahu1.JPG

Qeveria izraelite po paralajmëron qytetarët e saj që të rishikojnë udhëtimet e huaja dhe të ushtrojnë kujdes ndërsa janë jashtë vendit pas rritjes së incidenteve antisemitike dhe dhunës në javët e fundit.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare izraelite dhe Ministria e Punëve të Jashtme thanë në një deklaratë se kishin vërejtur një "rritje të konsiderueshme të antisemitizmit dhe nxitjes anti-izraelite krahas sulmeve të dhunshme kërcënuese për jetën ndaj izraelitëve dhe hebrenjve në mbarë botën".

“Komunitetet hebraike, institucionet fetare dhe komunitare (sinagogat, qendrat e Chabad, restorantet kosher dhe bizneset izraelite), delegacionet izraelite dhe aeroportet me fluturime për në dhe nga Izraeli janë objektivat kryesore për protestat dhe sulmet nga grupet antisemite”, thuhet në deklaratë.

Ora 22:17
Ushtria e Izraelit thotë se sulmoi një ambulancë në Gaza: Po përdorej nga Hamasi

 

1699046622_lcimg9d014f59994245c6925e5a4576cfcbd71.jpeg

Ushtria e Izraelit e pranoi të premten se e ka goditur një ambulancë gjatë sulmeve ajrore në Rripin e Gazës. Kjo ambulancë sipas izraelitëve kishte militantë të grupit palestinez, Hamas. Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi, tha se ambulanca ishte duke evakuuar njerëz të plagosur nga veriu i rrethuar në jug të vendit. Kurse Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se ambulanca “po përdorej nga Hamasi”.

Ora 20:25
Franca do të presë konferencën ndërkombëtare humanitare për Gazën

Franca do të presë një konferencë ndërkombëtare humanitare për popullsinë civile në Gaza më 9 nëntor, ndërsa synon të koordinojë ndihmën për popullsinë palestineze, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërsa Parisi ka ofruar mbështetjen e tij për Izraelin lidhur me një sulm vdekjeprurës të 7 tetorit nga terroristët e Hamasit, ka pasur shqetësime në rritje për viktimat civile numri i të cilëve është rritur gjatë bombardimeve hakmarrëse të Izraelit duke shkaktuar  mijëra të vrarë, të plagosur dhe të zhvendosur në Gaza.

Kush do të marrë pjesë?
Presidenti Emmanuel Macron u konfirmoi gazetarëve në Brittany se konferenca do të zhvillohet.

Konferenca, e cila do të jetë në nivelet e kreut të shtetit, qeverisë dhe ministrave të jashtëm, do të mbulojë çështje duke përfshirë mobilizimin e fondeve, ofrimin e ndihmës emergjente, rivendosjen e furnizimit me ujë, karburant dhe energji elektrike, si dhe ndihmën për njerëzit e plagosur në Gaza përmes përdorimi të mundshëm të korridoreve detare, thanë diplomatët për Reuters.

Autoriteti Palestinez do të jetë i pranishëm, por për Izraelin ende nuk ka një ftesë. 

Ora 13:05
Erdogan: Bota e unifikuar turke do të ndihmojë në arritjen e paqes në konfliktin Izrael-Palestinë

1698503036_receptayyiperdoangazaizrael.jpg

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se bota e unifikuar turke duke vepruar së bashku do të ndihmojë në hapjen e rrugës për një armëpushim dhe paqe të përhershme në konfliktin Izrael-Palestinë.

“Nuk ka asgjë që mund të justifikojë atë që ne kemi parë që nga 7 tetori. Nuk ka fjalë për të përshkruar këtë brutalitet. Për plot 28 ditë në Gaza janë kryer krime kundër njerëzimit”, tha Erdogan, duke iu referuar sulmeve të pamëshirshme të Izraelit në Gaza, në një fjalim në samitin e Organizatës së Shteteve Turke në Astana, kryeqyteti i Kazakistanit, raporton media turke Anadolu.

Në lidhje me ndihmën e Turqisë për palestinezët e prekur nga sulmet izraelite, Erdogan tha se deri më tani ka dërguar 10 aeroplanë me ndihma humanitare në Gaza dhe do të dërgojë edhe më shumë sipas rrethanave.

“Përpjekjet tona për organizimin e një konference ndërkombëtare paqeje janë në vazhdim”, shtoi Erdogan, duke iu referuar nismës turke për t’i dhënë fund konfliktit.

Këtë javë ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Gaza, e cila ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që kur grupi palestinez Hamas filloi një sulm ndërkufitar më 7 tetor. Mbi 10.500 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 9.061 palestinezë.

Ora 10:41
Ministri i Sigurisë në Britani: Hamasi ka vjedhur ndihma

1699004483_min.jpg

Ministri i Sigurisë i Britanisë së Madhe ka thënë për Sky News se Hamasi po “vjedh ndihmën e popullit palestinez”.

"Hamasi ka shndërruar gypat e ujit në raketa, ka armatosur në mënyrë efektive çdo element të jashtëm, pavarësisht nëse është betoni që është atje për të ndërtuar shkolla dhe spitale dhe për ta kthyer atë në tunele”, tha Tom Tugendhat. 

Duke vepruar kështu, Hamasi po mbronte udhëheqjen e vet dhe po e linte popullsinë civile “të ekspozuar”, shtoi ai.

Tugendhat i bëri komentet kur sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken mbërriti në Izrael ndërsa përgatitej të nxiste Benjamin Netanyahu të pranonte pauza humanitare në luftime.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar “ka folur gjithmonë për një pauzë [në armiqësi] për të lejuar ndihmën” dhe ka qenë “para dhe qendra e përpjekjes për ndihmë”

Ora 09:37
Sulmet izraelite, vritet gazetari dhe 11 anëtarë të familjes së tij

1699000632_ss.jpg

Në sulmet izraelite që vendosën në objektiv qytetin Khan Younis në jug të rripit të Gazës, kanë humbur jetën gazetari Muhammad Abu Hatab dhe 11 anëtarë të familjes së tij.

Në lajmin e “Filistin TV”, kanalit televiziv zyrtar të Palestinës thuhet se në sulmin e kryer nga Izraeli në Khan Younis ka humbur jetën gazetari i saj Muhammad Abu Hatab dhe anëtarët e familjes së tij, raporton Al Jazeera.

Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA thuhet se si pasojë e sulmeve ajrore izraelite kanë humbur jetën gazetari Abu Hatab dhe 11 anëtarë të familjes, përfshirë bashkëshorten, djalin dhe vëllain.

Gazetari Abu Hatab gjatë sulmit ndodhej në krye të detyrës dhe se po kryente prezantim ditor përpara spitalit mjekësor “Nasser” në Khan Younis lidhur me sulmet e Izraelit dhe se prezantimin e tij të fundit e bëri një orë para se të vritej. Sipas Sindikatës së gazetarëve, me vdekjen e Abu Hatab është rritur në 27 numri i gazetarëve të vrarë nga sulmet izraelite kundër Gazës që nga 7 tetori e deri më tani.

Ora 09:14
UNICEF: Mbi 400 fëmijë vriten ose plagosen çdo ditë në Gaza gjatë bombardimeve izraelite

1698956643_aaaaaa.JPG

Një raport i publikuar së fundmi nga Fondi Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara përEmergjencat për Fëmijët (UNICEF) zbulon se rreth 3,500 fëmijë raportohet se janë vrarë dhe më shumë se 6,800 fëmijë thuhet se janë plagosur gjatë 25 ditëve të bombardimeve të vazhdueshme që nga 7 tetori.

“Kjo nuk mund të bëhet normalja e re. Fëmijët tashmë kanë duruar shumë. Vrasja dhe robërimi i fëmijëve duhet të ndalet. Fëmijët nuk janë një objektiv. Skenat e masakrës që vijnë nga kampi Jabaliya në Rripin e Gazës pas sulmeve dje dhe sërish sot janë të tmerrshme dhe të tmerrshme”, thuhej në deklaratë.

Agjencia e OKB-së tha se nuk ka ende vlerësime për numrin e vdekjeve të fëmijëve nga kampi. Zyrtarët mjekësorë në terren kanë konfirmuar qindra të plagosur dhe vrarë, duke përfshirë shumë fëmijë, pas sulmeve ajrore.

UNICEF-i njoftoi se kampet e refugjatëve mbrohen sipas ligjit ndërkombëtar dhe palët në konflikt kanë detyrime të respektojnë dhe mbrojnë civilët nga sulmet, raportojnë mediat e huaja.

Ora 08:32
Rritet në 23 numri i ushtarëve të vrarë izraelitë gjatë luftimeve në Gaza

1698996742_kk.jpg

Ushtria izraelite njoftoi se 4 ushtarë tjerë të saj janë vrarë gjatë luftimeve në Rripin e Gazës nën bllokadë.

Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se është rritur në 23 numri i ushtarëve izraelitë që janë vrarë nga 31 tetori e deri më tani.

Më tej thuhet se gjatë luftimeve në Gaza dje janë vrarë 4 ushtarë izraelitë ndërsa 2 të tjerë janë plagosur rëndë.

Ora 08:05
Dronët amerikanë fluturojnë mbi Gaza për të gjetur pengjet

1698956044_8888888888888888888888888888.JPG

Dy zyrtarë amerikanë thonë se disa dronë amerikanë do të angazhohen në identifikimin e pengjeve në duart e Hamasit.

Dy zyrtarë amerikanë e kanë zbuluar këtë për agjencinë Reuters, duke thënë se prej një jave dronët po fluturojnë mbi Gaza për të gjetur vendin se ku mbahen pengjet.

Ora 08:02
Dhoma e Përfaqësuesve miraton 14.5 miliardë dollarë ndihma për Izraelin

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një paketë ndihme ushtarake prej gati 14.5 miliardë dollarësh për Izraelin, një mbështetje e fuqishme amerikane ndaj luftës me Hamasin, por edhe një qasje partiake nga kryetari i ri Mike Johnson, e cila përbën një sfidë të drejtpërdrejtë për demokratët dhe Presidentin Joe Biden.

Ndryshe nga e kaluara, paketa e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e kryesuar nga Johnson, kërkon që ndihma urgjente të kompensohet përmes shkurtimit të shpenzimeve qeveritare diku tjetër.

Presidenti Biden ka thënë se do t’i vërë veton projektligjit, i cili u miratua me 226 vota pro dhe 196 kundër, me 12 demokratë që iu bashkuan shumicës republikane. Dy republikanë votuan kundër.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha se paketa republikane do t’i sigurojë Izraelit ndihmën e nevojshme për t'u mbrojtur, liruar pengjet e marra nga Hamasi dhe për të çrrënjosur grupin militant palestinez. Ai tha se ligjvënësit po punojnë për të siguruar investime të përgjegjshme dhe zvogëluar madhësinë e qeverisë federale.

Demokratët thanë se kjo qasje do ta vononte ndihmën për Izraelin. Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, ka paralajmëruar se projektligji “jashtëzakonisht joserioz” nuk ka shanse të miratohet në Senat.

Presidenti Joe Biden i ka kërkuar Kongresit një paketë ndihme prej 106 miliardë dollarësh, ku përfshihen ndihmat për Izraelin dhe Ukrainën si dhe fonde për të rritur konkurrencën me Kinën në rajonin e Azi-Paqësorit, si dhe fonde për rritjen e sigurisë përgjatë kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Ora 08:00
Lufta/ Blinken mbërrin në Izrael: Të angazhuar për të mbrojtur civilët

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Izrael, ku pritet të zhvillojë diskutime me qeverinë izraelite. Blinken po bën vizitën e tij të dytë në Izrael që kur nisi lufta. Para nisjes drejt Izraelit, në një postim në rrjetet sociale Blinken tha se do punojnë me udhëheqësit për të parandaluar përhapjen e konfliktit dhe për të minimizuar dëmtimin e civilëve në Rripin e Gazës.

“Rrugës për në Tel Aviv për më shumë diplomaci gjatë një kohe tepër sfiduese. Ne do të vazhdojmë të punojmë me udhëheqësit rajonalë për të mbrojtur civilët dhe për të parandaluar përhapjen e konfliktit”, shkroi Blinken.

Blinken do të zhvillojë gjithashtu bisedime në Jordani. Të takohet ai do të takohet në Aman me ministrin e jashtëm të Jordanisë, Ayman Safadi. Në një deklaratë, Safadi tha se Izraeli duhet t'i japë fund luftës në Gaza , ku ai tha se po kryente krime lufte duke bombarduar civilë.

Ora 08:00
Hamasi u shkruan të afërmve të pengjeve dhe kërcënon sërish: Gaza do të jetë mallkimi i historisë për Izraelin

1698843995_huhu.jpg

Hamasi u dërgoi një mesazh me tekst në hebraisht të afërmve të civilëve të rrëmbyer në Izraelin jugor dhe të dërguar në Rripin e Gazës. 

Kan News e mbështet këtë, duke thënë se mesazhi është nënshkruar nga Brigadat al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit. 

“Ne i ofruam qeverisë tuaj një shkëmbim të burgosurish, por nuk u pranua, ky është mesazhi ynë: lirimi i të gjithë të burgosurve sionistë në këmbim të lirimit të të gjithë të burgosurve palestinezë”, tha al-Qassam. 

Zëdhënësi i krahut ushtarak të Hamasit, Abu Obeida tha se Gaza do të jetë mallkimi i historisë për Izraelin dhe ushtarët izraelitë do të kthehen në thasë të zi.

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mergimtari: 04/11/2023 09:14

    Me veprimet qe po ben Qeveria dhe Ushtria Izraelite,qe godet spitale,ambulanca,shkolla dhe banesa ,urrejtja kunder tyre do ti jape te "drejteHitlerit" per holokaustin.Bota e qyteteruar per gati 80-vite e ka denuar Holokaustin dhe shume mire ka bere.Po per Netanjahun dhe shpuren e tij c'po thote e cdo te thote?Askush nuk u thote gje per "luftetaret e Hamasit se ne lufte jane por,femije,gra e te moshuar pse sulmohen e vriten?Ku eshte ndryshimi i ketyre veprimeve me nazizmin e Hitlerit?Bota e qyteteruar duhet ta thote fjalen e saj,ndryshe jemi po aq fajtor sa ata qe bejne krime.

    Përgjigju
  • Igor: 03/11/2023 20:47

    Une ma shum i besoj Qenit tim se sa keti ministrit te jashtem te Amerikes,keta i dhane driten jeshile Izraelit qe ti zhduk Palestinezet nga Gaza qe te ndertohet nji baze e marines Amerikane,dhe nuk eshte vetem Gaza sa te mbaroj me Gazen dote filloj drejt Jerusalemit qe ti zhduke edhe ata dhe bota fashiste ju beson genjeshtrave Amerikane ,por nuk jemi te gjith analfabete se sic mendoni ju.

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 03/11/2023 09:19

    Vizita e pare ishte mbeshtetje për te vrarë gra e fëmije në gaza, sot është vizita e dytë për të ndalur atë të parën që kan vdekur ma shum se 3,500 fëmije. Kjo eshte usa qe gjithmone hap konflikte nëpër botë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni