Rikthimi pas shumë vitesh në tryezën e negociatave të SHBA-së me Iranin, nuk prodhoi dakordësi në asnjë pikë mes palëve. Amerika ka paralajmëruar sot bllokimin total të Ngushticës së Hormuzit.

Kjo Ngushticë, një pikë strategjike tregtare botërore është përdorur nga Irani që pas përshkallëzimit të konfliktit si ‘arma e vetme kërcënuese’ për botë. Bllokada që paralajmëron SHBA synon vënin e kontrollit të çdo kalimi nga Marina Amerikane.

Nga ana tjetër, Teherani është i vendosur për të mos hequr dorë nga Hormuzi duke thënë se Ngushtica do të kontrollet prej Iranit dhe pas përfundimit të konfliktit dhe se anijet e vendeve armike e kanë të ndaluar lundrimin në ato ujëra.

Nga ana tjetër, kryeparlamentari i Iranit Mohammad Bagher Ghalibaf ka ironizuar Donald Trump në një postim në X, duke iu referuar planeve të SHBA-ve për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit.

“Shijoni çmimet e tanishme të karburantit. Me të ashtuquajturin ‘bllokim’, së shpejti do të ndjeni nostalgji për naftën 4–5 dollarë,” thuhet në postim, i shoqëruar me një hartë që duket se tregon çmimet e karburantit rreth Uashingtonit.

Në një deklaratë të mëparshme të transmetuar nga mediat iraniane, Ghalibaf tha se Irani nuk do të “dorëzohet nën kërcënime”.

Në një paralajmërim drejtuar vendeve të tjera të Gjirit, ushtria iraniane deklaron se siguria e porteve në rajon “është ose për të gjithë ose për askënd”, dhe se nëse portet iraniane shënjestrohen nga SHBA-të, “asnjë port në Gjirin Persik dhe në Detin e Omanit nuk do të jetë i sigurt”.

Në një prononcim për media, presidenti Trump është shprehur se ‘nuk i intereson’ nëse Irani rikthehet në negociata ose jo’.

“Nuk më intereson nëse kthehen apo jo. Nëse nuk kthehen, për mua është në rregull,” tha Trump.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:56
‘Akt piraterie’, Irani përgjigjet me kërcënime ndaj paralajmërimit të SHBA-ve për Hormuzin: Nëse sulmohemi, asnjë s’është i sigurt

Forcat e armatosura të Iranit kanë kërcënuar me hakmarrje ndaj planit të propozuar të SHBA-ve për bllokimin e porteve të saj, duke i cilësuar kërcënimet si të paligjshme dhe “akt piraterie”.

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore IRIB, Teherani thotë se do të vazhdojë të kontrollojë Ngushticën e Hormuzit edhe pas përfundimit të luftës, dhe se anijet e lidhura me armikun nuk kanë të drejtë të kalojnë në ujërat e tij territoriale.

Në një paralajmërim drejtuar vendeve të tjera të Gjirit, ushtria iraniane deklaron se siguria e porteve në rajon “është ose për të gjithë ose për askënd”, dhe se nëse portet iraniane shënjestrohen nga SHBA-të, “asnjë port në Gjirin Persik dhe në Detin e Omanit nuk do të jetë i sigurt”.

Ora 08:30
Dështimi i negociatave, Trump: S’më intereson nëse Irani rikthehet në bisedime, s’kanë hequr dorë nga arma bërthamore

Duke folur pak më parë në Joint Base Andrews pas kthimit nga Florida, Donald Trump u tha gazetarëve se është “në rregull” edhe nëse Irani nuk rikthehet në negociata.

“Nuk më intereson nëse kthehen apo jo. Nëse nuk kthehen, për mua është në rregull,” tha Trump, një ditë pasi bisedimet për paqe mes SHBA-ve dhe Iranit në Islamabad përfunduan pa marrëveshje.

Ai shtoi se armëpushimi mes SHBA-ve dhe Iranit “po mbahet mirë”.

Trump deklaroi se Teherani ende synon të sigurojë armë bërthamore dhe se këtë e kishte bërë të qartë gjatë takimit në Islamabad.

“Ata ende e duan, dhe e bënë të qartë atë natë. Irani nuk do të ketë armë bërthamore,” u shpreh ai.

Trump tha më herët se bisedimet direkte dështuan sepse Irani “nuk ishte i gatshëm të hiqte dorë nga ambiciet e tij bërthamore”.

Nga ana tjetër, ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi ka deklaruar se palët ishin “shumë pranë” një marrëveshjeje, por se Irani u përball me “maksimalizëm, ndryshim të vazhdueshëm të kushteve dhe bllokadë”.

Ora 08:18
Kryeparlamentari iranian tallet me Trump: Do të ndieni nostalgji për çmimin 4-5 dollarë të naftës

Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetari i parlamentit iranian që udhëhoqi negociatat në Islamabad, ka ironizuar Donald Trumpin në një postim në X, duke iu referuar planeve të SHBA-ve për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit.

“Shijoni çmimet e tanishme të karburantit. Me të ashtuquajturin ‘bllokim’, së shpejti do të ndjeni nostalgji për naftën 4–5 dollarë,” thuhet në postim, i shoqëruar me një hartë që duket se tregon çmimet e karburantit rreth Uashingtonit.

Në një deklaratë të mëparshme të transmetuar nga mediat iraniane, Ghalibaf tha se Irani nuk do të “dorëzohet nën kërcënime”.

Çmimet e naftës u rritën mbi 100 dollarë për fuçi pasi tregjet e energjisë u rihapën pas dështimit të bisedimeve midis SHBA-ve dhe Iranit për një marrëveshje të re, ndërsa Trump deklaroi se do të vendosë bllokadë ndaj porteve iraniane.

Nafta Brent është rreth 102 dollarë, ndërsa ka shqetësime se përshkallëzimi i konfliktit mund të thellojë më tej krizën energjetike globale.