Lufta/ Rusia sulmon pas 51 ditësh Kievin! Putin nënshkruan ligjin: Dëbohen nga rajonet e aneksuara të Ukrainës ata që nuk pranojnë shtetësinë ruse

UKRAINË – Pas rreth 51 ditësh, rusët kanë sulmuar sërish Kievin. Rusia goditi me raketa qytete në gjithë Ukrainën në orët e para të së premtes ndërsa njerëzit flinin, duke vrarë të paktën 25 persona, mes tyre 4 fëmijë. 

Sulmi rus filloi rreth orës 04:00 të mëngjesit, duke nisur nga kryeqyteti Kiev deri në rajonin jugor të Mykolaiv. Ky ishte sulmi i parë rus në Kiev pas 51 ditësh. Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha se sulmet me raketa që vrasin ukrainas të pafajshëm në gjumë, duke përfshirë një djalë 2-vjeçar, janë përgjigja e Rusisë ndaj të gjitha nismave të paqes. 

 “Rruga drejt paqes është të dëbosh Rusinë nga Ukraina. Rruga drejt paqes është të armatosësh Ukrainën me F-16 dhe të mbrosh fëmijët nga terrori rus”, shkroi Kuleba në Tëitter.

Ndërkohë shërbimet sekrete ukrainase thonë se kanë përgjuar një ushtar rus, i cili dyshohet se ka pranuar se ka prerë fytin e të burgosurve dhe ka shpjeguar të gjithë masakrën.

"Të burgosurit e luftës, pasi kemi marrë të gjitha informacionet prej tyre, nuk ka kuptim t'i mbajmë më... Ata duhet të asgjësohen", thotë ushtari rus të cilin ukrainasit 007 e identifikuan si Yevgeny Suchko. Në telefonatën e përgjuar nga shërbimet sekrete, ushtari rus shpjegon edhe se si t'i presësh fytin një personi, duke shtuar se e ka bërë "mjaft" herë. 

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj, sipas të cilit ata që nuk pranojnë nënshtetësinë e Moskës në rajonet e aneksuara të Ukrainës do të dëbohen. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:05
Zelensky: Bisedova me Xi Jinping për Krimenë, kthimin e të burgosurve dhe fëmijëve

Integriteti territorial i Ukrainës, kthimi i të burgosurve dhe kthimi i rreth 20 mijë fëmijëve të “rrëmbyer”. Këto janë temat e diskutuara nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidenti kinez Xi Jinping në bisedën e tyre telefonike dy ditë më parë.

Zelensky zbuloi detaje të bisedës së tij me liderin kinez, e para që nga pushtimi rus në Ukrainë. Gjatë bisedës telefonike, Zelensky dhe Xi folën për integritetin territorial të Ukrainës “duke përfshirë Krimenë të aneksuar nga Rusia” tha presidenti ukrainas në një konferencë shtypi në Kiev.

Zelensky vazhdoi duke thënë se ai gjithashtu i kërkoi Xi-t të përpiqej të bindë Moskën në lidhje me kthimin e të burgosurve të luftës ukrainas dhe rreth 20,000 "fëmijëve të rrëmbyer".

“E them hapur – shtoi ai – Për momentin vetëm Ukraina po e ndihmon Ukrainën me kthimin e fëmijëve tanë. Ka pasur përpjekje nga Kombet e Bashkuara, por pa rezultat”.

Ora 20:54
Kievi dhe Praga firmosin marrëveshje për prodhimin e armëve

Ukraina dhe Republika Çeke do të prodhojnë së bashku municion, armë, riparim tankesh, si dhe do të punojnë në prodhimin e mundshëm të avionëve stërvitor. Kështu deklaroi Presidenti i Republikës Çeke Peter Pavel në një konferencë të përbashkët për shtyp në Kiev me presidentët e Ukrainës dhe Sllovakisë, Volodymyr Zelensky dhe Zuzana Chaputova .

“Ne kemi përgatitur 6 projekte kyçe të prodhimit të përbashkët me kompanitë ukrainase dhe çeke – njoftoi presidenti çek. Sa i përket projekteve specifike, ato kanë të bëjnë me prodhimin e municioneve, armëve të lehta, riparimin e tankeve, si T-62, si. si dhe prodhimin e mundshëm të avionëve stërvitor.Për ne transferimi i teknologjive dhe prodhimi është prioritet sepse duam që ai të kryhet në territorin e Ukrainës"- u shpreh Pavel.

Ora 18:17
Vladimir Putin: Perëndimi po mundohet të na imponojë rregullat e veta! Ne nuk pranojmë t’i zbatojmë ato

Perëndimi po përpiqet të imponojë rregullat e veta për të gjithë, por Federata Ruse nuk do t'i ndjekë ato. Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin gjatë një takimi me Këshillin e Ligjvënësve në Shën Petersburg. 

“Partnerët tanë, ose më saktë ish-partnerët në rastin e disa vendeve, po shkatërrojnë në mënyrë maniake kuadrin ligjor dhe kanalet e dialogut, duke u përpjekur të imponojnë opinionet e tyre dhe të ashtuquajturat rregullat e tyre për të gjithë. Kush i ka parë këto rregulla, kush i ka shkruar? Ata i shkruajnë diku të fshehura nën kopertina. Por ne nuk do të zvarritemi nën mbulesën e tyre, as nuk do t'i ndjekim rregullat e tyre"-tha Putin.

Ora 15:59
Putin nënshkruan ligjin, tradhtia e lartë në Rusi do të dënohet me burgim të përjetshëm

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që prezanton burgimin e përjetshëm si një dënim të mundshëm për krimin e "tradhisë së lartë", që deri më tani në Rusi dënohej deri në 20 vite burgi.

Masa u miratua ditët e fundit nga Kuvendi. Dënimi maksimal për sulmet terroriste është rritur gjithashtu nga 15 në 20 vjet burg.

Ora 13:05
Bombardimet në Kiev, shkon në 15 numri i viktimave

1682679934_kiev.JPG

15 civilë u vranë në Uman, në Ukrainën qendrore, në një sulm para agimit nga ushtria ruse. Kjo është raportuar nga Ministria e Brendshme e Ukrainës në përditësimin e saj të fundit mbi numrin e të vdekurve, cituar nga UNIAN .

Ora 11:54
Sulmi rus në Uman, vijon operacioni i kërkim-shpëtimit

Të paktën 12 persona janë vrarë në valën e re të sulmeve ruse ndaj qyteteve ukrainase, përfshirë edhe kryeqytetin, Kiev.

Në Uman, qytet në rajonin qendror të Çerkasit, sulmet ruse me raketa vranë të paktën dhjetë persona dhe plagosën nëntë të tjerë, tha Ihor Taburets, kreu i administratës ushtarake rajonale.

Raketat goditën një ndërtesë banimi dhe një depo.

Në Dnipro, qytetin më të madh në brigjet e lumit Dnjepër në Ukrainë, një grua dhe një vajzë e vogël u vranë nga sulmet ruse, pavarësisht se mbrojtja ajrore ukrainase arriti të rrëzonte shtatë raketa.

Një shtëpi private është shkatërruar në Dnipro. Një vajzë dyvjeçare dhe një grua 31 vjeçare janë vrarë. Tre persona të tjerë janë plagosur, ndërsa shumë të tjerë janë nën rrënoja.

Këto janë disa nga fotot më të fundit nga qyteti Uman i Ukrainës, pas sulmit me raketa gjatë natës.

 

 

Ora 11:29
Ukrainasit e territoreve të aneksuara nga Rusia, do të dëbohen nga Putin nëse refuzojnë të marrin shtetësinë ruse

1682068571_Screenshot1.jpg

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret që lejon dëbimin e banorëve të territoreve ukrainase të aneksuara paligjshëm, të cilët refuzojnë të marrin shtetësinë ruse.

Dekreti, që u publikua nga Rusia, thotë se ukrainasit që jetojnë në territoret e aneksuara ose duhet të bëhen shtetas rus ose zyrtarisht të refuzojnë shtetësinë.

Sipas dekretit, këta banorë, që shprehin dëshirën e tyre që të mbajnë shtetësinë ekzistuese apo të mbesin pa shtetësi dhe nuk bëjnë betimin për marrjen e shtetësisë ruse, do të konsiderohen të huaj duke nisur nga 1 korriku i vitit 2024.

Banorët e territoreve të aneksuara, që marrin statusin e shtetasve të huaj apo qytetarëve pa shtetësi dhe kërcënojnë sigurinë kombëtare të Rusisë, mund të jenë subjekt i dëbimit nga Rusia.

 

 

Ora 08:08
Borrell në Kolumbi: Ne të gjithë duam paqe përveç Rusisë

1681735805_josep.JPG

Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, gjatë një vizite zyrtare në Kolumbi bëri thirrje për paqe duke shtuar se i vinte keq që jo të gjithë e duan këtë.

Ai pretendoi se Rusia është ende e angazhuar në përshkallëzimin ushtarak ndaj Ukrainës.

"Duket se ne të gjithë duam paqe, të gjithë përveç Rusisë, sepse ajo ka thënë se dëshiron të vazhdojë derisa të arrihen objektivat e saj ushtarakë. Ky agresion duhet të ndalet dhe Ukraina duhet të mbrohet", tha ai më pas, duke nënvizuar se "lufta vazhdon" dhe se Rusia "vazhdon të bombardojë territorin e Ukrainës dhe civilët, spitalet, çerdhet në të gjithë fshatin".

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 28/04/2023 08:20

    Paqen nuk e do amerika dhe europa ne bote , ju jeni maskarenj dhe grabitesat e botes . Tani qe po ju dalin te gjithe vendet qe keni vrare e prere kundra mendoni se do tju hap njeri deren

    Përgjigju
    • San Giovanni: 06/05/2023 05:08

      Da da tavarish...

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin