Lufta/ Pas masakrës me 112 të vrarë në Gaza, Macron: Tmerr, armëpushim menjëherë! SHBA veto deklaratës në KS që dënon sulmin izraelit

Pas masakrës një ditë më parë në Rripin e Gazës, ku humbën jetën të paktën 112 civilë palestinezë teksa po merrnin ndihma, ka reaguar ashpër presidenti i Francës Emmanuel Macron i cili ka dënuar sulmin.

"Indinjatë e thellë për imazhet që vijnë nga Gaza në të cilat civilët u shënjestruan nga ushtarët izraelitë," tha ai në platformën e mediave sociale X.

"Unë shpreh dënimin tim më të fortë dhe kërkoj të vërtetën, drejtësinë dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar", shtoi ai. "Në Gaza situata është dramatike. E gjithë popullata civile duhet të mbrohet. Duhet të vendoset menjëherë një armëpushim për të lejuar shpërndarjen e ndihmave."

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar një deklaratë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që dënon Izraelin për masakrën e palestinezëve që ishin në radhë për ndihmë humanitare në Rripin e Gazës. 

Kombet arabe nuk arritën të fitonin mbështetje për tekstin e paraqitur nga Algjeria, e cila akuzoi forcat izraelite se hapën zjarr ndaj civilëve që prisnin dërgimin e ushqimit dhe ndihmave të tjera humanitare pranë qytetit të Gazës; numri i të vdekurve nga tragjedia është të paktën 112. 

Izraeli mohoi të kishte qëlluar mbi turmën dhe shpjegoi se masakra ishte shkaktuar nga turma. Riyad Mansour, ambasadori palestinez në OKB, u tha gazetarëve - pas një takimi urgjent me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurisë së OKB - se 14 nga 15 anëtarë të Këshillit mbështetën deklaratën e bërë nga Algjeria. 

Shtetet e Bashkuara nuk e mbështetën deklaratën dhe zëvendësambasadori i SHBA Robert Wood shpjegoi për shtypin pse: "Ne nuk i kemi të gjitha faktet në terren, ky është problemi". Diplomati pretendon se ka raporte kontradiktore dhe se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të mbledhin të gjitha faktet, duke përfshirë "rrethanat se si vdiqën njerëzit", që është një çështje kyçe.

Ushtria izraelite ka nevojë urgjente për të paktën 7 mijë ushtarë, përveç atyre të parashikuar tashmë në draftin e ardhshëm, për të plotësuar vakancat e shkaktuara për shkak të luftës në Gaza, si dhe për të përballuar kërcënimet e reja nga Hamas dhe një sërë shtetesh aleate të grupimit palestinez.

Të paktën 30,035.palestinezë janë vrarë tani në Gaza që nga 7 tetori i vitit 2023, thotë ministria palestineze e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:28
Hamas: 7 pengje kanë vdekur si pasojë e bombardimeve izraelite

1708502862_gaza.GIF

 
Gaza

Hamasi njoftoi se shtatë pengje në Gaza u vranë si pasojë e bombardimeve izraelite. 

Ishte zëdhënësi i brigadave al-Qassam, Abu Ubaida, që bëri me dije lajmin, oa dhënë detaje të mëtejshme. 

Ora 21:54
Media: Izraeli ka nevojë për 7 mijë ushtarë, lufta në Gaza ‘shteroi’ ushtrinë

1709326535_dsabfdsfxngfdxsng.PNG

Ushtarë izraelitë

Ushtria izraelite ka nevojë urgjente për të paktën 7 mijë ushtarë, përveç atyre të parashikuar tashmë në draftin e ardhshëm, për të plotësuar vakancat e shkaktuara për shkak të luftës në Gaza, si dhe për të përballuar kërcënimet e reja nga Hamas dhe një sërë shtetesh aleate të grupimit palestinez.

Gazeta izraelite “Yediot Ahronot” shkruan se brenda forcave të armatosura izraelite parashikohet edhe trajnimi i 7500 efektivëve të tjerë.

Gjatë luftës, saktëson gazeta, ushtria ka pësuar 582 humbje, si dhe disa mijëra të plagosur “fizikisht edhe mendërisht”, të cilët nuk mund të kthehen më në repartet e tyre.

Humbje shumë të rëndësishme, shton gazeta, kanë ndodhur në mesin e oficerëve që kanë qenë vazhdimisht në vijën e parë të luftimeve.

Ora 20:18
Gaza/ Hamas: Mbi 30 mijë palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës

1708785928_rtgbnrfsnrfn.JPG

Gaza

Të paktën 30,035.palestinezë janë vrarë tani në Gaza që nga 7 tetori i vitit 2023, thotë ministria palestineze e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

Ky numër viktimash është rreth 1.3% e popullsisë prej 2.3 milionë palestinezësh që jetonin në Gaza para luftës.

Ministria thekson se shumica e të vrarëve janë gra dhe fëmijë.

1709320957_tyjtrmytrfm.PNG

Ora 08:26
Dronët izraelitë vranë 112 palestinezë që po prisnin ndihmat humanitare, Borrell: I tmerruar nga masakra

1706975896_ruktit.JPG

Kreu i diplomacisë evropiane Josep Borrell foli për "masakër të re" dhe vdekje "krejtësisht të papranueshme" pas raportimeve nga Hamasi se më shumë se 112 personave u vranë gjatë një shpërndarje ndihme në Gaza që u shndërrua në një masakër. 

“Jam i tmerruar nga raportet e masakrave të mëtejshme mes civilëve të Gazës, të cilët ishin të dëshpëruar për ndihmë humanitare”, tha Borrell në rrjetin social X. “Këto vdekje janë krejtësisht të papranueshme”.

M.Q./K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Diktatori: 01/03/2024 14:59

    Demokracia Amerikane eshte diktatura me e pergjakshme nga te gjitha regjimet e shkuara.

    Përgjigju
  • Arben: 01/03/2024 13:54

    Izraeli ka njohur Kosoven, Palestina nuk e ka njohur Kosoven! Kaq duhet te mjaftoje per shqiptaret per te qene ne anen e Izraelit. Nuk duhet te na interesoje aspak se ca ndodh atje!

    Përgjigju
    • Tut: 02/03/2024 12:08

      To qenke koqe fare o arben

  • Gaza: 01/03/2024 10:46

    Welcome LUFTA 3 BOTRORE

    Përgjigju
  • Turi: 01/03/2024 09:39

    Mjaftoheni duke thene dy fjale dhe nuk po merni asnje mase kundra ketyre qelbesirave cifut qe po masakrojne civile , eshte turp qe vendet perendimore mbeshtetin cifutet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës