Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson e krahasoi presidentin rus Vladimir Putin me ish-presidentin e Serbisë, i akuzuar për krime lufte, Sllobodan Millosheviç.
Ai tha se Putin ka gabuar në “mënyrë katastrofike”, me sumin në Ukrainë.
“Të gjithë ne në qeverinë britanike kemi lexuar esenë e tij për Ukrainën, që e publikoi verën e kaluar. Ai në mënyrë thelbësore e vlerësoi gabimisht Ukrainën. Ishte sikur të lexonit për Sllobodan Millosheviçin që fliste për Kosovën”. Kështu u shpreh Johnson në një intervistë për Sky News.
“Millosheviçi mendonte që Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë së madhe dhe atdheu shpirtëror i kombit serb. Mendoj që Putini mendon njëjtë për Kievin dhe origjinën e besimit ortodoks”. Kështu theksoi ish-kryeministri britanik.
“Është një gabim total. Ukrainë është një kulturë evropiane e lirë dhe e pavarur me identitetin e saj, me ambiciet dhe fatin e saj. Ai bëri një gabim thelbësor”, tha për fund Johnson.
Lajmi kryesor:
Moska rifillon marrëveshjen për eksportin e grurit! Media amerikane: Nafta ruse i shmang sanksionet e SHBA përmes rafinerisë italiane Lukoil











