1676454090_49448596605.jpg

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian u kërkoi anëtarëve të bllokut të rrisin dhe përshpejtojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Borrell tha sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih se “çështja kryesore dhe më urgjente gjeopolitike e Evropës është armatosja e Ukrainës”.

Ai tha se është koha që të gjithë udhëheqësit evropianë që po thonë se Ukraina duhet të mbizotërojë në luftë, të kalojnë nga fjalët në vepra.

“Zelenskyy dhe ukrainasit po marrin shumë duartrokitje por pak municione. Ky është një paradoks. Atyre u duhen më pak duartrokitje dhe më shumë furnizime me armë. Ukrainasit po luftojnë, po paguajnë një çmim të lartë me jetët e tyre. Kjo luftë po ndodh në tokën evropiane, duke prekur sigurinë tonë dhe atë globale”, tha Borrell.


Lajmi kryesor:

Lufta Ukrainë/ Borrell: Furnizimi më i mirë në Kiev! Këshilltari Zelensky: Presim Melonin, jemi mirënjohës për ndihmat