Në mbledhjen e liderëve evropianë në Mynih për Konferencën për Sigurinë me fokus Ukrainën, Kina shpalli një iniciativë për paqen në Ukrainë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të dielën se Kina po shqyrton mundësinë që të furnizojë me armatime Rusinë në luftën e ndërmarrë prej saj kundër Ukrainës, duke paralajmëruar Pekinin se çdo furnizim do të "shkaktonte një problem serioz në marrëdhëniet dypalëshe".
"Shqetësimi që kemi bazohet në informacionin se ata po konsiderojnë të ofrojnë mbështetje vdekjeprurëse", tha Blinken në një intrevistë për Face The Nation në CBS pasi takimit që zhvilloi me ministrin e jastëm Kinez Ëang Yi gjatë konferencës së Sigurisë të mbajtur në Mynih. Blinken tha se gjatë takimit me Ëang Yi ka shprehur keqardhjen e thellë për mundësinë e mbështetjes së Kinës ndaj Rusisë. I pyetur se çfarë mbështetjeje vdekjeprurëse po fliste, Blinken tha "gjithçka nga municionet deri te armët". Presidenti kinez, Xi Jinping, aleat i Vladimir Putin, dhe ende nuk e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, - por ai ka kërkuar të mbetet neutral në konflikt dhe ka bërë thirrje për paqe.
Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Pekinit ishin në një nivel të ulët që kur SHBA-ja rrëzoi një balonë të supozuar spiune kineze në fillim të shkurtit. Të dyja palët shkëmbyen akuza të ashpra, por më pas edhe mbetën të turpëruara nga incidenti dhe dukeshin gati për të vazhduar më tej.
Por nëse Kina do të dorëzonte armë për të ndihmuar forcat ruse në Ukrainë, atëherë marrëdhëniet SHBA-Kinë do të përkeqësoheshin shumë më rëndë. Paralajmërimi i Z. Blinken duket se synon të pengojë Kinën që ta bëjë këtë. Blinken tha gjithashtu se SHBA ishte e shqetësuar për ndihmën e Kinës për Rusinë duke shmangur sanksionet perëndimore të miratuara për të goditur ekonominë ruse. Tregtia e Kinës me Rusinë ka qenë në rritje dhe është një nga tregjet më të mëdha për naftën, gazin dhe qymyrin rus.
Anëtarët e NATO-s, përfshirë SHBA-në, po dërgojnë një sërë armësh, municionesh dhe pajisjesh në Ukrainë, duke përfshirë tanke. "Ne kemi qenë shumë të qartë se nuk duhet të fiksohemi apo të fokusohemi në ndonjë sistem të veçantë armësh. Perëndimi duhet të sigurojë që Ukraina të ketë atë që i nevojitej për një kundërsulm të mundshëm kundër Rusisë "në muajt në vijim," tha Blinken. Ai megjithatë tha se Rusia aktualisht po përpiqet të përparojë në rajonet lindore të Ukrainës, ku janë zhvilluar disa nga luftimet më të ashpra të luftës. Z. Ëang tha në Mynih se Kina "as nuk ka qëndruar duarkryq dhe as nuk I ka hedhur benzinë zjarrit" për luftën në Ukrainë.
Një katastrofë bërthamore mund të kishte ndodhur në Ukrainë, pasi dy raketa ruse fluturuan shumë pranë një termocentrali në jug të vendit.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave EnergoAtom tha se zbuloi dy raketa lundrimi në afërsi të termocentralit bërthamor të Ukrainës Jugore, që ndodhet afër qytetit të Yuzhnoukrainsk, rreth orës 8:30 të mëngjesit të djeshëm.
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian u kërkoi anëtarëve të bllokut të rrisin dhe përshpejtojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Borrell tha sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih se “çështja kryesore dhe më urgjente gjeopolitike e Evropës është armatosja e Ukrainës”.
Ai tha se është koha që të gjithë udhëheqësit evropianë që po thonë se Ukraina duhet të mbizotërojë në luftë, të kalojnë nga fjalët në vepra.
“Zelenskyy dhe ukrainasit po marrin shumë duartrokitje por pak municione. Ky është një paradoks. Atyre u duhen më pak duartrokitje dhe më shumë furnizime me armë. Ukrainasit po luftojnë, po paguajnë një çmim të lartë me jetët e tyre. Kjo luftë po ndodh në tokën evropiane, duke prekur sigurinë tonë dhe atë globale”, tha Borrell.
Ukraina ka goditur dhe rrëzuar të paktën gjashtë balona që fluturuan mbi Kiev të mërkurën, sipas informacioneve që disponon zbulimi britanik. Në raportin e publikuar nga ministria britanike e Mbrojtjes, thuhej se forcat e armatosura ukrainase i pikasën balonat me radarë më 12 shkurt tek fluturonin mbi Dnipropetrovskun lindor.
"Ka të ngjarë që balonat të ishin ruse", tha ministria, duke shtuar se objektet fluturuese "ka gjasa të përfaqësojë" një taktikë të re të Rusisë për mbledhjen e informacionit rreth sistemeve të mbrojtjes ajrore ukrainase.
Ministria britanike e Mbrojtjes tha se hapësira ajrore e Moldavisë ishte mbyllur të martën për disa orë për shkak të një objekti në formë balone. “Ekziston një mundësi reale që ajo të ishte një balonë ruse që ishte futuar aty pasi kishte lënë hapësirën ajrore të Ukrainës”, tha ministria.
Zyrtarët britanike nuk thanë nëse balonat që u pikasën në Kiev, ngjanin balonën apo objektet fluturuese që u goditën dhe u rrëzuar në Shtetet e Bashkuara apo Kanada. Në fjalimin e tij të përditshëm të shtunën Presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskyy tha se populli ukrainas, do të vazhdojë t'i rezistojë me vendosmëri agresionit rus./VOA
Pavarësisht përplasjeve për këtë çështje brenda koalicionit të saj të djathtë qeverisës dhe opinionit të ndarë publik, Meloni ka qenë një mbështetëse e vendosur e Ukrainës.
Javën e kaluar kryeministrja e italisë bëri me dije se nuk do të kërkonte një takim me Zelenskiy.
Presidenti Joe Biden do të mbajë të martën një fjalim në Poloni, ku do të përsërisë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Ukrainën për sa kohë që do të nevojitet. Fjalimi presidentit mbahet vetëm pak ditë para përvjetorit të parë të sulmit rus në Ukrainë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Ëidakusëara, presidenti do ta mbajë këtë fjalim megjithë në zbehje të mbështetjes nga ana e republikanëve për Kievin, por edhe një zbutje të mbështetjes së përgjithshme mes popullatës amerikane që po i mëshon nevojës për arritjen e paqes sa më shpejt të jetë e mundur.
Presidenti amerikan Joe Biden do të mbajë një fjalim të martën në Poloni ndërsa afron përvjetori i parë i sulmit rus në Ukrainë.
“Presidenti Biden do bëjë të qartë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë krah Ukrainës për sa kohë që do të jetë e nevojshme, siç e keni dëgjuar ta thotë disa herë. Më pas, të mërkurën, Presidenti Biden do të takohet me udhëheqësit e nëntë vendeve të grupit të Bukureshtit, njohur ndryshe si B9-ta”, tha zoti Kirby.
Shtëpia e Bardhë thotë se nuk ka plane që zoti Biden të vizitojë Ukrainën, apo që gjatë këtij udhëtimi të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, por vëzhguesit thonë se ekziston mundësia që ata të takohen në Poloni. Herën e fundit ata janë takuar në dhjetor kur zoti Zelenskyy bëri një vizitë të paparalajmëruar në Uashington.
Vëzhguesit thonë se Moska po e shndërron konfliktin në një luftë degradimi gradual, me synimin për të dobësuar vendosmërinë ukrainase dhe durimin e Perëndimit. Ukraina ka avantazhin e armatimeve të teknologjisë së lartë perëndimore, por Rusia po përfiton nga përmasat e mëdha të ekonomisë së saj, burimet njerëzore dhe kapacitetet e prodhimit në fushën e mbrojtjes.
“Po përpiqemi në thelb të arrijmë një balancë duke u dhënë ukrainasve mbështetje të mjaftueshme ushtarake që të mund ta sjellin këtë luftë në një përfundim të suksesshëm. Por, kjo duhet arritur duke mos e shtuar rrezikun për një Luftë të Tretë Botërore, siç thotë dhe Presidenti Biden. Nuk është balancë e lehtë për t’u arritur”, thotë George Beebe, nga Insituti “Quincy”.
Megjithëse ka ende mbështetje të gjerë për Ukrainën në Kongres, disa ligjvënës republikanë, partia e të cilëve tashmë ka një shumicë të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve, po ngrenë pikëpyetje mbi fondet e mëdha që Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të dërgojnë drejt Kievit – 40 miliardë dollarë në ndihma sigurie, ekonomike dhe humanitare që nga fillimi i sulmit rus.
“Lufta po bëhet me shpatullat e taksapaguesve amerikanë. Dhe cili është plani ynë zoti president? A është një luftë pa fund? A do të vazhdojmë të dërgojmë armatime që nuk dimë se ku shkojnë saktësisht, apo se si do të përdoren? Deri kur?”, i tha Zërit të Amerikës Ligjvënësi republikan Ryan Zinke.
Anketimet tregojnë se gati gjysma e amerikanëve tashmë thonë se Uashingtoni duhet t’i bëjë thirrje Kievit për arritjen e paqes sa më shpejt të jetë e mundur./ VOA
Forcat ruse bombarduan fshatin Burhunka në rajonin e Khersonit , duke vrarë tre anëtarë të së njëjtës familje, nënën, babain dhe dajën, dhe plagosën djalin e tyre 13-vjeçar. Kjo është raportuar nga administrata ushtarake rajonale, cituar nga Kiev Independent .
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është zotuar se "çdo sulm rus - në çdo cep të shtetit tonë do të ketë pasoja konkrete ligjore për shtetin terrorist”. Gjatë fjalimit të tij me video të postuar mbrëmjen e 18 shkurtit, Zelensky tha se Kievi kishte "marrë sinjale të forta nga partnerët tanë dhe marrëveshje konkrete mbi pashmangshmërinë e mbajtjes së Rusisë përgjegjëse për agresionin dhe terrorin kundër Ukrainës dhe popullit të saj".
Ai tha se kjo do të bëhet "jo vetëm për të keqen që Rusia ka sjellë që nga 24 shkurti, por edhe për atë që nga viti 2014", duke iu referuar pushtimit nga Moska të rajonit të Krimesë të Ukrainës dhe nxitjes së një lufte separatiste në pjesë të Ukrainës lindore.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se ka marrë “sinjale të forta” nga aleatët në lidhje me faktin se Rusia është përgjegjëse për agresionin e saj kundër Ukrainës. Duke folur në fjalimin e tij të natës drejtuar popullit të tij, udhëheqësi ukrainas tha se do të kishte “pasoja konkrete ligjore për shtetin terrorist”.
“Tradicionalisht dua të falënderoj të gjithë ata që aktualisht po e mbrojnë shtetin në fushën e betejës. Dua të vë në dukje të gjithë ata që mbrojnë rajonin e Donetsk-ut. Luftimet më brutale dhe më parimore po zhvillohen atje”, tha ai.
Keti Zoterie nuk intereson aspak populli Ukraina qe e gjithe rinia dote zhduket ne lufte ,keti intereson vetem fuqia e dollarit qe te mbetet e vetmja monedhe boterore,pse neqoftese krijohet nji monedhe e dyte ateheri ekonomia Amerikane dote jete si ekonomia e Shqiperise,por sot ose neser bota dote ndahet ne dy blloqe si u bisedua ne mes Stalinit ,Curcilit dhe Rozenfeldit Lindja ti mbetet Rusise dhe Perendimi Amerikaneve kurse ne te vetete te dyjat jane me karaktere FASHISTE.
Përgjigju