Lufta brenda lloit, edhe delfinët
vrasin këlyshët e sapolindu

Lufta brenda lloit, edhe delfinët<br />vrasin këlyshët e sapolindu
Vrasja e foshnjave është një nga historitë më mizore të natyrës, ku një i sapolindur është i kërcënuar për jetën nga të rriturit brenda të njëjtit lloj.

BBC raporton se për hërë të parë, një grup studiuesish kanë qenë dëshmitarë të lindjes së një delfini në habitatin e tij natyral, por minuta më pas, këlyshi është sulmuar nga dy meshkuj të rritur.

Ky fenomen quhet infanticide (apo vrasja e foshnjave) dhe ndodh në shumë specie të ndryshme si tek luanët apo majmunët.

Pavarsisht natyrës dhe reputacionit të tyre prej kafshësh të buta ky fenomen ndodh dhe tek delfinët, ndonëse është vënë re më rrallë.

Ngjarja e pasqyruar me video dhe foto është rregjistruar në gusht të vitit 2013-të  dhe është publikuar më pas nga Skenctarët e Marinës së Gjitarëve.
delfin
Rasti ka ndodhur tek delfinët turishkurtër të cilët janë të specie të rrezikuara.

Grupi i studiuesve u bë dëshmitar i kësaj ngjarje krejt rastësisht ndërsa pikasën një delfin femër duke lindur këlyshin e saj të vogël dhe krejt papritur nisi dhe sulmi i delfinëve të rritur, të cilët për orë të tëra sulmuan fizikisht këlyshin dhe nënën që përpiqej t’a shpëtonte duke e nxjerrë jashtë ujit që të merrte frymë. /atsh/
 delfin
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri