‘Lufta’ brenda PD, qytetarët u druhen dhunës më 8 janar: Partia duhet të dalë nga guaska, po bëhen pazare Basha-Rama

Ashpërsimi i betejës brenda Partisë Demokratike, për qytetarët është një tregues i qartë i pazareve mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut demokrat Lulzim Basha, me qëllimin e vetëm përçarjen e kësaj partie.

“Në kupolën socialiste është bërë pazari”, tha një prej tyre.

Një tjetër qytetar mendon që çdo gjë bëhet për të mbrojtur veten në rradhë të parë. Ata janë egoist, domethënë që vendos interesin e tij mbi interesin e përbashkët që I thoshin dikur, ndërsa tani I thonë të partisë.”

“Brenda PD-së duhet të ndodh një transferim i domosdoshëm. Duhet që ajo të dal nga guaska e vetë”, u shpreh nje qytetar.

Të tjerë duken indiferentë rreth asaj që po ndodh brenda kampit opozitar.

“Mendimi im është se dhe popullit nuk po I intereson më politika përderisa nuk kanë bërë asgjë për popullin.”

“Nuk më interesojnë fare. Akuzat, kundër-akuzat I kemi dëgjuar ,por nuk do t’I dëgjojmë më.”

Qytetarët u druhen gjithashtu edhe episodeve të dhunshme që mund të krijohen në vend, pas paralajmërimeve të grupit të Rithemelimit të PD se më 8 janar do të marrë selinë blu.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Antiamerikanet: 07/01/2022 15:15

    Juve te foltores u ka ngelur ora ne 1991 Sa ti dale gjumi Bashes, Edi Rama ka mbaruar mbledhjet e ka dale ne terren. Kush pyet per ate, kush ja ka nevojen nje dembeli dhe manikini sic eshte ai, bashkepunimi me Bashen vetem u prish pune shqiptareve.

    Përgjigju
  • shqupisti sampisti: 07/01/2022 13:49

    lum edi per kundershtaret qe ka 2122 do fitoje pd e do qeverisi vendin....per fajin e edit hahahahahaaaa

    Përgjigju
  • soni: 07/01/2022 11:40

    Cfar injorance...!! Ne PD po ndahen shpellaret anti Amerikane nga ata pro Amerikan dhe fajin e paska Edi Rama.... O shpellare thirini mendjes Edi po shikon gallate dhe nuk i plas fare...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi