Situata brenda Partisë Demokratike solli përplasje në studion e Report Tv mes analistit Genci Burimi dhe anëtares së Këshillit Kombëtar në PD, Mirela Karabinës. Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, analisti u shpreh se në PD ka një absurd pasi kanë më shumë se një vit që drejtohen nga një udhëheqës i komanduar dhe se nuk kanë bërë zgjedhjet brenda partisë.
'Nuk ka zgjedhje të brendshme. Është një parti e drejtuar nga një udhëheqës i komanduar. Parë nga jashtë është surrealistë. Është e paimagjinueshme. Ka një vit që paska dhënë dorëheqjen ai zotëri Lulzim Basha dhe nuk ka zgjedhje në Partinë e Lirisë. Keni një vit pa zgjedhje në parti. Nuk përfaqësoni asgjë. E morët partinë dhe e vodhët me një drejtësi të kapur nga Edi Rama. Çfarë do të prisni më tepër nëse më 14 maj do të pësoni një disfatë të turpshme. Ju nuk përfaqësoni asgjë dhe nuk keni bërë as zgjedhje asgjë. Është një çmenduri të bësh këto deklarata. Ti njihke Amerikën para Shqipërisë. Ku e ke parë ‘non grata’. Në kodin penal nuk ka non grata. Bëni politikë shqiptare! Bëj zgjedhjet në parti po humbët zgjedhjet largohuni.’- u shpreh Burimi.
Por Karabina thotë se në situatën që paraqitet PD-në nuk janë kushtet për të zhvilluar zgjedhje, ndërsa theksoi se kjo përçarje mund të çojë edhe në vllvrasje mes demokratëve.
‘Kjo situatë nuk është e mirë për PD-në. PD është e ndarë për filozofi. Kemi një pjesë të PD-së që ka thyer statutin e partisë. Në 2017, Basha me marrëveshjen që bëri ka dëshmuar se është krah partnerëve të BE-së dhe SHBA-së. Është komode të flasësh jashtë PD-së dhe të thuash pse nuk ka zgjedhje! Jemi në një situatë të acaruar, por ne nuk do të fusim vllavrasje në PD. Janë shpërfillur të gjitha strukturat. Demokratët kanë nevojë për orientim dhe jo për manipulim.’- tha Karabina.
Sa i takon daljes në zgjedhje të kandidatëve të primareve me logon e Partisë së Lirisë, Karabina u shpreh se kjo është amorale.
‘Është amorale që të kandidosh me logon e Partisë së Lirisë. PD e ka një eksperiencë. Nuk mund të hyjmë me siglën e asaj partie. Në kohën që duam të jemi alternativë nuk do të ishte morale dhe e drejtë që votave PD-së të shkojnë për një parti tjetër dhe ta fuqizojnë atë.’- tha Karabina.
O Burim muti po mbi të gjitha ti je një idjot i ler komplet pler. Ti flet sikur je koka e kësaj Bote, po në një koh që ti je një byth lëpirës ordiner. Shqipria pa Amerikën sot nuk ekzistonte se Shefi jot Sali Bajga do e kishte shitur Shqiprin siç shiti Detin o Burim suma.
Përgjigju