Lufta/ Burimet e inteligjencës amerikane: Sulmi i Iranit është i pashmangshëm! Biden siguron: Ne do ta mbrojmë Izraelin

Lufta/ Burimet e inteligjencës amerikane: Sulmi i Iranit është i pashmangshëm! Biden siguron: Ne do ta mbrojmë Izraelin

Lufta në Rripin e Gazës

Hakmarrja e Iranit kundër Izarelit është pashmangshme për sulmin ndaj konsullatës iraniane në Damask, ku vdiqën 7 anëtarë të Forcave të Armatosura iraniane, përfshirë edhe gjeneralin Razi Moussav.

Sulmi i pa marrë kurrë nga shteti hebre, por për të cilin Teherani është betuar për hakmarrje. Negociatat, të udhëhequra nga drejtori i CIA-s, William Burns, po ecin gjithashtu keq dhe duken të destinuara për një dështim të ri.

Jo vetëm për shkak të dallimeve që ekzistojnë ende mes palëve, veçanërisht për armëpushimin. Por edhe sepse Hamasi ka bërë të ditur se aktualisht nuk është në gjendje të identifikojë dhe gjurmojë 40 pengjet izraelitë të nevojshëm për fazën e parë të ndalimit të konfliktit.

Ndërkohë SHBA ka siguruar se do të mbrojë Izraelin në rast sulmi.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:57
Netanyahu gati për skenarë në vende të tjera përveç Gazës

1712847602_netanyahu.JPG

‘Ne jemi në mes të një lufte në Gaza që vazhdon me vrull. Ne gjithashtu po vazhdojmë të bëjmë përpjekje të pandërprera për të kthyer pengjet tona, por jemi të përgatitur për skenarë që përfshijnë sfida në vende të tjera.’

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i bërë këto komente duke folur me disa pilotë në bazën ajrore Tel Nof, në jug të Tel Avivit. Vende të tjera, të cilat iu referohet Netanyahu duket se kanë të bëjnë me kërcënimet e Iranit, për t’iu kundërpërgjigjur goditjes në konsullatën e Damaskut.

‘Ne kemi krijuar një parim të thjeshtë: kushdo që na godet, ne i godasim ata’, tha Netanyahu.

Dhe më tej shprehet se Izraeli është i gatshëm të përmbush përgjegjësitë për sigurinë e vendit, në mbrojtje dhe sulm.

Ora 16:06
Wall Street Jorunal: Shumica e pengjeve në Gaza dyshohet se kanë vdekur

Zyrtarët amerikanë thanë për Wall Street Journal se kanë frikë se shumë nga pengjet izraelitë të mbajtur ende rob nga Hamasi në Gaza janë të vdekur.

Raporti vjen në mes të bisedimeve për një marrëveshje armëpushimi, me disa burime të Hamasit që treguan ditët e fundit se nuk janë në gjendje të gjurmojnë 40 pengjet e gjalla që Izraeli kërkon në negociata.

Besohet se janë 129 pengje të rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor dhe që kanë mbetur në gaza.

IDF konfirmoi vdekjen e 34 prej tyre, por Wall Street Journal shkruan se ‘zyrtarët izraelitë dhe amerikanë vlerësojnë privatisht se numri i vdekjeve mund të jetë shumë më i lartë.’

Ora 09:09
VIDEO/ Momenti kur lideri i Hamasit merr lajmin se tre djemtë iu vranë nga sulmi izraelit

Lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, ka pohuar dje se tre nga djemtë dhe katër nipërit e tij janë vrarë nga një sulm ajror në Gaza.

Ndërsa janë publikuar edhe pamje nga momenti kur lideri ai mori lajmin se djemtë iu vranë nga një sulm ajror izraelit në Gaza. Mediat e lidhura me Hamasin thanë se makina me të cilën po udhëtonin djemtë e tij u godit në kampin Al-Shati pranë qytetit të Gazës.

Haniyeh tha se incidenti nuk do të ndryshonte kërkesat e Hamasit në bisedimet që synojnë arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi. Forcat e Mbrojtjes izraelite konfirmuan se vranë tre djemtë e Haniyeh - duke pretenduar se ata ishin terroristë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 11/04/2024 09:15

    Cifutet po bejne krime kundra njerezimit dhe bota “demokratike “ nuk e denon kete masaker por perkundrazi ju del dhe ne krahe atyre mq te ndyre por koken do te hane cifutet dhe ata qe e mbeshtesin eshte vetem ceshtje kohe

    Përgjigju
    • Cfuti: 11/04/2024 14:16

      Shko or Tur e ha pacamurr

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës