Ushtria izraelite u kërkoi sot banorëve të distrikteve të tjera të Rafahut, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, të largohen nga atje dhe të lëvizin në "zonën e zgjeruar humanitare" në al-Maëashi. Më shumë se 150,000 njerëz janë larguar tashmë nga qyteti. Udhëzimet e reja për banorët sugjerojnë se ushtria izraelite po përgatit një sulm të ri në qendër të Rafahut, duke kërcënuar të shkatërrojë dhe zhvendosë shumë njerëz të tjerë.
Tanket izraelite grumbullohen pranë zonave të banuara mes bombardimeve të vazhdueshme. Grupet e armatosura palestineze thanë se kishin në shënjestër trupat izraelite në lindje.
Trupat izraelite morën kontrollin dhe mbyllën kalimin Rafah me Egjiptin në fillim të operacionit të tyre, ndërsa Kombet e Bashkuara thanë se ishte shumë e rrezikshme që personeli dhe kamionët e saj të arrinin në vendkalimin e rihapur Kerem Shalom me Izraelin. Në të njëjtën kohë, kryeministri izraelit hodhi poshtë kërcënimin e presidentit amerikan për të ndaluar furnizimin me armë të caktuara nëse ai do të nisë një sulm të madh në "qendrat e popullsisë" në Rafah.
Benjamin Netanyahu tha se Izraeli mund të "qëndrojë më vete" nëse është e nevojshme. Më shumë se një milion palestinezë po kërkojnë strehim në Rafah, gjysma e të cilëve fëmijë.
”Një sulm masiv tokësor në Rafah do të çonte në një katastrofë epike humanitare dhe do të tërhiqte prizën në përpjekjet tona për të mbështetur njerëzit teksa afrohet zia e bukës”, tha të premten sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Izraeli ka luftuar Hamasin në Gaza që kur militantët e Hamasit dhe grupet e tjera ekstremiste nisën një sulm të përgjakshëm në Izrael më 7 tetor duke vrarë rreth 1 200 njerëz dhe rrëmbyer më shumë se 200. Izraeli iu përgjigj masakrës me sulme masive ajrore dhe filloi një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës që ka vrarë më shumë se 35 000 njerëz sipas autoriteteve shëndetësore të kontrolluara nga Hamasi në Gaza
Ushtria izraelite i ka kërkuar popullatës së lagjeve qendrore të Rafahut që të largohen nga qyteti, në jug të Rripit të Gazës.
Në pamjet e filmuara palestinezët shihen se largohen me makina, kamionçina, por edhe në këmbë ose me karroca të tejmbushura me objekte dhe sende të tjera personale.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit vlerësuan se rreth 300,000 njerëz u larguan nga Rafah për t'u zhvendosur në një "zonë humanitare" të caktuar në zonat al-Maëasi dhe Khan Younis.
Kjo gjë do të thotë se ushtria izraelite ka ndër mend të vazhdojë operacionin për pushtimin e plotë të Rafahut.