Sinjale pozitive po vijnë orët e fundit nga fronti gjeopolitik për luftën Rusi-Ukrainë, e cila ka kaluar vitin e tretë të saj. 

Pak pas takimit befasues në odeonin e Basilikatës së Vatikanit ditën e sotme (26 prill), gjatë ceremonisë mortore të Papa Franceskut, mes presidentin amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky, ka ardhur edhe reagimi i kreut të shtetit francez, Emanuel Macron.

Presidenti francez tha sot se ka pasur një bisedë “shumë pozitive” me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, se Ukraina është gati për një armëpushim pa kushte dhe se i ashtuquajturi “Koalicioni i të Vullnetit” nën Francën dhe Britaninë do të vazhdojë të punojë për të arritur këtë, por edhe për një paqe të qëndrueshme, informon BBC.

“Përfundimi i luftës në Ukrainë. Ky është qëllimi ynë i përbashkët me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump”, shkroi Macron në një postim në platformën X.

Dhe më tej ai vijoi duke shpjeguar se çfarë kanë sjellë bisedimet e fundit diplomatike:

“Ukraina është gati për një armëpushim pa kushte. Presidenti Zelensky ma përsëriti këtë sot. Ai do të donte të punonte me amerikanët dhe evropianët për ta bërë të mundur këtë”.