Lufta e egër ndërmjet 'botës shqiptare' përballë realiteteve paralele në Ballkan

Lufta e egër ndërmjet 'botës shqiptare' përballë realiteteve paralele në Ballkan

Albin Kurti dhe Edi Rama

Lufta e egër ndërmjet botës shqiptare që tashmë ka nisur prej vitesh dhe përforcohet sa herë vjen në shteg nga grupi “kosovacentristëve”, është një fenomen që në fakt nuk ndodh në realitetet paralele në Ballkan.

Realitetet paralele janë bota serbe, ajo kroate, apo edhe boshnjake.

Në rastin e serbëve, asnjëherë serbët e Bosnjës apo Malit të Zi, nuk i janë kundërvënë Beogradit, përveç rasteve ku naryrisht kanë mendime të ndryshme dhe bëjnë debat nëpërmjet tregut mediatik që e kanë të integruar.

Tek ne ka zëra që thonë “Tirana e Socialistëve” si Enver Robelli, apo raste si Veton Surroi, që ende nuk e largon inatin e tij me Baton Haxhiun, edhe pse ka mbi 11 vjet që janë ndarë, e pikërisht këtë inat, e fut si pjesë e debatit mes Shqipërisë e Kosovës.

Pse ndodh ky fenomen? Cila është arsyeja? Normalisht nuk ka asnjë logjikë që Prishtina e Tirana të jenë antagoniste, normalisht ka një mijë arsye që të ketë mendime të ndryshme, po kjo s’ka lidhje që të krijohet një fenomen përplasje si ajo që Robelli në mënyrën më të paarsyeshme e formëson në debatin e tij.

Ai thotë se mijëra eshtra njerëzish janë në fushën e Shkodrës e në bërllog(kazane plehrash) po në Shkodër e kush nuk i nxjerr. Mendo, ka 30 vjet dhe eshtrat e të vrarëve të komunizmit janë në kazanët e plehrave që i ka parë Robelli dhe asnjë në Shkodër, vendin me të persekutuar nga regjimi komunist, e si kanë parë familjarët?!

Ja ky është një argument i poshtër, që nuk ka lidhje as me Bregoviçin, as me skandalin që ka ndodhur në Shqipëri ku nuk pa pasur një Nuremberg ndaj persekutorëve komunistë etj.

Po pse Robelli e lidh këtë fakt me rastin në fjalë. Pse s’ja kërkon Kosovës këtë po Shqipërisë. Kë dënoi Kosova nga persekutorët e shkuar? E keni parasysh Azem Vllasin, kreun komunist të Kosovës, që grevistët e Trepçës  në 1989, e mbrojtën pasi e sulmoi Millosheviçi? Ai sot është një zë publik në Kosovë dhe mbështetës i Albin Kurtit, ku hiqet si hero, ndërkohë që ka qenë zëri i Sllobodan Millosheviçit në Kosovë.

I ndjeri Mahmut Bakalli, një tjetër drejtues komunist i Kosovës, ka qenë këshilltar i Ramush Haradinajt deri sa ndërroi jetë. Po nga serbët kë dënoi Kosova? Kë? Si ka mundësi që Robelli flet për harrim të kaluarës duke ua kërkuar gazetarëve nga Tiranë, kur vetë ky person nuk ka bërë një shkrim, një për besë, bashkë me ca horra gazetarë që jetojnë në Zvicër e që kanë qenë spiuna të UDB-së, për të publikuar faktet që do të çonin dënimin e një pushtetari që ka kryer genocidin në Kosovë.

Po pse asnjëri, asnjëri, nuk e ka bërë këtë në gjithë këto 20 vite, e tani i përvishen gazetarëve e politikanëve të Shqipërisë. Të paktën nga 2001, Kosova është e çliruar, ka pasur adminisrim ndërkombëtar, e nga 2008 e pavarur. Kush prej këtyre VIP-ave që flet sot për moralin e dhunës serbe, ka bërë detyrën si gazetar?

Që të paktën të kishim një dosier të plotë, siç thotë Robelli, të mos kishim kocka njerëzish jo në Bërllok po në Batajnicë në varrezat masive. Ore kush është fajtorë për zhdukjen e Ukshin Hotit, kush është fajtor për vrasjen e Fehmi Aganit, bashkëshortit te Nekibe Kelmendit, Bajramit, kush eshte fajtor per zhdukjen e dhjetra mijëra shqiptarëve të Kosovës. Për krimet e tmerrshme që ka kryer makina e Beogradit?

Për të gjitha këto ka emra, madje ka njerëz si Çedomir Jovanoviç, që në media i kanë përmendur. Kurse mediat e Prishtinës, thjeshtë i kanë bërë copy paste. Robelli besoj se nuk mund të gjejë fajtorët në Tiranë, edhe pse këtu ka sa të duash njerëz që nuk kanë qullosur gjë, por nuk kanë lidhje me vrasjet, as nuk i kanë mbrojtur. Atëherë?

Nuk kemi parë serbë që sulmojnë Beogradin, kaq tmerrshëm siç e bëjnë një pjesë e njerëzve të opinionit publik në Prishtinë. Kanë arsye? Ndoshta, por ta thonë…/TemA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • seicili: 14/08/2021 16:23

    Seicili brenda kufijve te shtetit te vet te beje ate qe mendon se eshte me e mira per popullin e tij kjo mendoj eshte zgjidhja me e mire per te dyja palet

    Përgjigju
  • Ardiani: 13/08/2021 20:09

    Mirë e ke ti zoti Ylli...Nuk dua të bëj asnjë analizë..por dotregoj një histori...kur ne u hapëm shtëpitë kosovarëve në luftë dhe unë si gjithë të tjerët u hapa shtëpinë..E deshi puna a nga halli ika në Greqi .ju lashë shtëpinë..lëreni na tha babai e shikoj unë..U ktheva pas ca muajsh per disa dekumenta ..Vajta dhe nga shtëpia ..te vizitoj miqtë..guzhina ishte mbushur deri në tavan me pako me ndima dhe dhomat deri ne grykë me batanije. Skanë faj ..thashë me vete u përshëndeta dhe ika...Qe mos e zgjati..NJË mëngjes kishin ngarkuar një kamion të tërë dhe kishin ikur ,,pa na dhënë dorën dhe faleminderit jo e jo.Ctë them si unë plot familje të tjera..dhe nga këto histori zjenin kafenetë. E di nuk do ta botoni se mbase ju duket raciste..Por ky është ligji i heshtur i konsideratës për ta...Vëllezër jemi shokë s'jemi KËTË DUHET TA DIJË MIRË ALBINI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'