Bosët e mafias siçiliane i kanë shpallur luftë emigrantëve pas dyndjeve masive në brigjet italiane gjatë javëve të fundit. Mafiozët e “Casa Nostra” po përpiqen me çdo kusht të ruajnë pozicionin e tyre, pas zbarkimit të bandave afrikane në shtetin fqinj dhe janë angazhuar në një luftë të egër.
Vrasja makabre e një emigranti të pafajshëm në mes të rrugës nga një mafioz i “Casa Nostra” është provë e kësaj lufte. Kyebashkiaku i Palermos, Leoluca Orlando ka vënë alarmin ditën e premte duke paralajmëruar një përkeqësim të mundshëm të situatës.
“Palermo nuk është më një qytet italian, as europian. Kur ecën në qytet mund të ndihesh sikur je në Stamboll ose Beirut”, u shpreh Orlando në një komunikatë për shtyp.
/Shqiptarja.com