'Lufta e padive' në Shkodër në 30 Qershor/ Ademi e kallëzoi njëherë, policia 5 denoncime kryebashkiakes

'Lufta e padive' në Shkodër në 30 Qershor/ Ademi e kallëzoi njëherë, policia 5 denoncime kryebashkiakes

Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar procedimet penale që ka nisur dhe po heton për zgjedhjet lokale të së dielës në të gjithë vendin. Prokuroria njofton se Voltana Ademi kallëzoi drejtorinë e policisë për dhunim të institucioneve, ndërsa policia është përgjigjur me 5 kallëzime kundër kryebashkiakes së Shkodrës për pengim të procesit zgjedhor.

Gjithashtu, prokuroria ka regjistruar kallëzime penale edhe në disa zona të tjerë pas denoncimeve nga Bindja Demokratike. Edmond Piroli nga BD-ja denoncoi se anëtarët e Komisionit të dy Qendrave të Votimit në fshatin Fushë-Kuqe kanë futur në kutitë e votimit fletë votimi dhe kanë nënshkruar në emër të votuesve, pa qenë prezent votuesit.

Sipas Prokurorisë, është në proces verifikimi edhe deklarata për shtyp e kryetarit të Partisë Demokratike, dega Korçë, ku përmenden regjistrime video në lidhje me parregullsi të procesit të votimit, dhe rezultatet e tij do të raportohen në ditët në vijim.

Deklarata e plotë e Prokurorisë për zgjedhjet
Sipas informacionit që u administrua nga Prokuroritë pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, deri në këtë moment, rezulton se;

1.            Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 28.06.2019, ka regjistruar kallëzimin penal nr.1237 të ardhur nga Bashkia Shkodër, përfaqësuar nga znj. Voltana Ademi, ndaj Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Gjithashtu, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistruar 5 (pesë) kallëzime penale të referuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në ngarkim të shtetases Voltana Ademi, si dhe 1 (një) në ngarkim të shtetasit Z. H.

2.            Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin ka regjistruar procedimin penal nr. 228, datë 01.07.2019, për veprën penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”, parashikuar nga neni 326 i Kodit Penal. Ky procedim është regjistruar mbi bazën e referimit të Komisariatit të Policisë Kurbin. Sipas këtij referimi, shtetasi Edmond Piroli, kandidat për kryetar i Bashkisë Kurbin për subjektin  politik “Bindja  Demokratike”, në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019, pretendon se anëtarët e Komisionit të dy Qendrave të Votimit në fshatin Fushë-Kuqe, Kurbin kanë futur në kutitë e votimit fletë votimi dhe kanë nënshkruar në emër të votuesve, pa qenë prezent votuesit. Konkretisht, sipas kallëzuesit, në dy qendrat e votimit, në ambientin privat “Lokal i shtetasit Vasil Ulaj”, në Fushë-Kuqe, pretendohet të kenë votuar 6 shtetas, ndërkohë që në kutitë e votimit janë futur dhe gjenden rreth 60 fletë votimi në njërën kuti dhe rreth 120 fletë votimi në kutinë tjetër.

3.            Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier ka regjistruar materialin kallëzues nr. 1131, datë 01.07.2019, aktet e të cilit bëjnë fjalë për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore’’, parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Alfred Davidhi e Klevi Berzhezha. Në materialin e referuar nga policia gjyqësore e Komisariatit të Policisë Fier, pretendohet se këta shtetas i bënin presion zgjedhësve në fshatin Topojë, Fier. Materiali është në fazë verifikimi.

4.            Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë ka në fazë verifikimi deklaratën për shtyp të kryetarit të Partisë Demokratike, dega Korçë, ku përmenden regjistrime video në lidhje me parregullsi të procesit të votimit, rezultatet e të cilit do të raportohen në ditët në vijim.

5.            Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, më datë 02.07.2019 ka regjistruar kallëzimin penal nr. 1594 të vitit 2019 për veprën penale “Votimi më shumë se një herë” parashikuar nga neni 327/a i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit O.O.  Ky material është regjistruar mbi bazë të referimit të Komisariatit të Policisë Cërrik datë 01.07.2019.

Prokuroria e Përgjithshme informon se, përveç informacioneve të mësipërme, prokuroritë e rretheve të tjera gjyqësore kanë informuar se, deri në këtë moment, asnjë nga subjektet politike nuk ka bërë kallëzim/denoncim penal lidhur me procesin e zgjedhjeve vendore datë 30 qershor 2019, dhe se nuk janë filluar hetime kryesisht për materialet video të publikuara në media.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O barbone: 02/07/2019 21:05

    Ik ndrrro bravat e bashkis tesh me filipin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura