Kabineti i Sigurisë së Izraelit ka lajmëruar se është arritur një armëpushim me Palestinën, i cili do të hyjë në fuqi në orën 2 pas mesnate. Një zyrtar i Hamasit ka konfirmuar se do të ketë një armëpushim "të ndërsjellë dhe të njëkohshëm" me Izraelin duke filluar në 02:00 me kohën lokale.
Sulmet me raketa nga Hamas dhe Xhihadi Islamik aleatë rinisën pas një pauze tetë orëshe të enjten, ndërsa Izraeli vazhdoi bombardimet për të cilat, tha se kishin për qëllim shkatërrimin e aftësive ushtarake dhe parandalimin e tyre nga konfrontimi i ardhshëm pas konfliktit aktual.
Që nga fillimi i luftimeve më 10 maj, zyrtarët shëndetësorë në Gaza thonë se 232 palestinezë, përfshirë 65 fëmijë dhe 39 gra, janë vrarë dhe më shumë se 1,900 janë plagosur në bombardimet ajrore. Izraeli thotë se të paktën 160 luftëtarë në Gaza janë vrarë.