Lufta/ Izraeli: Zbuluam një vend nëntokë të prodhimit të armëve në Khan Yunis! Egjipt: Hamasi i thotë jo propozimit izraelit për armëpushim dhe pengje

Ushtria izraelite ka zbuluar një rrjet të madh tunelesh të Hamasit në zonën Khan Younis me vendndodhjen më të madhe nëntokësore të prodhimit të armëve të gjetura në jug të Gazës. 

Ndërsa luftimet në Rripin e Gazës vazhdojnë, Izraeli thuhet se po ndjek negociatat për një marrëveshje të re për lirimin e pengjeve të ndërmjetësuar nga Katari, duke i dhënë Hamasit një propozim që përfshin një pauzë deri në dy muaj në luftime. 

Por një burim i informuar egjiptian ka bërë të ditur se Hamasi ka refuzuar propozimin e Izraelit për një armëpushim dy mujor në këmbim të lirimit të pengjeve izraelitë që ende mbahen në Gaza. 

Ushtria izraelite deklaroi se 21 ushtarë të saj janë vrarë në Gaza, dita më vdekjeprurëse për forcat izraelite që nga fillimi i operacionit të tyre tokësor. Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Daniel Hagari, tha se militantët e Hamas goditën me grantë një tank pranë dy ndërtesave. Ai tha se ndërtesat shpërthyen ndoshta si rezultat i minave që forcat izraelite kishin vendosur atje për t’i shkatërruar ato. Ai tha se ushtarët, shumica e të cilëve ishin rezervistë, ishin përfshirë në një operacion për të lejuar banorët e Izraelit jugor të ktheheshin të sigurt në shtëpitë e tyre pasi dhjetëra mijëra u evakuuan pas sulmit të Hamasit më 7 tetor.

Shefi i Mossad-it, David Barnea ka propozuar që liderët e Hamasit të dëbohen nga Rripi i Gazës si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë armëpushimi, zbulon CNN. Duke cituar zyrtarë të njohur me diskutimet, rrjeti kabllor i lajmeve thotë se Barnea e ngriti idenë gjatë një takimi në Varshavë muajin e kaluar me drejtorin e CIA-s Bill Burns dhe kryeministrin e Katarit Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani dhe se Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken ngriti mundësinë përsëri ndërsa në Doha në fillim të këtij muaji.
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:55
Egjipti: Hamasi hodhi poshtë marrëveshjen për një armëpushim dy mujor në këmbim të pengjeve

1704906309_hamas.png

Një burim i informuar egjiptian ka bërë të ditur se Hamasi ka refuzuar propozimin e Izraelit për një armëpushim dy mujor në këmbim të lirimit të pengjeve izraelitë që ende mbahen në Gaza. 

Ora 21:51
Ushtria izraelite: Kemi zbuluar një vend nëntokë të prodhimit të armëve në Khan Yunis

Ushtria izraelite ka zbuluar një rrjet të madh tunelesh të Hamasit në zonën Khan Younis me vendndodhjen më të madhe nëntokësore të prodhimit të armëve të gjetura në jug të Gazës. 

Këtë e raporton Times of Israel, duke cituar Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF). Trupat nga Brigada e 7-të e Blinduar dhe ekipi elitar i inxhinierisë luftarake Yahalom operuan në atë që ushtria izraelite thotë se është një bastion "strategjik dhe qendror" i Hamasit në Khan Younis, në një zonë banimi dhe afër dy shkollave.

Ndërsa trupat sulmuan zonën, ushtria thotë se Hamasi hapi zjarr dhe qëlluan ndaj tyre, si dhe hodhën në erë hyrjet në disa tunele në zonë, në një përpjekje për të parandaluar hyrjen e trupave.

Ora 17:42
'Një skenar i tmerrshëm', zyrtari i OBSH: Dy spitale në Gaza rrethohen nga forcat izraelite

1706028454_4156160.jpeg

Dy spitale në Khan Younis të Gazës po bastisen ndërsa forcat izraelite rrethojnë qytetin, thanë zyrtarët e OBSH.

Christian Lindmeier, zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), tha se Spitali Al Khair dhe Nasser ishin të dy nën rrethim. 

"Unë e di se duhet të jetë një skenar i tmerrshëm. Njerëzit nuk e dinë se çfarë do të sjellin minutat e ardhshme," tha ai. 

Izraeli më herët u bëri thirrje banorëve që të largoheshin nga zonat përreth Spitalit Nasser dhe Spitalit Al Amal. 

 

Ora 14:05
Britania e Madhe premton sanksione kundër Houthi

1705312256_rishisunak.PNG

Rishi Sunak

Mbretëria e Bashkuar pritet të miratojë sanksione që synojnë financimin e Houthi gjatë ditëve në vijim, tha Rishi Sunak.

“Ne ndërmorëm hapa të mëdhenj për të adresuar këtë kërcënim ndaj sigurisë ndërkombëtare përpara se të ndërmerrnim veprime ushtarake. Ata që lavdërojnë sulmet e Houthi po lavdërojnë terrorizmin, qartë dhe të thjeshtë”, tha Sunak.

Kryeministri britanik tha se Mbretëria e Bashkuar nuk do të hezitonte të nisë sulme të mëtejshme ajrore kundër rebelëve Houthi nëse sulmet ndaj anijeve vazhdojnë.

"Ne nuk kërkojmë konfrontim. Ne u bëjmë thirrje Houthi-ve dhe atyre që u mundësojnë të ndalojnë këto sulme të paligjshme dhe të papranueshme. Por, nëse është e nevojshme, Mbretëria e Bashkuar nuk do të hezitojë të përgjigjet sërish”, tha Sunak.

Ora 11:44
Izraeli: Ditën e hënë u vranë 24 ushtarë izraelitë në Gaza

1705863698_ghiphiphphp.JPG

Gaza pas bombardimeve izraelite

Izraeli njoftoi të martën se kishte humbur 24 ushtarë në Gaza një ditë më parë, humbja më e rëndë ushtarake njëditore që nga fillimi i ofensivës tokësore në territorin palestinez, ndërsa presioni mbi qeverinë izraelite rritet për një armëpushim në luftën kundër Hamasit.

Sipas zëdhënësit të ushtrisë izraelite Daniel Hagari, 24 ushtarë vdiqën të hënën, duke përfshirë 21 "rezervistë", humbja më e rëndë ditore që nga 27 tetori. 

Rezervistët u vranë të gjithë nga shpërthimi i një "RPG" (raketë e lëshuar me shpatull) që synonte një tank dhe një ndërtesë të minuar nga ushtria për prishje në Rripin jugor të Gazës, shpjegoi ai. 

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi hapjen e një hetimi për atë që ai e quajti një "katastrofë". Të hënën, pragu simbolik i 200 ushtarëve izraelitë të vrarë që nga fillimi i ofensivës tokësore në Gaza u tejkalua.

Ora 11:40
Ushtria izraelite: Civilët duhet të largohen menjëherë nga Khan Yunis

1704905950_Screenshot20240110175831.png

Ushtarë izraelitë në Gaza

Forcat izraelite (IDF) po u kërkojnë “civilëve” që të largohen nga zona e Khan Yunis, në pjesën jugore të Gazës, pasi kanë njoftuar se kanë rrethuar zonën. 

Kjo është bërë e ditur nga faqja izraelite e lajmeve Ynet. 

“Për banorët e zonës Khan Yunis, në lagjet al-Nasr, Al-Amal, qendrën e qytetit dhe kampin e refugjatëve, në blloqet 107-112: për sigurinë tuaj duhet të lëvizni menjëherë në zonën humanitare në al- Mawasi", shkruhej në një postim në arabisht të publikuar në X nga zëdhënësi i IDF, Avichay Adraee, me një hartë të zonës.

Ora 10:45
Trupat izraelite rrethojnë qytetin jugor të Gazës, Khan Yunis

1703413338_gazaaaaeee.JPG

Ushtar izraelit në Gaza

Forcat tokësore izraelite kanë rrethuar Khan Yunis në jug të Gazës dhe kanë kryer një operacion të gjerë, tha ushtria. Trupat izraelitë luftuan kundër Hamasit, ndërsa dhjetëra militantë janë vrarë në 24 orët e fundit.

Zyrtarët izraelitë kanë thënë më parë se udhëheqësit e lartë të Hamasit mund të fshihen në tunele në qytet, i cili është vendlindja e zyrtarit më të lartë të grupit në Gaza, Yahya Sinwar.

Ushtaria izraelite shpërndau një sërë fotosh që pretendonin se tregonin aktivitetin më të fundit ushtarak në Gaza.

Pothuajse të gjithë 2.3 milionë banorët e Gazës kanë humbur shtëpitë e tyre, shumica dërrmuese tani janë të vendosura në qytete të vogla në veri dhe në jug të Khan Yunis, shumë prej të cilëve flenë në tenda të improvizuara.

Ora 10:18
Netanyahu: Përjetuam një nga ditët më të rënda që nga fillimi i konfliktit, por ne nuk do ta ndalim luftën

1703578888_benjaminnetanyahu.jpg

Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi së fundmi se dita e djeshme për izraelitët ka qenë më e rënda që nga fillimi i konfliktit me Hamasin.

Por ai gjithashtu parashtroi se kjo nuk do të thotë se Izraeli do ndalojë së luftuari.

“Ne kemi përjetuar një nga ditët më të rënda që nga fillimi i konfliktit, por kjo nuk do të thotë se “Izraeli do të ndalojë së luftuari deri në fitoren totale. Jam i vetëdijshëm se jeta e familjeve të ushtarëve heroikë të rënë do të ndryshojë përgjithmonë. Ndjej dhimbje për këto humbje dhe përqafoj familjarët e ushtarëve tanë”, tha Netanyahu duke iu referuar shpërthimit që shkaktoi vdekjen e 21 ushtarë në Almaazi, në qendër të Rripit të Gazës.

Kryeministri izraelit konfirmoi se është hapur një hetim nga ushtria për këtë çështje.

Ora 10:04
Këshilli i Sigurimit të OKB takim për tensionet në Lindjen e Mesme, zbulohet se çfarë pritet të diskutohet

1705042952_okb.jpg

OKB

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të takohet ditën e sotme për të diskutuar dhunën e paprecedentë të përhapur në të gjithë Lindjen e Mesme.

Në takim pritet që Kina të bëjë thirrje që OKB të njohë plotësisht Palestinën si një hap drejt zgjidhjes së dy shteteve.

Përpara takimit, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov , u takua me homologun e tij iranian, Hossein Amir-Abdollahian, në Nju Jork, për t’i kërkuar Izraelit të binte dakord për një armëpushim dhe të paralajmëronte SHBA-në që të mos përhapin konfliktin.

Takimi vjen në sfondin e një sulmi të dytë të koordinuar SHBA-Britani në thellësi të bastioneve Houthi në Jemen, si dhe lajmet për intensifikimin e luftimeve në Gazën jugore, raportojnë mediat e huaja.

“Në të njëjtën kohë që Amerika dhe Anglia nisën sulmet e saj kundër Jemenit, pamjet satelitore tregojnë se 230 anije tregtare dhe nafte po lëviznin në Detin e Kuq dhe kjo tregon se ata e kanë kuptuar mesazhin e Jeminit se po ndalojnë vetëm anijet që shkojnë në portet e regjimit sionist”, tha diplomati i lartë iranian Amir-Abdollahian.

Ai shtoi se në një bisedë me sekretarin e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, javën e kaluar në Davos, e quajti sulmin ndaj rebelëve Houthi si gabim strategjik.

Ora 09:30
Hamasi: Nuk kemi marrë asnjë propozim për armëpushim

1704987746_hamasiiii.png

Ushtarët e Hamasit

Hamasi "nuk ka marrë zyrtarisht" asnjë propozim armëpushimi nga Izraeli që do të përfshinte një pezullim të luftimeve për dy muaj në këmbim të lirimit të pengjeve. 

Kështu deklaroi një zëdhënës i Hamasit në Liban, Walid Kilani, tha për agjencinë e lajmeve turke Anadolu. 

Për Hamasin, kujtoi ai, "kushti kryesor për një marrëveshje është një armëpushim total dhe i plotë, jo i përkohshëm". Vetëm nëse arrihet ky kusht mund të ketë bisedime për pengjet, shpjegoi Kilani

Ora 09:28
OKB: Izraeli po shkatërron sistemin ushqimor të Gazës

1705651070_gaza.PNG

Foto nga Gaza

Raportuesi Special i OKB-së për të drejtën për ushqim, Michael Fakhri, tha se Izraeli po shkatërron sistemin ushqimor të Gazës,  në një postim në X  të hënën.

“Është e paprecedentë të bësh një popullsi të tërë civile të vuajë nga uria. Izraeli po shkatërron sistemin ushqimor të Gazës. Izraeli po imponon qëllimisht një shkallë të lartë sëmundjesh, kequshqyerje, dehidrim + uri duke shkatërruar infrastrukturën civile", tha Fakhri.

Rrethimi i Gazës nga Izraeli ka shkatërruar një pjesë të territorit, ka reduktuar furnizimet me ushqim, karburant dhe ujë dhe ka shkatërruar sistemin mjekësor të enklavës.

Më shumë se 1.9 milionë palestinezë janë zhvendosur me forcë, shumë herë, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë.

 

Ora 09:04
Izraeli pretendon se 21 ushtarë izraelitë janë vrarë në Gaza

1705739756_sulmohetizraeli.PNG

Gaza pas bombardimeve izraelite

Ushtria izraelite tha se 21 ushtarë të saj janë vrarë në Gaza, dita më vdekjeprurëse për forcat izraelite që nga fillimi i operacionit të tyre tokësor. Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Daniel Hagari, tha se militantët e Hamas goditën me grantë një tank pranë dy ndërtesave.

Ai tha se ndërtesat shpërthyen ndoshta si rezultat i minave që forcat izraelite kishin vendosur atje për t’i shkatërruar ato.

Ai tha se ushtarët, shumica e të cilëve ishin rezervistë, ishin përfshirë në një operacion për të lejuar banorët e Izraelit jugor të ktheheshin të sigurt në shtëpitë e tyre pasi dhjetëra mijëra u evakuuan pas sulmit të Hamasit më 7 tetor.

Izraeli nisi luftën me qëllimin për të shkatërruar Hamasin pas ata vranë 1,300 persona kryesisht civilë dhe morën peng rreth 250 të tjerë në sulmin e paprecedentë.

Të paktën 25,295 njerëz,  kryesisht gra dhe fëmijë  janë vrarë në fushatën ushtarake izraelite në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Ora 08:59
Cameron zotohet të vazhdojë sulmet kundër Houthi

1705567616_davidcameron.PNG

David Cameron

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, është zotuar se do të vazhdojë të ndërmarrë veprime kundër Houthi. Deklarata e tij vjen pasi Britania dhe SHBA kryen një raund tjetër sulmesh të përbashkëta ndaj grupit rebel mbrëmë.

Ai tha se sulmet e Houthi-ve ndaj anijeve ishin “të papranueshme” dhe “kërcënojnë lirinë e lundrimit”, raporton BBC.

“Ajo që ne kemi bërë përsëri është të dërgojmë mesazhin më të qartë të mundshëm se ne do të vazhdojmë të përdorim aftësinë e tyre për të kryer këto sulme", tha Cameron.

Operacioni i fundit u krye më pak se dy javë pasi SHBA dhe Britania e Madhe goditën më shumë se 60 objektiva Houthi në 28 vende. Që nga raundi i parë i sulmeve, Houthi kanë kryer më shumë se 12 sulme ndaj anijeve në Detin e Kuq.

S.S/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë