Lufta/ Lideri Iranian drejtuar Hamasit: Ne nuk do hyjmë në luftë për ju! Shaktërrohet parlamenti i Gazës! Mediat: Bllokim për marrëveshjen e pengjeve

Hamasi ka pranuar marrëveshjen me Izraelin, të negociuar nga Katari, e cila parashikon lirimin e rreth 50 pengjeve izraelite në këmbim të një armëpushimi tre-ditor në Gaza. Përveç ndalimit të përkohshëm të operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës, Izraelit do t'i duhet gjithashtu të lirojë disa gra dhe fëmijë palestinezë aktualisht në burgjet izraelite dhe të rrisë sasinë e ndihmës humanitare të lejuar në Gaza.

Presidenti turk,  Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se “Izraeli është një shtet terrorist” dhe se “Hamasi është një parti politike që fitoi zgjedhjet në Palestinë”. 

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus shkroi në platformën X (ish-Twitter) se organizata humbi kontaktin me punonjësit e shëndetësisë në spitalin al-Shifa në Gaza pasi ushtria izraelite filloi atë që ai e quajti "një operacion i synuar" brenda objektit.

“Raportet e operacionit ushtarak në spitalin al-Shifa janë thellësisht shqetësuese. Kemi humbur sërish kontaktet me personelin shëndetësor në spital. Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe të pacientëve”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Cisterna e parë që transporton karburant në Rripin e Gazës ka kaluar kufirin e Egjiptit me enklavën palestineze, sipas burimeve. Dëshmitarët okularë të cituar nga Reuters thanë se dy cisterna të tjera po prisnin në anën egjiptiane të pikës kufitare Rafah për të hyrë në Gaza.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan së fundmi se nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të pengjeve të mbajtura aktualisht në spitalin al-Shifa. Ata shtuan se "operacioni i synuar dhe i saktë" vazhdon në kompleksin spitalor, e cila mendon se mund të sigurojë informacione inteligjente mbi të burgosurit. Megjithatë, trupat gjetën armë dhe asete të Hamasit në zonë, gjë që, sipas Forcave izraelite, tregon praninë e grupit terrorist të Hamasit.

Ushtria izraelite hyri në spitalin më të madh të Gazës Al-Shifa. Në një deklaratë, ushtria izraelite thotë se po kryen një operacion kundër Hamasit në spitalin Al-Shifa.

“Bazuar në informacionin e inteligjencës dhe domosdoshmërinë operacionale, forcat IDF po kryejnë një operacion të saktë dhe të synuar kundër Hamasit në një zonë specifike të spitalit Shifa. IDF po kryen një operacion tokësor në Gaza për të mposhtur Hamasin dhe për të shpëtuar pengjet tanë. Izraeli është në luftë me Hamasin, jo me civilët e Gazës”, thuhet në deklaratë.

Ushtria e rrethoi objektin, në kuadër të ofensivës së saj tokësore kundër Hamasit. Autoritetet izraelite pretendojnë se militantët kanë kanë përdorur objektin për kryerjen e operacioneve të tyre të fshehta ushtarake. Por, duke marrë parasysh praninë e qindra pacientëve dhe anëtarë të personelit mjekësor brenda, autoritetet izraelite janë përmbajtur nga hyrja në spital.

Një dëshmitar okular brenda spitalit i thotë BBC-së se panë tanke dhe ushtarë komando që hynë në departamentin kryesor të urgjencës.

Lajm ne përditësim....

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve në jug të Gazës

Ushtria izraelite po rrit presionin ndaj personave të zhvendosur që javët e fundit janë larguar nga veriu i Rripit dhe janë strehuar në jug, përtej Wadi Gazës.

Banorët e tre lokaliteteve të vendosura në "zonën e sigurt" - Khuzaa , Bani Suheila dhe Karara - në fakt janë udhëzuar nga ushtria që të largohen nga shtëpitë e tyre për arsye sigurie.

Atyre u ofrohen dy destinacione: afër Khan Yunis (tashmë e mbushur me njerëz të zhvendosur) ose zona Mowasi , afër detit, ku ka duna rëre.

Fletëpalosjet e ushtrisë ngjallën një shqetësim të madh, duke ngritur frikën për një tjetër operacion tokësor në atë sektor

Ora 21:34
Mediat, lideri i Iranit drejtuar Hamasit: Ne nuk do të shkojmë në luftë për ju

Tre zyrtarë të lartë iranianë thanë se Ayatollah Ali Khamenei, udhëheqësi i Iranit, i dërgoi një mesazh të qartë udhëheqësit të Hamasit Ismail Haniyeh gjatë takimit të tyre në Teheran në fillim të nëntorit.

"Ju nuk na dhatë asnjë paralajmërim për sulmin tuaj të 7 tetorit mbi Izraelin dhe ne nuk do të shkojmë në luftë në emrin tuaj”.

Khamenei i tha Haniyeh se Irani, një mbështetës i gjatë i Hamasit, do të vazhdojë t'i japë grupit mbështetjen e tij politike dhe morale, por nuk do të ndërhyjë drejtpërdrejtë.

Ora 21:19
Ushtria izraelite: Operacioni në spitalin al-Shifa vazhdon

Trupat izraelite po vazhdojnë operacionin kundër Hamasit në kompleksin e spitalit al-Shifa, në qytetin e Gazës.

Ushtria izraelite e bëri të ditur këtë, duke shtuar se në departamentin e MRI të spitalit u gjetën mjete luftarake, inteligjencë dhe pajisje ushtarake nga Hamasi”. Më pare ishte raportuar se IDF ishte tërhequr nga spitali.

Ora 19:55
Media, Parlamenti i Hamasit hidhet në erë në Gaza

 

Ushtria izraelite hodhi në erë ndërtesën e parlamentit të Hamasit në Gaza, të cilën e pushtoi ditët e fundit. Uebsajti Ynet e raportoi atë.

 

Ora 15:35
Në mes të luftës, shiu i dendur rëndon jetën e palestinezëve në tenda

1700058909_kjbnd.jpg

Foto nga tendat e palestinezeve

OKB tha se ditën e sotme (15 Nëntor) reshjet e shiut do ta përkeqësojnë situatën për mijëra njerëz të zhvendosur që jetojnë në kampe në Gaza, shumë prej të cilëve janë strehuar në tenda.

Më poshte janë disa nga fotot e shkrepura në Khan Younis ku shumë palestinezë janë shpërngulur pasi janë larguar nga veriu i Rripit të Gazës, raporton BBC.

Izraeli e ka nisur fushatën ushtarake për ta shkatërruar Hamasin, pasi grupi radikal ka hyrë në jug të Izraelit më 7 tetor dhe i ka vrarë mbi 1.200 njerëz, si dhe i kanë marrë mbi 240 pengje.

Autoritetet shëndetësore në Gazë kanë thënë se mbi 11.000 palestinezë janë vrarë si pasojë e ofensivës ushtarake izraelite.

Ora 14:38
Hamasi pranon marrëveshjen e Izraelit: Tre ditë armëpushim në këmbim të lirimit të 50 pengjeve

1700043608_haha.jpg

Ushtarët e Hamasit

Hamasi ka pranuar marrëveshjen me Izraelin, të negociuar nga Katari, e cila parashikon lirimin e rreth 50 pengjeve izraelite në këmbim të një armëpushimi tre-ditor në Gaza. 

Përveç ndalimit të përkohshëm të operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës, Izraelit do t'i duhet gjithashtu të lirojë disa gra dhe fëmijë palestinezë aktualisht në burgjet izraelite dhe të rrisë sasinë e ndihmës humanitare të lejuar në Gaza.

Ora 14:30
Katari përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për lirimin e 50 pengjeve dhe një armëpushim 3-ditor

1700055074_50.jpg

Foto nga ushtria izraelite

Ndërmjetësuesit e Katarit po përpiqen të negociojnë një marrëveshje midis Hamasit dhe Izraelit që përfshin lirimin e rreth 50 pemgjeve civile nga Gaza në këmbim të një armëpushimi tre-ditor. 

Një zyrtar i informuar mbi negociatat i tha medias Reuters. 

Marrëveshja në diskutim, e cila u koordinua nga Shtetet e Bashkuara, do të bënte gjithashtu që Izraeli të lirojë disa gra dhe fëmijë palestinezë nga burgjet izraelite dhe të rrisë sasinë e ndihmës humanitare të lejuar në Gaza, tha zyrtari.

Ora 14:24
Shumica e amerikanëve pro armëpushimit ndaj luftës Izrael-Hamas

1700054703_pale.jpg

Palestinezët kërkojnë të mbijetuarit pas sulmit izraelit në kampin e refugjatëve në Gaza, 14 nëntor 2023

Mbështetja publike e SHBA-së për luftën e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës po bie dhe shumica e amerikanëve besojnë se Izraeli duhet të bëjë thirrje për armëpushim, sipas një sondazhi të ri të Reuters/Ipsos.

32% e të anketuarve, thanë se “SHBA duhet të mbështesë Izraelin “kur u pyetën nëse vendi duhet t’i bashkohet konfliktit. Për më tepër, përqindja e atyre që besojnë se “SHBA duhet të jetë një ndërmjetës neutral” është rritur në 39% nga 27% një muaj më parë.

4% e të anketuarve thanë se SHBA duhet të mbështesë palestinezët dhe 15% thanë se nuk duhet të përfshihet fare, raporton The Hill.

SHBA ka mbështetur prej kohësh Izraelin, aleatin e saj më të rëndësishëm duke miratuar miliarda dollarë në vit ndihma ushtarake dhe mbështetje diplomatike ndërkombëtare.

Rënia e mbështetjes publike amerikane për Izraelin mund të jetë një shenjë shqetësuese për vendin.

Ora 11:55
Niset cisterna e parë me karburant për në Gaza

1700045680_cis.jpg

Cisterina e e parë me karburant për në Gaza

Cisterna e parë që transporton karburant në Rripin e Gazës ka kaluar kufirin e Egjiptit me enklavën palestineze, sipas burimeve. Dëshmitarët okularë të cituar nga Reuters thanë se dy cisterna të tjera po prisnin në anën egjiptiane të pikës kufitare Rafah për të hyrë në Gaza.

Dërgesa të kufizuara të ndihmave humanitare janë kryer nga Egjipti në Gaza që nga 21 tetori, por Izraeli deri më tani ka refuzuar të lejojë dërgimin e karburantit. OKB-ja madje kishte paralajmëruar kohët e fundit se operacionet e saj në enklavën palestineze do të ndërpriteshin për shkak të mungesës së karburantit.

Ora 11:28
Erdogan: Izraeli është një shtet terrorist, Hamasi është një parti politike që fitoi zgjedhjet

1698502929_6667.jpg

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk,  Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se “Izraeli është një shtet terrorist” dhe se “Hamasi është një parti politike që fitoi zgjedhjet në Palestinë”. 

Erdogan gjithashtu shtoi se është e qartë se Izraeli ka bombën atomike.

Ora 11:26
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Operacioni do të zgjasë derisa të përfundojë misioni, shkatërroni Hamasin dhe ktheni pengjet në shtëpi

1700043975_iz.jpg

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, tha se operacioni do të zgjasë derisa të përfundojë misioni.

Ai tha se misioni i tyre ishte të shkatërronin Hamasin dhe të kthenin pengjet në shtëpi.

“Izraeli nuk do të ndalojë operacionet e tij në Gaza derisa trupat tona të përfundojnë misionin e tyre: të shkatërrojnë Hamasin dhe të sjellin pengjet tanë në shtëpi te familjet e tyre”, tha Ministri izraelit i Mbrojtjes gjatë takimit me Brett McGurck, koordinatorin e SHBA për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, në Tel Aviv.

Ora 11:22
OBSH: Kemi humbur kontaktet me personelin shëndetësor në spitalin al-Shifa

1699956580_al.jpg

Brenda spitalit al-Shifa

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus shkroi në platformën X (ish-Twitter) se organizata humbi kontaktin me punonjësit e shëndetësisë në spitalin al-Shifa në Gaza pasi ushtria izraelite filloi atë që ai e quajti "një operacion i synuar" brenda objektit.

“Raportet e operacionit ushtarak në spitalin al-Shifa janë thellësisht shqetësuese. Kemi humbur sërish kontaktet me personelin shëndetësor në spital. Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe të pacientëve”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

 

Ora 11:20
Hamasi drejtuar komunitetit botëror: Shpëtoni pacientët në spitalin al-Shifa

1700043608_haha.jpg

Ushtarët e Hamasit

Zëdhënësi i ministrisë, Ashraf Al-Qudra, në Telegramin e Hamas Health, përmes një postimi në Telegram u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që të ndërmarrin veprime urgjente për të shpëtuar pacientët brenda spitali al-Shifa.

"Brenda kompleksit Shifa ka 1,500 anëtarë të personelit mjekësor dhe rreth 7,000 njerëz të zhvendosur. Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve që të ndërmarrin veprime urgjente për të shpëtuar pacientët brenda Kompleksit Shifa", shkroi zëdhënësi i ministrisë në Telegramin e Hamas Health, Ashraf Al-Qudra. 

Mesazhi u publikua rreth tre orë para fillimit të operacionit ushtarak të ushtrisë izraelite në objekt. Sipas stafit mjekësor, rreth 650 pacientë janë ende të shtruar në spital, raporton Al Jazeera.

Ora 11:16
Ministri i Shëndetësisë në Gaza akuzon Izraelin për 'krime kundër njerëzimit në spitalin al-Shifa

1699952580_luftanerripinegazessulmohetizraeli.jpg

Foto ilustruese nga bombardimet në Gaza

Ministri palestinez i Shëndetësisë akuzon Izraelin për "krime kundër njerëzimit" në spitalin al-Shifa. 

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia palestineze e lajmeve Wafa, raporton Al Jazeera, al-Kaila tha se qeveria palestineze i quan forcat izraelite "përgjegjëse për jetën e stafit mjekësor, pacientëve dhe njerëzve të zhvendosur në kompleksin al-Shifa".

"Forcat izraelite po kryejnë një krim të ri kundër njerëzimit, personelit mjekësor dhe pacientëve", tha ministri palestinez i shëndetësisë. 

Në një deklaratë të veçantë për Mohammed Jamjoom të Al Jazeera-s, al-Kaila tha më parë se qeveria palestineze bën thirrje për "mbrojtjen e të gjithë pacientëve, mjekëve, punonjësve shëndetësorë, civilëve dhe personave të zhvendosur brenda spitalit në -Shifa".

 

Ora 11:12
SHBA dërgon ndihmën ushtarake në Izrael

1700043134_ilu.jpg

Foto ilustruese e municioneve në Izrael

Pentagoni ka rritur "në heshtje" ndihmën ushtarake për Izraelin, sipas Bloomberg.

Nënvizohet se këto janë "kërkesa që përfshijnë më shumë raketa të drejtuara me lazer për flotën e saj të armëve Apache, si dhe predha 155 mm, pajisje për shikim natën, municion bunker-buster dhe automjete të reja të ushtrisë". 

Armët janë renditur në një dokument që sipas agjencisë amerikane të lajmeve daton në fund të tetorit dhe që qarkullon në Pentagon.

Ora 10:58
Horrori i Hamasit, rrëfimet tronditëse nga dëshmitarët: Përdhunuan gra dhe i qëlluan në kokë

1700042155_hamss.jpg

Ushtarët e Hamasit

Policia izraelite tha se po hetonte disa raste të dhunës seksuale ndaj grave nga Hamasi gjatë sulmeve të 7 tetorit. Për të mbështetur pretendimet e saj, ajo citoi shumë persona që pretenduan se kishin qenë dëshmitarë të përdhunimeve.

Policia po mbledh prova në lidhje me pretendimet për dhunë seksuale nga dëshmitarët, pamjet e kamerave të sigurisë dhe marrjen në pyetje të palestinezëve të arrestuar pasi Hamasi pushtoi Izraelin muajin e kaluar.

Në një konferencë për shtyp, policia ndau dëshminë e një të mbijetuari të sulmit të festivalit muzikor Supernova  i cili përshkroi se kishte parë një grua duke u përdhunuar në grup dhe më pas u qëllua në kokë.

Dëshmitarja, e identifikuar si ‘S’, tha se ajo pa një grup grash që u dërguan në një vend të caktuar nga burra të armatosur të veshur me uniforma ushtarake, raportojnë mediat e huaja.

"E kuptova që i çuan atje dhe i përdhunuan”, tha ajo, duke përshkruar gjithashtu se si pa një grua tjetër duke u përdhunuar, gjymtuar dhe më pas u qëllua me një plumb në kokë.

David Katz, kreu i njësisë së hetimit penal Lahav 443, tha: “Ne nuk kemi viktima të gjalla që thonë “ne u përdhunuam”, por kemi dëshmitarë okularë të disa rasteve të përdhunimeve.”

Ndërsa ai nuk dha një numër të saktë të incidenteve që po hetohen, Katz tha se hetimi mund të zgjasë gjashtë deri në tetë muaj.

Sipas informacioneve, ka mbi 1000 deklarata për raste të tilla por nuk mund të flasin sepse janë ende në gjendje shoku. Shumë prej tyre kanë parë disa nga viktimat pa pantallona ose të brendshme.

“Ndërsa po fshihesha, pashë me bisht të syrit një terrorist  që po përdhunonte një grua. Ajo u përdhunua nga një person dhe më pas kaloi te tjetri”, tha një dëshmitar.

Dëshmitari thotë se gruaja fatkeqe ishte “e gjallë” dhe “i rrjedhur gjak nga këmbët dhe shpina”. Më pas ajo u tërhoq nga flokët. Ajo kishte flokë të gjatë, kafe.

I njëjti dëshmitar i tha policisë se një nga personat e armatosur të Hamasit e qëlluan në kokë ndërsa ai po e përdhunonte.

Kjo ishte një nga mijëra provat e mbledhura nga policia. Deri më tani, raportet për dhunën seksuale nga terroristët e Hamasit janë bazuar në rrëfimet e personave, të cilët mbërritën në vendbanime më 7 tetor.

Ora 10:54
Hamasi akuza ndaj SHBA-së: Biden përgjegjës për operacionin e Izraelit në spitalin al-Shifa

1699445487_hamas.jpg

Ushtarët e Hamasit

Në një deklaratë, Hamasi e quajti operacionin ushtarak izraelit brenda spitalit al Shifa një "krim barbar kundër një institucioni mjekësor të mbrojtur nga Konventa e Katërt e Gjenevës", raporton Al Jazeera.

“Okupimi izraelit dhe të gjithë ata që bashkëpunuan me të për të vrarë fëmijë, pacientë dhe civilë të pafajshëm do të mbajnë përgjegjësi. Miratimi nga Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni i narrativës së rreme izraelite se rezistenca përdor Qendrën Mjekësore Al-Shifa për arsye ushtarake ishte drita jeshile për (Izraelin) për të kryer masakra të mëtejshme kundër civilëve dhe për t'i larguar ata me forcë nga veriu në jug. për të vazhduar planin pushtues që synon shpërnguljen e popullit tonë”, përfundon deklarata.

Ora 10:46
Biden dhe Netanyahu bisedë telefonike për lirimin e pengjeve nga Hamasi

1699302822_bidennetanyahu.PNG

Joe Biden dhe Benjamin Netanyahu

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden bëri një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, të martën pasdite, i cili diskutoi për lirimin e pengjeve nga Hamasi.

"Presidenti Joe Biden dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu biseduan rreth përpjekjeve të vazhdueshme për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, duke përfshirë shumë fëmijë dhe një numër amerikanësh", njofton Shtëpia e Bardhë, siç raportojnë mediat ndërkombëtare.

Ora 10:41
Forcat izraelite: Nuk ka gjurmë pengjesh në spitalin al-Shifa, operacioni vazhdon

1700041259_al.jpg

Foto nga spitali Al-Shifa

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan së fundmi se nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të pengjeve të mbajtura aktualisht në spitalin al-Shifa, por thonë se "operacioni i synuar dhe i saktë" vazhdon sot në kompleksin spitalor, sepse besohet se mund të sigurojë informacione inteligjente mbi të burgosurit. 

Kështu raporton Times of Israel. Megjithatë, trupat gjetën armë dhe asete të Hamasit në zonë, gjë që, sipas IDF, tregon praninë e grupit terrorist.

Ora 10:37
Mediat: Forcat izraelite kanë arrestuar liderin e Hamasit në Bregun Perëndimor

1699352242_ca.jpg

Forcat izraelite

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit arrestuan liderin e Hamasit Husein Abu Queiq në Ramallah.

Kështu ka raportuar portali Quds duke iu referuar burimeve lokale, sipas të cilave eksponenti i grupit islamik është ndaluar gjatë një bastisjeje në qytetin Al-Bira në Bregun Perëndimor. 

Ushtria izraelite nuk ka njoftuar ende arrestimin e Abu Queiq. Kohë më parë, si Izraeli po ashtu edhe Autoriteti Palestinez e kishin arrestuar atë për aktivitetet e tij me Hamasin.

Ora 10:32
VIDEO/ Familjet e pengjeve rinisin marshimin e tyre drejt Jerusalemit

 

Në Izrael vazhdon marshimi i familjeve të pengjeve që besohet se janë mbajtur në Rripin e Gazës që nga sulmi i tmerrshëm i 7 tetorit nga Hamasi në Izrael. 

Ata u nisën nga Tel Avivi ditën e djeshme dhe u duhet të mbërrijnë në Jerusalem të shtunën. 

Kortezhi nis sërish nga Bèer Yaakov, ku mbrëmë u mirëprit nga mijëra njerëz, siç raporton Times of Israel, dhe është drejtuar për në Beit Hashmonai. 

Pjesëmarrësit u bënë thirrje të gjithë izraelitëve që t'i bashkohen marshimit.

Ora 09:23
Izraeli bastis spitalin Al-Shifa, ushtarët: Gjetëm armë, por jo pengje

1700036539_ush.jpg

Pamje nga ushtarët izraelitë teksa hynë brenda spitalit Al-Shifa (14 Nëntor)

Bastisja e vazhdueshme nga forcat izraelite në spitalin më të madh të Rripit të Gazës mund të rritet në orët e ardhshme, sipas një zyrtari i cili foli në kushte anonimiteti.

Në të njëjtën kohë, mediat izraelite kanë gjetur gjatë operacionit në spitalin Al Shifa armë, por nuk ka të dhëna se aty mbahen pengje. Megjithatë, IDF beson se mund të gjenden prova që do të tregonin vendndodhjen e disa prej pengjeve.

Kujtojmë se ushtria izraelite njoftoi në orët e para të mëngjesit të sotëm se forcat e saj po kryejnë një operacion preciz kundër militantëve të lëvizjes islamike palestineze Hamas në Al Shifa, spitali më i madh në Rripin e Gazës, raporton NewsSky.

Pak kohë më parë, IDF njoftoi se gjatë operacionit të synuar në Al-Sifah, kishte dërguar në spital inkubatorë për të sapolindurit, ushqim për fëmijë dhe furnizime mjekësore.

Ushtarët izraelitë kanë marrë në pyetje njerëzit në spital, duke përfshirë mjekë dhe pacientë, ndërsa tanket dhe automjetet e blinduara kanë rrethuar kompleksin al-Sifa, tha një gazetar në terren.

 

Ora 09:03
Zyrtari izraelit: Nuk janë armiqtë tanë, po evakuojmë pacientët e spitalit Al-Shifa

1700035396_pam.jpg

Foto nga spitali Al-Shifa

Spitali Al-Shifa mund të jetë “zemra” e Hamasit, tha për CNN zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), nënkoloneli Peter Lerner.

“Qëllimi ynë është të kërkojmë Hamasin kudo që fshihen dhe kompleksi i spitalit është një qendër qendrore e operacioneve të tyre, ndoshta edhe zemra që rreh dhe ndoshta edhe një qendër graviteti. Ne jemi përpjekur të evakuojmë spitalin, kemi blerë karburant për shërbimet thelbësore, ne jemi përpjekur dhe po përpiqemi të sjellim inkubatorë për të provuar të nxjerrim disa nga ato foshnja sepse njerëzit e Gazës nuk janë armiqtë tanë, por është Hamasi", tha ai për CNN në një intervistë pak pasi filloi operacioni ushtarak brenda Al-Shifa.

Si Izraeli ashtu edhe SHBA-ja pretendojnë se Hamasi ka një bazë komanduese nën Al-Shifa, gjë që Hamasi e mohon.

Punonjësit e ndihmës thonë se situata brenda Al-Shifa, që është spitali më i madh në Gaza dhe një nga objektet e pakta që mbetet funksionale,  është “e tmerrshme”.

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka thënë se ka mijëra njerëz që përdorin kompleksin për t’u strehuar nga bombardimet izraelite.

Ora 08:58
Forcat izraelite marrin kontrollin e kampit të refugjatëve në Gaza

1700034988_foto.jpg

Foto ilustruese e Forcave izraelite në Gaza

Forcat izraelite kanë marrë nën kontroll një kamp refugjatësh pranë qytetit të Gazës, sipas një zëdhënësi ushtarak. Admiral Daniel Hagari tha se forcat kishin përfunduar kontrollin e kampit të refugjatëve Shati dhe po lëviznin lirshëm në qytet.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit publikuan disa imazhe duke pretenduar se tregojnë operacionin në kamp. IDF ka shtrirë kontrollin e saj në të gjithë Gazën veriore gjatë ditëve të fundit, duke pretenduar se ka marrë në kontroll ndërtesat qeveritare.

Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se Hamasi “humbi kontrollin” në Gazën veriore. IDF tha se gjeti armë dhe eliminoi luftëtarët në vendet qeveritare, shkollat ​​dhe ndërtesat e banimit.

Ushtria izraelite gjithashtu ka pretenduar se ka vrarë disa mijëra luftëtarë të Hamasit, duke përfshirë komandantë të rëndësishëm, ndërsa 46 ushtarë të saj janë vrarë në Gaza.

Ora 08:30
Biseda Putin-Al Sisi: Lironi pengjet

1700034231_puti.jpg

Putin dhe Al Sisi

Presidentët e Rusisë dhe Egjiptit, Vladimir Putin dhe Abdel Fattah El-Sisi, theksuan në një bisedë telefonike mbrëmë (14 Nëntor) se palët e përfshira në konfliktin izraelito-palestinez duhet t'i japin fund luftës dhe të lirojnë pengjet sa më shpejt të jetë e mundur. 

Kjo është thënë nga shërbimi për shtyp i Kremlinit siç raportohet nga Tass. 

“U nënvizua rëndësia kritike e një armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur, lirimi i pengjeve dhe ndihma humanitare për civilët në Gaza. Të dy liderët folën në telefon për të diskutuar "situatën e përkeqësuar në zonën e konfliktit izraelito-palestinez”, tha shërbimi për shtyp në një deklaratë. 

 Të dyja palët shprehën "shqetësimin e tyre të thellë për viktimat e paprecedentë të civilëve, duke përfshirë mijëra gra dhe fëmijë".

Ora 08:20
Shtëpia e Bardhë: Hamasi përdor spitalin al-Shifa si qendër komandimi

Shtëpia e Bardhë deklaroi se "Hamasi dhe Xhihadi Islamik përdorin spitalet, përfshirë al-Shifa  dhe tunelet poshtë, për të maskuar operacionet ushtarake dhe për të mbajtur pengje".

Këtë e tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, duke cituar "informacione të ndryshme të inteligjencës".

Ora 08:18
Ushtria izraelite futet në spitalin al-Shafa, SHBA: Nuk duam të shohim një përplasje me armë zjarri para civilëve të pafajshëm

Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë ka komentuar futjen e ushtrisë izraelite në spitalin më të madh al-Shafa në Gaza. Ai thotë se SHBA nuk dëshiron që të shohë një përplasje me armë zjarri ku ka civilë të pafajshëm.

"Ne nuk e mbështesim goditjen e një spitali nga ajri dhe nuk duam të shohim një përplasje zjarri në një spital ku njerëz të pafajshëm, njerëz të pafuqishëm, njerëz të sëmurë që përpiqen të marrin kujdesin mjekësor që meritojnë dhe janë kapur në mes të zjarrit," tha ai.

Ata përsëritën komentet e Presidentit Biden më herët të martën se spitalet dhe pacientët duhet të mbrohen.

Bastisja vjen vetëm disa orë pasi SHBA-ja për herë të parë tha se inteligjenca e saj mbështeti pretendimet e Izraelit se Hamasi ka një qendër komandimi nën spitalin Al-Shifa, një pretendim i refuzuar vazhdimisht nga grupi qeverisës i Gazës.

Siç raportuam më herët, Hamasi ka fajësuar Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se presidenti amerikan është, së bashku me Izraelin, "plotësisht përgjegjës" për sulmin. Ai tha se komentet e inteligjencës amerikane i kishin dhënë "dritën jeshile" Izraelit për të nisur sulmin e tij.

Ora 08:11
Ushtria izraelite futet në spitalin al-Shafa, ministri i Shëndetësisë në Gaza: Krim kundër njerëzimit

Ministri palestinez i Shëndetësisë akuzon Izraelin për "krime kundër njerëzimit" në spitalin al-Shifa. Në një deklaratë të publikuar nga agjencia palestineze e lajmeve Wafa, al-Kaila tha se forcat izraelite janë "përgjegjëse për jetën e stafit mjekësor, pacientëve dhe njerëzve të zhvendosur në al-Shifa".

Me sulmin, forcat izraelite "po kryejnë një krim të ri kundër njerëzimit, personelit mjekësor dhe pacientëve", tha ministri palestinez i shëndetësisë.

Në një deklaratë për Al Jazeera, al-Kaila tha më parë se qeveria palestineze bën thirrje për "mbrojtjen e të gjithë pacientëve, mjekëve, punonjësve shëndetësorë, civilëve dhe personave të zhvendosur brenda spitalit në -Shifa.

Ora 08:08
Netanyahu: Ne nuk synojmë qëllimisht civilët

Kryeministri izraelit Netanyahu thotë se nuk kanë si qëllim vrasjen e civilëve. Kjo ishte një përgjigje e tij në përgjigje të kryeministrit kanadez Justin Trudeau, i cili kishte deklaruar se vrasja e grave, fëmijëve dhe të porsalindurve nga Izraeli në Gaza duhet të ndalet.

"Nuk është Izraeli ai që synon qëllimisht civilët, por Hamasi që preu kokën, dogji dhe masakroi civilët në tmerret më të këqija të kryera mbi hebrenjtë që nga Holokausti. Ndërsa Izraeli bën gjithçka që mundet për t'i mbajtur civilët nga rreziku, Hamasi bën gjithçka për t'i mbajtur ata në rrezik", shkroi Netanyahu.

SI.E./M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 15/11/2023 08:33

    Cifutet duhet te cilesohen si shtet terrorist se po bejne genocid kunder popullit Palestines, dhe kjo eshte fruti i politikes se ndyre amerikane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?