Lufta/ Washington Post: Izraeli gati për armëpushim dyjavor! Sulm izraelit në Rafah, 25 të plagosur, shkatërrohet dhe një xhami

Lufta/ Washington Post: Izraeli gati për armëpushim dyjavor! Sulm izraelit në Rafah, 25 të plagosur, shkatërrohet dhe një xhami

Luftimet në Gaza

Sipas Washington Post , Izraeli është gati për një armëpushim dy-javor për të liruar sa më shumë pengje nga robëria e Hamasit. Izraeli është gjithashtu i gatshëm të tërheqë disa forca gjatë armëpushimit, veçanërisht në Gazën veriore.

Një sulm ajror izraelit goditi një zonë pranë spitalit të Kuvajtit në Rafah, në jug të Gazës, ku mbetën rreth 25 persona të plagosur, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, të cilët u dërguan në spital. Një palestinez i plagosur në sulm u transportua në një karrocë gomari, pasi ambulancat nuk ishin në dispozicion. Në bastisje, siç raportohet nga al Jazeera , u shkatërrua plotësisht edhe xhamia pranë spitalit të Kuvajtit.

Ushtria izraelite pretendon se është sulmuar me 6 raketa nga Librani në zonën Yiftah në veri të Izraelit. Forcat e Mbrojtjes Izraelite thonë gjithashtu se pati një sulm ajror si kundërpërgjigjie ndaj forcave të Hezbollahut. Por si pasojë e sulmit me raketa nga grupi i Hezbollahut, 2 rezervistë mbetën të plagosur lehtë.

Mësohet gjithashtu se një ushtar izraelit ka ndërruar jetë, duke e çuar numrin në 133 ushtarë të vrarë që nga nisja e operacioneve tokësore.

Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh, ka mbërritur në Kajro për të zhvilluar bisedime me zyrtarët egjiptianë. Vizita e kreut të Byrosë Politike të lëvizjes islamike është shumë e pritur sepse pritet përparim drejt një pauze të re humanitare në Gaza midis Hamasit dhe Izraelit.

Ndërkohë tetë persona vdiqën dhe 34 të tjerë u plagosën në një bombë izraelite në një ndërtesë banimi në qytetin Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës, njoftoi sot Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:40
Ministria e Shëndetësisë palestineze: Një 16-vjeçar u vra gjatë përleshjeve në Bregun Perëndimor

1702802745_fo.jpg

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

Një adoleshent palestinez, Mahmud Zaoul, u qëllua për vdekje sot (20 Dhjetor) nga zjarri ushtarak izraelit në hyrje të fshatit Hussan, afër Betlehemit, në Bregun Perëndimor. 

Kështu ka raportuar agjencia palestineze e lajmeve Maan, sipas së cilës kur forcat izraelite kanë hyrë në fshat, kanë ndodhur trazira gjatë të cilave i riu është goditur në qafë nga një plumb.

Ushtria izraelite nuk e ka publikuar ende versionin e saj për atë që ka ndodhur.

Ora 18:33
Blinken: SHBA t'i japë fund luftës në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur

1703093026_bli.png

Antony Blinken

Shtetet e Bashkuara janë të fokusuara në zhvillimet e luftës në Gaza dhe ne po mundohemi që t'i japim fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur dhe duke rikthyer pengjet në shtëpitë e  tyre.

Këto janë disa nga prioritetet e treguara nga Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken në konferencën për shtyp të fundvitit.

Ora 18:25
Hamasi: Më shumë se 20 mijë njerëz janë vrarë në Gaza

1702560160_gaza.jpg

Gaza pas bombardimeve izraelite

Hamasi ka reaguar së fundmi për situatën në Gaza. Në një deklaratë në rrjete sociale, Hamasi thekson se numri i njerëzve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza deri më tani i ka kaluar 20,000.

Ndërkohë Izraeli dhe SHBA më parë kanë hedhur dyshime lidhur me raportet e publikuara nga Hamasi. BBC shkruan se numri i të vrarëve në Gaza mund të jetë i lartë, por ende është vështirë të dilet me shifra zyrtare, pasi shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar në rrënojat e shkatërruara.

Më herët zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby tha se diskutimet për një armëpushim në Gaza po mbahen në mënyrë serioze.

Sipas raporteve të mediave izraelite, negociatat mendohet të përqendrohen në një marrëveshje për të liruar disa nga pengjet e mbetura, ndoshta në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.

Ora 17:26
U deklarua për një armëpushim të mundshëm, reagon ashpër Netanyahu: Lufta do të vazhdojë derisa Hamasi të eliminohet

1702762392_F231216NRF80e1702758574999.jpg

Benjamin Netanyahu

"Lufta do të vazhdojë derisa Hamasi të eliminohet, deri në fitore. Kushdo që mendon se ne do të ndalemi nuk është i lidhur me realitetin", kështu tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu , duke përjashtuar kështu një armëpushim. 

“Ne nuk do të ndalemi së luftuari deri sa të eliminojmë Hamasin. Ne po sulmojmë Hamasin kudo që ata ndodhet madje edhe sot. Ne gjithashtu sulmojmë aleatët e tyre nga afër dhe larg. Të gjithë terroristët e Hamasit, nga i pari tek i fundit, kanë vdekur. Ata kanë vetëm dy mundësi: të dorëzohen ose të vdesin", tha Netanyahu në një video të postuar në X (ish-Tëitter). 

Ora 17:22
SHBA: Bisedimet për një pauzë mes Izraelit dhe Hamasit janë shumë serioze

1701458353_gugugug.JPG

John Kirby

Negociatat për një pauzë në luftimet midis Izraelit dhe Hamasit "janë shumë serioze". Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby , tha këtë në një konferencë në bordin e Air Force One.

Ora 16:01
E dhimbshme! 'Pa ushqim dhe ujë', nënat në Gaza nuk janë në gjendje të ushqejnë foshnjat e tyre

1703084450_nene.png

Foto ilustruese

Në nënë e vuajtur me 5 fëmijë e quajtur Khitam, ka përshkruar luftën e saj për t’u kujdesur për fëmijët e saj, teksa ajo strehohet në një shkollë në Deir Al Balah.

“Nuk ka ujë dhe ushqim për të ngrënë. Situata jonë është shumë e vështirë. Nuk ka ujë për të pirë. Nuk ka ujë të pastër, etjen mezi e shuajmë”, tha ajo.

Khitam tha se katër fëmijët e saj të tjerë “kanë dashur të hanë që nga mëngjesi, por nuk ka bukë”, raportojnë mediat e huaja.

Ajo lindi gjatë luftës dhe përshkroi se ishte larguar nga shtëpia e saj për shkak të bombardimeve izraelite vetëm dy ditë pas lindjes.

ActionAid thotë se dhjetëra mijëra gra shtatzëna janë të uritura, ndërsa nënat janë aq të keq-ushqyera sa nuk janë në gjendje të ushqejnë me gji foshnjat e tyre të porsalindura.

Ora 14:37
Zyrtari i Hamasit: Vizioni ynë është i qartë, duam të ndalojmë agresionin izraelit në Gaza

1702114668_hamas.PNG

Ushtarët e Hamasit

Një zyrtar i lartë i Hamasit ka thënë senuk do të lirojë pengjet izraelite vetëm që lufta të rifillojë menjëherë më pas.

“Vizioni ynë është shumë i qartë – ne duam të ndalojmë agresionin izraelit në Gaza”, tha Ghazi Hamad.

Hamad është pjesë e byrosë politike të Hamasit dhe nuk është i vendosur në Gaza.

“Izraeli do të marrë kartën e pengjeve dhe pas kësaj do të fillojë sërish vrasjet masive dhe masakrave kundër popullit tonë. Ne nuk do ta luajmë këtë lojë”, tha ai.

Hamad deklaroi se Hamasi preferoi të negocionte mbi një “kompromis të madh” në lidhje me të burgosurit palestinezë dhe pengjet izraelitë.

Ora 11:51
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Operacionet tokësore do të zgjerohen në zona të tjera të Gazës

1702324998_wwwww.JPG

Yoav Gallant

Operacionet tokësore të Izraelit do të “zgjerohen në zona të tjera” të Gazës. Kështu u shpreh ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Sipas The Times of Israel , Gallant tha se Khan Younis në Gazën jugore ishte “bërë kryeqyteti i ri i terrorit”.

“Ne nuk do të heqim dorë nga aksioni ynë atje derisa të arrijmë te zyrtarët e lartë të Hamasit”, tha Gallant.

Gallant shtoi se “operacioni tokësor do të zgjerohet në zona të tjera”.

Ora 11:24
Bisedimet armëpushimin dhe pengjet vazhdojnë, lideri politik i Hamasit mbërrin në Egjipt

1702114668_hamas.PNG

Ushtarët e Hamasit

Hamasi ka konfirmuar se lideri politik i grupit, Ismail Haniyeh ka mbërritur në Egjipt, ndërsa bisedimet mbi një marrëveshje të mundshme armëpushimi dhe për pengjet vazhdojnë. 

“Këtë mëngjes, vëllai muxhahid Ismail Haniyeh, kreu i byrosë politike të lëvizjes Hamas, mbërriti në kryeqytetin egjiptian, Kajro, për të zhvilluar diskutime me zyrtarët egjiptianë rreth zhvillimeve në agresionin sionist kundër Rripit të Gazës dhe shumë dosje të tjera", thuhet në një deklaratë të Hamasit, raporton Sky News. 

Haniyeh udhëtoi nga kryeqyteti i Katarit Doha këtë mëngjes, pasi u takua me ministrin e jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian përpara se të nisej. Disa udhëheqës të lartë të Hamasit jetojnë me kohë të plotë në Katar, ndërsa Yahya Sinwar i drejton operacionet e tij brenda vetë Gazës. 

Deklarata nuk konfirmoi nëse ai ishte vendosur të diskutonte në mënyrë specifike për pengjet, por zyrtarë të lartë izraelitë, përfshirë kreun e shërbimit të inteligjencës Mossad, thuhet se janë në Kajro për këtë qëllim.

Ora 10:56
Lideri i Hamasit mbërrin në Egjipt, priten bisedime për armëpushim

1703066379_hamas.JPG

Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh, ka mbërritur në Kajro për të zhvilluar bisedime me zyrtarët egjiptianë. Vizita e kreut të Byrosë Politike të lëvizjes islamike është shumë e pritur sepse pritet përparim drejt një pauze të re humanitare në Gaza midis Hamasit dhe Izraelit.

Forcat izraelite kanë deklaruar se krah tij është edhe Mohammed Deif , udhëheqësi i Brigadave al-Qassam të Hamasit, që është sulmuar prej kohësh nga Izraeli. Ai shihet teksa kishte probleme me këmbët por ecën pa u ndihmuar nga dikush megjithëse me një çalim të lehtë.

B.V/S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 20/12/2023 08:56

    Forca cuna, suksese ne spastrimin e mbeturinave te ngelura

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Balla: Mirënjohje shqiptarëve që 33 vjet më parë u nisën në kërkim të një jete më të mirë

Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Balla: Mirënjohje shqiptarëve që 33 vjet më parë u nisën në kërkim të një jete më të mirë