Lufta/ Grupi Houthi lëshon 2 raketa në Detin e Kuq ndaj forcave izraelite! SHBA: U rrëzuan 4 dronë të ardhur nga Jemeni

Lufta/ Grupi Houthi lëshon 2 raketa në Detin e Kuq ndaj forcave izraelite! SHBA: U rrëzuan 4 dronë të ardhur nga Jemeni

Dy raketa Houthi u  lëshuan më 23 dhjetor në jug të Detit të Kuq nga zona që kontrollohet nga gurpi Houthi i Jemenit. Lajmin e konfirmoi Komanda Qendrore e SHBA-së, duke theksuar se asnjë anije e tyre nuk ishte goditur.

Gjithashtu në deklaratë bëhet me dije se forcat amerikane kanë rrëzuar 4 drone që ishin lëshuar nga zona e kontrolluar nga Houthi në Jemen.

Ndërkohë Spanja do të heqë veton për pjesëmarrjen e Bashkimit Evropian në misionin e Detit të Kuq, por vetë nuk do të marrë pjesë. Ministria spanjolle e Mbrojtjes ka lëshuar një njoftim për shtyp në të cilin për herë të parë që nga e marta e kaluar shprehet qartë qëndrimi i Spanjës.

“Spanja nuk do të marrë pjesë në misionin e ri të Bashkimit Europian”, thonë troç.

Të enjten e kaluar Grupi i Punës prej 27 ministrave të Punëve të Jashtme u takua urgjentisht me kërkesë të Josep Borrell. Me atë rast u ngrit mundësia që operacioni Atalanta për të luftuar piraterinë, i cili është i pranishëm në Oqeanin Indian, por që ka zgjeruar zonën e ndikimit deri në Detin e Kuq, do të integrohej në Operacionin Ruajtësi i Prosperitetit të promovuar nga Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur trafikun tregtar nga sulmet Houthi.

Spanja, për habinë e pjesës tjetër të vendeve, votoi kundër këtij propozimi. Vetoja e tij është e detyrueshme, kështu që operacioni nuk mund të kryhej pa pëlqimin e tij. Edhe Joe Biden ndërhyri për të kapërcyer bllokadën spanjolle dhe i telefonoi kryeministrit Pedro Sanchez.

Për momentin, Spanja ka njoftuar se nuk do të kundërshtojë një mision të BE-së, por e bën të qartë se nuk do të marrë pjesë në të.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:42
Rritet numri i ushtarëve izraelitë të vrarë gjatë ofensivës në Gazë

1703422046_eeeessdd.JPG

Ushtarët izrelitë në Gaza

Katërmbëdhjetë ushtarë izraelitë janë vrarë në luftimet në Rripin e Gazës gjatë fundjavës, tha ushtria izraelite të dielën. Ditët e fundit kanë qenë disa prej ditëve kur janë zhvilluar betejat më të përgjakshme që kur Izraeli nisi ofensivën ushtarake, dhe janë sinjal se Hamasi – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Britania – ende po reziston pavarësisht javësh të luftimeve brutale.

Të 14-të ushtarët izraelitë u vranë të premten dhe të shtunën gjatë betejave në Gazën qendrore dhe jugore.

Sipas ushtrisë izraelite, katër ushtarë u vranë kur makina e tyre u godit nga një raketë kundërtanke. Të tjerët u vranë gjatë luftimeve sporadike.

Me vdekjen e ushtarëve gjatë fundjavës, numri i ushtarëve izraelitë të vrarë që nga nisja e ofensivës në Gazë ka arritur në 153./ REL

Ora 13:38
Hamas: Mbi 20 mijë të vdekur në Gaza që nga fillimi i luftës

1703421716_gazaaaass.JPG

 
Gaza

Numri i të vdekurve në Rripin e Gazës, që nga fillimi i luftës ka arritur në 20,424. 

Kjo është bërë e ditur nga Ministria Palestineze e Shëndetësisë, e drejtuar nga Hamas.

Ora 11:20
Izraeli: Operacionet ushtarake vazhdojnë në Gaza, në 24 orët e fundit kemi goditur 200 objektiva të Hamasit

1703413338_gazaaaaeee.JPG

Ushtarët izraelitë në Gaza

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagar, ka bërë me dije se operacionet ushtarake po vazhdojnë në mënyrë intensive në të gjithë Rripin e Gazës.

Ai shprehet se vetëm në 24 orët e fundit janë goditur rreth 200 objektiva të Hamasit.

Po ashtu, raportohet se ushtarët izraelitë kanë zbuluar një depo armësh, e cila dyshohet se ka qenë e Hamasit, brenda një strukture civile.

Sipas Izraelit aty janë gjendur dhjetëra predha mortajash, qindra granata dhe dokumente sekrete.

Po ashtu, thuhet se në Jabalya, trupat izralite vranë shtatë terroristë dhe shkatërruan katër poste vëzhgimi të Hamasit.

Ora 09:39
Protesta në Izrael, kërkohet dorëheqja e Netanyahut! Protestuesit: Nuk parandaloi dot sulmin e Hamasit në 7 tetor

1703407327_benjaminnetanyahu.PNG

Në Tel Aviv dhe në Cezare janë zhvilluar protesta të qytetarëve kundër kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu. 

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij, duke e cilësuar si përgjegjës për paaftësinë e parandalimit të sulmit të Hamasit në 7 tetor të këtij viti. 
 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ish ushtarak: 24/12/2023 13:22

    Me sasin e objektivave që thotë ushtria izraelite duhet që në ripin e gazëz të jenë shtëpiat e pop.palesstinez objektiva.Ju lutem të mos botohen budallallëqet që thonë agresorët izraelit.Popujt jan të pafajshëm dhe të vetmin FAJ kanë që zgjedhin të Ç'MËNDUR QË LUAJNË ME JETËN E POPUJVE.

    Përgjigju
  • Turi: 24/12/2023 12:23

    Ky ka vetem nje emer dhe quhet genocid ndaj popullit Palestines kurse ju legena te pafytyre na e pershkruani si vetembrojtje te cifuteve gje qe nuk eshte e vertete absolutisht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë