Lufta/ Hezbollahu: Gjashtë sulme me raketa të nisura kundër Izraelit! Ushtria amerikane rrëzon dronin e lëshuar nga Houthi në Deton e Kuq

Lufta/ Hezbollahu: Gjashtë sulme me raketa të nisura kundër Izraelit! Ushtria amerikane rrëzon dronin e lëshuar nga Houthi në Deton e Kuq

Hezbollahu tha se kishte nisur gjashtë sulme kundër Izraelit. Këtë e raporton Al Jazeera.

Sulmi i fundit ndodhi në mbrëmje dhe kishte në shënjestër "ushtarët armik izraelitë" me raketa në një zonë afër kufirit, shkroi grupi i armatosur libanez në kanalin e tij Telegram.

Pesë sulmet e tjera, i pari prej të cilëve u nis para mesditës, kishin në shënjestër objektet ushtarake dhe ushtarët izraelitë duke përdorur raketa dhe predha mortajash.

Ushtria amerikane njoftoi se rrëzoi një dron të lëshuar nga rebelët Houthi të Jemenit në Detin e Kuq të shtunën, si dhe disa pajisje të tjera në Jemen. 

Dy dronë u nisën të shtunën në mëngjes nga Houthis në drejtim të Detit të Kuq, një rrugë strategjike detare për tregtinë botërore. Kjo është bërë e ditur nga Komanda Amerikane e Lindjes së Mesme (Centcom) në rrjetin social.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:11
Përshkallëzohen protestat në Izrael, kërkohen zgjedhje të reja

 

Në një kohë që lufta në Gaza ka hyrë në muajin e gjashtë, kryeministri Benjamin Netanjahu po përballet me protesta të ashpra në vendin e tij

Mijëra njerëz u mblodhën në rrugët e Tel Avivit ku kërkuan dorëheqjen e kryeministrit dhe zgjedhje të reja parlamentare.

Shumë izraelitë akuzojnë Netanjahun për sulmin e Hamasit më 7 tetor si dhe reagimin e pamjaftueshëm për lirimin e pengjeve civile, që janë në duart e militantëve.

Jo vetëm ndërkombëtarët janë kritikë për dhunën pa limit në Rripin e Gazës, por  zemërimi I popullit vjen në rritje

Kryeministri Netanjahu, ndërkohë është përpjekur të mos dëgjojë kritikat dhe presionin ndërkombëtar dhe të shtrijë ofensivën ushtarake deri në Rafah, aty ku janë grumbulluar dhe pjesa më e madhe e civilëve palestinezë të larguar nga shtëpitë e tyre.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës