Hezbollahu mori përgjegjësinë për sulmin me dron të ngarkuar me eksploziv, në qytetin verior izraelit, Hurfeish, duke pretenduar se objektivi ishte një pozicion i ushtrisë në zonë.

Grupi shiit libanez tha se sulmoi si hakmarrje për sulmet izraelite në Libanin jugor, në ditët e fundit, duke përfshirë një në Naqura dje, ku u vra një anëtar i Hezbollahut.

Ndërsa, udhëheqësi politik i Hamasit, Ismail Hanyeh tha se grupi "do të lidhet seriozisht dhe pozitivisht me çdo marrëveshje të bazuar në ndërprerjen e plotë të armiqësive dhe tërheqjen izraelite nga Gaza".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:58
Putin: Situata në Gaza është rezultat i dështimit të plotë të Shteteve të Bashkuara

1717620693_thtrhrethrehtr.JPG

Vladimir Putin 

“Situata në Gaza është rezultat i dështimit të plotë të Shteteve të Bashkuara. Po bëhet shkatërrimi total i popullatës civile”,

Kështu është shprehur ditën e sotme presidenti rus Vladimir Putin gjatë një takimi me agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.