Misioni i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (Aiea) do të arrijë në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia deri në fund të kësaj jave. Kështu ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i IAEA, Rafael Grossi. Italia do të jetë në ekipin që do të vizitojë zonën bërthamore. Megjithatë risi është pjesëmarja e Shqipërisë dhe e Malit të Zi në këtë mision. Ndërkohë BE-ja është gati të pezullojë marrëveshjen e vizave me Rusinë për të kufizuar numrin e lejevelëshuar pasi disa anëtarë të Evropës Lindore kërcënuan të mbyllnin kufijtë për turistët rusë. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba do të jetë sot në Suedi, më pas në Pragë për takimin jozyrtar të ministrave të jashtëm të BE-së. Një djalë 24-vjeçar amerikan u vra në Donbass teksa po luftonte forcat ruse. Zelensky: "Ne do të marrim të gjitha territoret e pushtuara, nga Donetsk në Mariupol në Krime".
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (Aiea) njoftoi në një postim në Twitter se ai ishte drejtuar në termocentralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhia. “Ka ardhur dita, ka nisur misioni i IAEA-s në Zaporizhia. Duhet të mbrojmë sigurinë e Ukrainës dhe termocentralin më të madh në Evropë”, ka shkruar Rafael Grossi në rrjetet sociale, duke specifikuar se misioni do të mbërrijë në vend këtë javë.
Gati 7 milionë ukrainas janë larguar nga vendi dhe janë shpërngulur në vendet fqinje që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët.
Më shumë se 3.9 milionë prej tyre kanë aplikuar për statusin e qëndrimit të përkohshëm në vendet fqinje perëndimore, sipas të dhënave të mbledhura nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët.
“Përshkallëzimi i konfliktit në Ukrainë ka shkaktuar viktima civile dhe shkatërrim të infrastrukturës civile, duke i detyruar njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre duke kërkuar siguri, mbrojtje dhe ndihmë”, shkroi agjencia.
Ish-deputeti ukrainas, Oleksiy Kovalyov, i cili iu bashkua qeverisë rajonale të Hersonit të imponuar nga Moska u gjet i vdekur të dielën. Ai u vendos në krye pasi forcat e armatosura ruse pushtuan pjesë në juglindje të Ukrainës.
Lajmin e përcolli të hënën një këshilltar i administratës rajonale të kontrolluar nga Kievi, Serhiy Khlan, i cili tha se Kovalyov u gjet i vdekur një ditë më parë në shtëpinë e tij në qytetin Hola Prystan.
Mediat ukrainase raportuan se ai u gjet me një plagë në kokë, shkaktuar me armë zjarri. Po ashtu, u raportua se gruaja e e Kovalyov u plagos me thikë dhe u shtrua në spital.
Autoritetet e imponuara nga Rusia në Ukrainë nuk i komentuan raportimet, por kanalet pro-ruse në rrjetin Telegram i konfirmuan ato. Të shumtë janë zyrtarët ukrainas të emëruar nga Moska në zonat e Ukrainës që janë sulmuar apo kanë vdekur javët e fundit.
"Forcat e armatosura të Ukrainës kanë filluar ofensivën në disa fronte në jug të vendit, për të rimarrë rajonin e Hersonit nga forcat pushtuese ruse", tha një zëdhënës ushtarak.
"Sot filluam aksione sulmuese në drejtime të ndryshme, duke përfshirë rajonin Herson", tha transmetuesi publik ukrainas Suspilne, duke cituar zëdhënësen e komandës jugore, Natalya Humenyuk.
Ajo e konfirmoi lajmin disa minuta më vonë në një konferencë. Rusia pushtoi pjesë të Ukrainës jugore në fazën e parë të pushtimit të saj më 24 shkurt.
Ukraina është zotuar për javë të tëra për të kryer kundërsulm të madh për të rimarrë jugun dhe ka përdorur armë me rreze të gjatë të prodhimit perëndimor për të goditur linjat ruse të furnizimit.
Humenyuk tha se sulmet e fundit të Ukrainës në rrugët logjistike jugore të Rusisë kishin "dobësuar pa dyshim armikun", duke shtuar se më shumë se 10 depo municionesh ruse ishin goditur gjatë javës së fundit. Megjithatë, ajo nuk pranoi të tregonte më shumë detaje rreth ofensivës së re.
Udhëheqësi rajonal i Krimesë i emëruar nga Moska, Sergei Aksyonov, hodhi poshtë pohimin ukrainas për një kundërofensivë në rajonin e Horsonit, të cilin e quajti të rremë, duke pretenduar se forcat ukrainase kanë pësuar humbje të mëdha në jug dhe vende tjera. Pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në muajin e shtatë./REL
Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson njoftoi të hënën se Suedia do të sigurojë 500 milionë korona të tjera (46.75 milionë dollarë) ndihmë ushtarake për Ukrainën për ta ndihmuar atë të mbrohet kundër pushtimit rus.
Andersson u tha gazetarëve pasi priti ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba për bisedime se qeveria e saj do të ofrojë një paketë ndihme shtesë prej 1 miliardë koronash, ndihmë ushtarake dhe civile, për Ukrainën.
“Për sa kohë që lufta të vazhdojë, ne do të kërkojmë më shumë armë. Çdo euro, çdo plumb, çdo predhë ka rëndësi”, u shpreh Kuleba gazetarëve.
Kryeministrja suedez nuk dha detaje të paketës ushtarake, por tha se do të ishte e ngjashme me ndihmën e mëparshme që përfshin armë antitank, pajisje mbrojtëse personale dhe pajisje për pastrimin e minave.
"Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për sa kohë që lufta të vazhdojë," tha Andersson.
Pjesa civile e paketës do të përfshijë blerjet e grurit ukrainas që do t'u kalohet vendeve që përballen me mungesë ushqimi dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së Ukrainës./Reuters
Misioni i IAEA, agjencia ndërkombëtare për energjinë atomike është gati për të nisur në Zaprozhzhia. Ekipi do të përbëhej nga drejtori i IAEA Rafael Mariano Grossi, nga Argjentina, dhe 13 ekspertë të tjerë nga vende të tjera, por nuk do të përfshinte anëtarë të SHBA-së ose të Mbretërisë së Bashkuar. Ndër vendet që do të merrnin pjesë në ekip do të ishte edhe Italia, si dhe Shqipëria, Franca, Jordania, Meksika dhe Maqedonia e Veriut.
Hahahahahahahahahhahaha
PërgjigjuQesh qesh ti po qeshen mire kush qesh i fundit. Ja prit sa te leshojme edhe satelitin qe ta monitorojme direkt nga lart nivelin e rezatimeve.
Shqiptaret jane njisha ne fushen e energjise atomike. Ne Shqiperi i kemi nja tre centrale!!!!
Përgjigju