Disfatë e rëndë, Rusia tërheq trupat nga Kherson! BE propozon paketën e ndihmës për Ukrainën prej 18 miliardë eurosh për vitin 2023

Disfatë e rëndë, Rusia tërheq trupat nga Kherson! BE propozon paketën e ndihmës për Ukrainën prej 18 miliardë eurosh për vitin 2023

Pamje nga rajoni Mykolaiv, 18 tetor

Ushtria ruse është urdhëruar të tërhiqet nga qyteti ukrainas i Khersonit, i cili është kryeqyteti i vetëm rajonal që Rusia ka nën kontroll qëkur nisi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit. Komandanti rus në Ukrainë, gjenerali Sergei Surovikin, tha se nuk ishte më e mundur të vazhdohej furnizimi në qytet.

Kjo do të thotë se forcat ruse do të tërhiqen tërësisht nga rajoni në bregun perëndimor të lumit Dnipër. Tërheqja është gjithashtu një goditje e rëndësishme, pasi Rusia po përballet me një kundërsulm ukrainas.

Nga ana tjetër Ukraina dëshiron që samiti i G20-ës të këtij muaji të trajtojë gjendjen e rëndë të mijëra fëmijëve të saj, të cilët thotë se janë deportuar në Rusi.

"Federata Ruse vazhdon të kryejë krimet e saj në lidhje me fëmijët ukrainas. Largimi i fëmijëve vazhdon," citoi zyra e Zelensky, Andriy Yermak  të martën në një takim që ai kryesoi me një grup zyrtarësh përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve.

Parakushti kryesor i Kievit për të hyrë në negociatat me Rusinë për përfundimin e luftës është kthimi i të gjithë tokës së kapur ukrainase, kjo është bërë e ditur nga një zyrtar i lartë të sigurisë së Ukrainës. Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, tha të martën se palës ukrainase i duhej gjithashtu "garancia" e mbrojtjes ajrore moderne, avionëve, tankeve dhe raketave me rreze të gjatë veprimi.

Deklarata e Danilov erdhi pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në fjalimin e tij gjatë natës të hënën se ai ishte i hapur për negociata "të vërteta" me Rusinë që do të rivendosnin kufijtë e Ukrainës. Ai gjithashtu bëri thirrje për kompensim pas sulmeve shkatërruese ruse dhe kërkoi që ata që janë përgjegjës për krimet e supozuara të luftës të ndëshkohen.

Bisedimet për një fund të negociuar të konfliktit janë shtuar ditët e fundit, pasi gazeta “Washington Post” raportoi se Shtetet e Bashkuara kanë inkurajuar privatisht zyrtarët ukrainas të sinjalizojnë një hapje për të biseduar me fqinjin e tyre. Zyrtarët amerikanë thuhet se duan që Ukraina të jetë e interesuar për negociatat, mes shqetësimeve që Kievi mund të humbasë mbështetjen ndërkombëtare nëse mbetet me vendosmëri kundër bisedimeve të paqes me Rusinë

Vijon...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:07
Ish-ushtari britanik vritet gjatë luftimeve në Ukrainë, rrëfehet familja e tij

1668024574_ushtar.PNG

Një ish-ushtar britanik, Jordan Gatley, është vrarë duke luftuar në Ukrainë. Familja e tij ka njoftuar për vdekjen e ish-ushtarit britanik.

Jordan Gatley,  i cili u largua nga ushtria britanike në mars vdiq në betejën për qytetin lindor të Severodonetsk, raporton BBC.

Jordan  është britaniku i dytë që ka vdekur në përpjekje për të mbrojtur Ukrainën nga pushtimi i Rusisë, pasi Scott Sibley humbi jetën në prill.

Familja e ish-ushtarit britanik tha: "Jordan ishte një hero dhe do të jetë përgjithmonë në zemrat tona”.

Në një postim në Facebook, babai i tij Dean tha se djali i tij vdiq në vijën e frontit duke mbrojtur Severodonetsk.

Ora 19:54
Stoltenberg: Tërheqja e pjesshme ruse nga Kherson tregon se mbështetja për Ukrainën po funksionon

1667510445_JensStoltenberg1.PNG

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i tha CNN të mërkurën se një tërheqje e pjesshme ruse nga Kherson tregon se mbështetja e ofruar nga aleanca ushtarake për Ukrainën është e suksesshme.  

“Ajo tregon guximin, vendosmërinë, përkushtimin e Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme. Kombinimi i trajnimit të forcave ukrainase me pajisje të avancuara dhe guximit të forcave ukrainase po bën të mundur arritjen e fitimeve dhe çlirimin e territorit siç shohim tani edhe rreth Khersonit”, tha Stoltenberg për CNN.

Sipas mediave shtetërore ruse, komentet e tij vijnë pasi Ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shoigu urdhëroi më herët të mërkurën një tërheqje të forcave ruse nga bregu perëndimor i lumit Dnipro në rajonin Kherson. Forcat ukrainase kanë bërë përparime drejt qytetit Kherson nga dy drejtime.

Të martën, nënsekretari i mbrojtjes i Pentagonit për Politikë, Colin Kahl tha se Rusia ka pësuar "dhjetëra mijëra viktima" që nga fillimi i luftës në shkurt. 

Stoltenberg i tha CNN se NATO ka të njëjtën analizë për humbjet e Moskës.  

“Ne kemi të njëjtën analizë që Rusia ka humbur shumë dhe ata në fakt i kanë kushtuar rreth 80% të forcave të tyre tokësore në Ukrainë dhe kanë marrë humbje të mëdha, si për personelin, por edhe për pajisjet. Kjo tregon sërisht fitimet që ukrainasit kanë mundur të bëjnë me mbështetjen e aleatëve dhe partnerëve të NATO-s”, tha ai për CNN.   

Shefi i NATO-s paralajmëroi se Kremlini nuk duhet të nënvlerësohet.  

“Rusia ka ende shumë kapacitete ushtarake. Ne kemi parë sulmet me raketa, sulmet me dron, kundër qyteteve të Ukrainës dhe infrastrukturës kritike dhe termocentraleve. Prandaj, lufta nuk ka mbaruar dhe nuk duhet të nënvlerësojmë brutalitetin e forcave të armatosura ruse”, tha ai.  

Ora 19:28
“Nuk do që të përplaset me liderë të tjerë”, Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e G20

1667980465_63606300303.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e G20 që do të mbahet në Bali javën e ardhshme.

Burime të përfshira në organizimin e samitit thanë për Bloomberg se Kremlini po përpiqet të mbrojë presidentin nga tensionet e mundshme të nivelit të lartë për pushtimin e tij në Ukrainë dhe të shmangë përplasjet e mundshme me liderë të tjerë, duke përfshirë presidentin amerikan Joe Biden, i cili e ka etiketuar presidentin rus një "kriminel lufte".

“Nuk do që të përplaset me liderë të tjerë”, deklaruan burimet e afërta të Putin.

Ndërkohë, në samit është konfirmuar pjesëmarrja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Rusia do të dërgojë ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov në vend të Putinit, tha një prej burimeve të afërta të Putin. Ata folën në kushte anonimiteti për të diskutuar çështje që nuk janë ende publike. Zëdhënësit nga Ministria e Jashtme dhe Kremlini nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Ora 18:12
VIDEO/ Në kushte mizore duke vdekur urie, zbulohet si mbahen ushtarët rusë në “kampin e ndëshkimit” që refuzojnë të luftojnë në Ukrainë

1668015110_Rustnkamp.PNG

Ushtarët rusë që kundërshtojnë të luftojnë në Ukrainë, mbahen në “kampin e ndëshkimit”. Një video që qarkullon në rrjetet sociale, shfaq imazhe të kushteve mizore ku ata jetojnë.

Shumë prej tyre kanë përfunduar në qelitë e këtij kampi në rajonin e Donetskut, ku po vdesin urie dhe po kërcënohen me ekzekutim masiv nga ekipi i specializuar për ekzekutim.

Media e pavarur ruse 'The Insider', ka arritur të intervistojë 21 prej ushtarëve që po mbahen në këtë kamp në Donetsk, që Putin së fundmi e aneksoi.

Shumica prej tyre në deklaratat e shkruara kanë theksuar se kanë refuzuar të luftojnë, pasi lufta e Putinit po bëhet kundër dëshirës së tyre.

Gratë dhe nënat e tyre thonë se ata po cilësohen si “tradhtarë”, dhe po përballen me presion që të tërheqin deklaratat e tyre.

 

Ora 18:07
Zyrtari ukrainas shpreh skepticizëm për tërheqjen e Rusisë nga Kherson

1668013757_zyrtariukrainas.PNG

Një zyrtar i lartë ukrainas ka shprehur skepticizëm se forcat ruse do të largohen krejtësisht nga bregu perëndimor i rajonit Kherson.

Gjithashtu, ai tha se veprimet flasin më shumë se fjalët dhe se ata nuk po shohin asnjë shenjë nga Rusia për të ndaluar luftën në Kherson.

Mykhailo Podolyak, këshilltar i kreut të Zyrës së Presidentit të Ukrainës, shkroi në Twitter: "Veprimet flasin më shumë se fjalët. Ne nuk shohim asnjë shenjë se Rusia po e lë Kherson pa luftë".

Ai gjithashtu shtoi: “Ukraina po çliron territore bazuar në të dhënat e inteligjencës, jo deklaratat e inskenuara televizive”.

Ora 17:37
BE propozon paketën e ndihmës për Ukrainën prej 18 miliardë eurosh për vitin 2023

1668011978_BE.PNG

Bashkimi Evropian prezantoi të mërkurën një plan për t’i ofruar Ukrainës rreth 18 miliardë euro ndihmë financiare vitin e ardhshëm në pagesa të rregullta për të ndihmuar vendin e shkatërruar nga lufta që të mbajë funksionimin e objekteve të tij të energjisë dhe të kujdesit shëndetësor, si dhe të financojë pagat dhe skemat e pensioneve.

Sipas mediave të huaja, dega ekzekutive e BE-së, Komisioni Evropian, tha se ndihma do të përfshinte kredi me kushte jashtëzakonisht të favorshme me vlerë rreth 1.5 miliard euro çdo muaj, ndoshta duke filluar nga janari.

Ukraina nuk do të duhet të rimbursojë fondet për të paktën një dekadë dhe vendet anëtare të BE-së do të mbulojnë kostot e interesit. Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se Ukrainës do t’i nevojiten 3-4 miliardë dollarë çdo muaj në vitin 2023. Kontributi i 27 vendeve të BE-së do të krahasohet me Shtetet e Bashkuara, ndërsa donatorë të tjerë dhe institucione financiare pritet të plotësojnë hendekun.

“Ukraina ka nevojë për ndihmën tonë”, ka thënë zëvendëspresidenti ekzekutiv i Komisionit, Valdis Dombrovskis teksa zbuloi planin.

Ai tha se qeveria në Kiev ka nevojë për financim “të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm”. Në të njëjtën kohë, BE pret që ajo të trajtojë më mirë mashtrimin dhe korrupsionin dhe të forcojë sundimin e ligjit.

Komisioni synon të marrë hua paratë në tregjet e kapitalit duke përdorur peshën e kombinuar të 27 vendeve për të siguruar kushte më të favorshme. Një pjesë e përpjekjeve do të përfshinte ristrukturimin e një pjese të buxhetit afatgjatë të BE-së dhe kjo kërkon miratimin unanim të vendeve anëtare.

Ora 16:48
Rusia do të tërheqë trupat nga Kherson

1667918013_FlamuriRus.PNG

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka urdhëruar trupat e vendit të tërhiqen nga bregu perëndimor i lumit Dnieper përballë sulmeve ukrainase pranë qytetit jugor të Khersonit.

Njoftimi i Sergei Shoigu shënoi një nga tërheqjet më të rëndësishme të Rusisë që kur nisi ofensivën e saj në fund të shkurtit.

Në komentet televizive, gjenerali Sergei Surovikin, në komandën e përgjithshme të luftës, tha se nuk ishte më e mundur të furnizohej qyteti Kherson. Ai tha se propozoi të ndërmerrte linja mbrojtëse në bregun lindor të lumit.

“Ne do të shpëtojmë jetën e ushtarëve tanë dhe kapacitetin luftarak të njësive tona. Mbajtja e tyre në bregun e djathtë perëndimor është e kotë. Disa prej tyre mund të përdoren në fronte të tjera”, tha Surovikin.

Lajmi pasoi javë të tëra përparimesh ukrainase drejt Khersonit dhe një garë nga Rusia për të evakuuar banorët e qytetit.

S.C/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • flora: 09/11/2022 22:20

    nuk esht fare disfat, biden perpara se te humbte zgjedhjet i tha ukraines uluni ne tavoline, biden i humbi zgjedhjet dhe ukraina u ul ne tavoline, rusia e merr kollaj fare ukrainene ne tavoline

    Përgjigju
  • Igor: 09/11/2022 17:58

    I vjen era e fundit te federates Ruse tju vjen turp qe te deklarojne si fuqija e dyte ushtarake ne Bote,mundet te ndodhe qe nji dite te largohen nga e gjith Ukraina.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin