Zyrtarë të lartë izraelitë u kanë kërkuar autoriteteve amerikane që të lejojnë IDF- në të intensifikojë sulmet e saj në Bejrut, raporton The Jeruzalem Post. Libani i është kundërpërgjigjur ashpër sulmeve izraelite ndërsa për ulur armët mes palëve, Sekretari i Shtetit amerikan Marco Rubio ka komunikuar me presidentin libanez Joseph Aoun dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Shtetet e Bashkuara propozuan që, si hap i parë, Hezbollahu të ndërpresë të gjitha sulmet kundër Izraelit dhe, në këmbim, Izraeli të përmbahet nga përshkallëzimi i armiqësive në Bejrut, raportojnë mediat izraelite. Ndër të tjera thuhet se Aoun u përpoq ta çonte përpara këtë propozim, por Kryetari i Parlamentit libanez Nabih Berri “ia vuri barrën” Izraelit që të ndalonte sulmet i pari.
Forcat ajrore të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit kanë njoftuar për goditjen dhe shkatërrimin e një baze ajrore ushtarake amerikane, nga ku u nis sulmi ndaj kullës së telekomunikacionit në ishullin Sirik.
Gjatë fundjavës, Komanda Qendrore e SHBA-së kreu sulme vetëmbrojtëse kundër radarëve dhe qendrave të kontrollit të dronëve iranianë në Goruk të Iranit dhe në ishullin Qeshm. Sulmet e synuara dhe të kontrolluara u zhvilluan të shtunën dhe të dielën në përgjigje të veprimeve agresive iraniane, përfshirë rrëzimin e një droni amerikan MQ-1 që vepronte mbi ujërat ndërkombëtare.
Avionët luftarakë amerikanë reaguan menjëherë, duke eliminuar mbrojtjen ajrore iraniane, një stacion kontrolli tokësor dhe dy dronë sulmi që përbënin një kërcënim të qartë për anijet që kalonin nëpër ujërat rajonale.
Lajmi në përditësim...
Komente









