Irani ka nisur një valë re sulmesh me dronë e raketa në Emiratet e Bashkuara, në ditën e 11-të luftës. Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në X njoftoi se u janë përgjigjur sulmeve iraniane.
Ndërkohë si pasojë e sulmeve izraelite në Teheran të paktën 40 persona u vranë. Sipas transmetuesit izraelit N12, disa laboratorë bërthamorë në kryeqytetin iranian u vunë në shënjestër nga forcat e Tel Avivit.
Ushtria izraelite kreu sulme ajrore edhe në disa zona në Libanin jugor dhe lindor. Agjencia Kombëtare Libaneze e Lajmeve (ANI) raportoi se forcat ajrore izraelite bombarduan disa fshatra në rajonet e Tyre dhe Jezzine (jug) dhe pjesën perëndimore të Bekaa-s .
Irani nuk sheh më hapësirë për një zgjidhje diplomatike me Shtetet e Bashkuara dhe po përgatitet për një konflikt të zgjatur. Kështu deklaroi Kamal Kharazi, këshilltar për politikën e jashtme i Liderit Suprem Iranian gjatë një interviste për CNN.
"Nuk shoh më hapësirë për diplomaci", deklaroi Kharazi, duke akuzuar Presidentin e SHBA-së Donald Trump se " ka mashtruar bashkëbiseduesit e tij dhe nuk ka mbajtur premtimet e tij" gjatë negociatave të mëparshme.
Lideri iranian shtoi se forcat e armatosura të vendit janë të gatshme ta përballojnë konfliktin për një kohë të gjatë dhe parashikoi se lufta do të përfundojë vetëm kur presioni ekonomik global - veçanërisht mbi energjinë dhe inflacionin - t'i detyrojë vendet e tjera të ndërhyjnë për të ndaluar "agresionin" e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.
Lajm në përditësim...

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bejrut u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Liban që të qëndrojnë të strehuar nëse nuk kanë mundësi të largohen nga vendi.
Në një njoftim të publikuar mëngjesin e sotëm, ambasada thekson se qytetarët amerikanë “duhet të marrin seriozisht në konsideratë” largimin nga Libani me fluturimet e kompanisë Middle East Airlines që nisen nga aeroporti ndërkombëtar Beirut Rafic Hariri, nëse e vlerësojnë se është e sigurt për ta bërë këtë.

Sistemi i mbrojtjes 'Patriot' është vendosur në bazën e NATO-s në Malatya, në jug të Turqisë. Njoftimi u bë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes, pasi një raketë iraniane u kap nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s dje. Ky ishte incidenti i dytë i këtij lloji, pas një rakete të parë të kapur më 4 mars, gjithashtu në jug të Turqisë.
Ankaraja nuk ka marrë pjesë në konflikt dhe nuk ka dhënë leje për përdorimin e hapësirës së saj ajrore

Garda Revolucionare e Iranit ka konfirmuar qëllimin e saj për të bllokuar kalimin e cisternave që transportojnë naftë bruto për Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe aleatët e tyre përmes Gjirit.
"Irani nuk do të lejojë më eksportin e asnjë litri nafte nga rajoni drejt luftënxitësve dhe bashkëpunëtorëve të tyre", thuhet në një deklaratë të Pasdaran.

Foto: Abbas Araghchi
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se Irani nuk e ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit dhe nuk po pengon lundrimin.
Nga ana tjetër ai theksoi se transporti i naftës është ngadalësuar jo për shkakun e tyre, por për shkak të sulmeve amerikano izraelite.
"Prodhimi dhe transporti i naftës është ngadalësuar ose ndaluar jo për shkakun tonë, por për shkak të sulmeve dhe agresionit izraelit dhe amerikan kundër nesh", tha ai.
Komente











