Lufta Izrael- Hamas/ Ministri i Mbrojtjes izraelite: Izraeli nuk dëshiron një luftë në Liban, por ne jemi gati të shkaktojmë dëme të mëdha! Egjipti dhe Emiratet gati për forcat e sigurisë në Gaza

Lufta Izrael- Hamas/ Ministri i Mbrojtjes izraelite: Izraeli nuk dëshiron një luftë në Liban, por ne jemi gati të shkaktojmë dëme të mëdha! Egjipti dhe Emiratet gati për forcat e sigurisë në Gaza

Izraeli ka aftësitë ushtarake për ta rikthyer Libanin "në epokën e gurit", por vazhdon të preferojë një zgjidhje diplomatike për konfliktin me Hezbollahun në veri.

Izraeli nuk dëshiron një luftë në Liban, por mund t'i shkaktojë dëme të konsiderueshme Hezbollahut nëse diplomacia dështon. Kështu ka deklaruar ministri i Mbrojtjes izraelite , Yoav Gallant, gjatë vizitës së tij në Uashington.

“Ne nuk duam luftë, por po përgatitemi për çdo skenar,” tha Gallant për shtypin.

"Hezbollahu e kupton shumë mirë se ne mund t'i shkaktojmë dëme të mëdha Libanit nëse do të shpërthente një luftë," theksoi ai.

Që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar, pothuajse çdo ditë ka pasur armiqësi midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut, i cili mbështet lëvizjen islamike palestineze.

Nga ana tjetër Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) janë gati të marrin pjesë në një forcë sigurie të pasluftës në Gaza

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:40
Egjipti dhe Emiratet gati për forcat e sigurisë në Gaza

Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) janë gati të marrin pjesë në një forcë sigurie të pasluftës në Gaza.

Tre burime të informuara për dosjen thane për Times of Israel se Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i informoi homologët e tij gjatë udhëtimit të tij të fundit në rajon.

Gjatë udhëtimit të tij në Katar, Egjipt, Izrael dhe Jordani, Blinken - sipas burimeve - i informoi bashkëbiseduesit e tij se SHBA ka bërë përparim në dosje duke marrë mbështetje nga Egjipti dhe Emiratet për krijimin - në kushte të caktuara - të një force që do të punonte në Rripin e Gazës përkrah zyrtarëve lokalë palestinezë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë