Lufta Izrael-Hamas, 700 të vdekur që nga e hëna në Liban! SHBA dhe Franca apel për armëpushim, Netanyahu s'pranon! Vritet lideri i dronit të Hezbollahut

Lufta Izrael-Hamas, 700 të vdekur që nga e hëna në Liban! SHBA dhe Franca apel për armëpushim, Netanyahu s'pranon! Vritet lideri i dronit të Hezbollahut

Nuk ka asnjë dritë, të paktën për momentin, për një armëpushim në Liban.

Sipas La Repubblica, propozimi amerikan dhe francez për një ndalim 21-ditor të armiqësive, i mbështetur nga BE dhe vende të tjera, u refuzua nga Benjamin Netanyahu, i cili sipas Uashingtonit fillimisht pranoi armëpushimin, por më pas urdhëroi të insistonte në sulme kundër pozicioneve të Hezbollahut.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes së Izraelit konfirmoi se kishte eliminuar komandantin e divizionit ajror të Hezbollahut, gjithashtu përgjegjës për dronët e organizatës shiite, Muhammad Hussein Sarur (i njohur edhe me emrin e tij de guerre Abu Saleh), në një bastisje të kryer në periferi jugore të Bejrutit.

Rrjeti mediatik "Al Jazeera" raporton se ka shkuar në 700 numri i të vrarëve që nga dita e hënë dhe bilanci vjen në rritje, pasi bombardimet po vijojnë, edhe pse me intensitet më të ulët.

Jemeni nga ana tjetër u përgjigj dhe lëshoi raketë ndaj Izraelit, por Tel Avivi njoftoi se sistemi antiraketor kishte reaguar me sukses, duke e kapur silurën. IDF gjithashtu njoftoi se goditi 200 objektiva të reja të Hezbollahut në LIban...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:27
Lufta Izrael-Hezbollah, Al Jazeera: “700 të vdekur që nga sulmet e të hënës!” Jemeni lëshon raketë, IDF godet 200 objektiva të reja në Liban

Nga bombardimet e IDF në Liban

Shifrat e viktimave që nga sulmet e të hënës me mbi 2 mijë raketa të lëshuara nga Izraeli sa vjen dhe bëhet më tragjik.

Sipas Uashingtonit, kryeministri Netanyahu dha OK për armëpushimin, por më pas urdhëroi të insistonte në sulmet kundër pozicioneve të Hezbollahut.

Dhe sipas Al-Jazeera, të paktën 700 njerëz kanë vdekur si rezultat i sulmeve izraelite në Liban, që nga e hëna e kaluar. Vlerësimi është raportuar në titullin hapës të versionit online të rrjetit televiziv të Katarit. Mes viktimave numërohen edhe 50 fëmijë.

Sirenat në Tel Aviv dhe qytete në Izraelin qendror pasuan lëshimin e një rakete edhe nga Jemeni, si përgjigje ndaj Izraelit.

Kjo u komunikua nga IDF, e cila saktësoi se raketa "u kap me sukses nga sistemi i mbrojtjes ajrore Arrow. “Sirenat dhe shpërthimet u dëgjuan pas përgjimit dhe rënies së copëzave", theksoi ushtria izraelite, sipas Al-Jazeera.  

IDF gjithashtu ka pohuar se ka vijuar sulmet përgjatë këtyre ditëve, duke goditur 200 objektiva të rinj.

S.B/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 27/09/2024 16:03

    Ky eshte shtet qe te thyen hunden or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Esbia: 27/09/2024 14:21

    Te fort amerikanet , edhe ndihmojn izraelitet edhe i bejn apel per pushime ,????????????????????????????????????????????????????????????????

    Përgjigju
  • ROLAND DURDA: 27/09/2024 13:07

    TA BEJME LIBAN"IN SE BASHKU ME IRAN"IN GERMALLE.NJESOJ SI GAZA.DESTROY LIBAN.GERMALLE TA BEJME LIBAN"IN

    Përgjigju
  • Gjerqi: 27/09/2024 09:40

    Ky është Izraeli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë