Lufta Izrael-Hezbollah, Al Jazeera: “700 të vdekur që nga sulmet e të hënës!” Jemeni lëshon raketë, IDF godet 200 objektiva të reja në Liban

Lufta Izrael-Hezbollah, Al Jazeera: “700 të vdekur që nga sulmet e të hënës!” Jemeni lëshon raketë, IDF godet 200 objektiva të reja në Liban

Nga bombardimet e IDF në Liban

Nga bombardimet e IDF në Liban

Shifrat e viktimave që nga sulmet e të hënës me mbi 2 mijë raketa të lëshuara nga Izraeli sa vjen dhe bëhet më tragjik.

Sipas Uashingtonit, kryeministri Netanyahu dha OK për armëpushimin, por më pas urdhëroi të insistonte në sulmet kundër pozicioneve të Hezbollahut.

Dhe sipas Al-Jazeera, të paktën 700 njerëz kanë vdekur si rezultat i sulmeve izraelite në Liban, që nga e hëna e kaluar. Vlerësimi është raportuar në titullin hapës të versionit online të rrjetit televiziv të Katarit. Mes viktimave numërohen edhe 50 fëmijë.

Sirenat në Tel Aviv dhe qytete në Izraelin qendror pasuan lëshimin e një rakete edhe nga Jemeni, si përgjigje ndaj Izraelit.

Kjo u komunikua nga IDF, e cila saktësoi se raketa "u kap me sukses nga sistemi i mbrojtjes ajrore Arrow. “Sirenat dhe shpërthimet u dëgjuan pas përgjimit dhe rënies së copëzave", theksoi ushtria izraelite, sipas Al-Jazeera.  

IDF gjithashtu ka pohuar se ka vijuar sulmet përgjatë këtyre ditëve, duke goditur 200 objektiva të rinj.


Lajmi kryesor:

Lufta Izrael-Hamas, 700 të vdekur që nga e hëna në Liban! SHBA dhe Franca apel për armëpushim, Netanyahu s'pranon! Vritet lideri i dronit të Hezbollahut


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Iranit: Fitorja e Trumpit nuk bën dallim për Teheranin

Presidenti i Iranit: Fitorja e Trumpit nuk bën dallim për Teheranin