Lufta/ Media: Hamas nuk pranon asnjë marrëveshje me Izraelin pa tërheqjen e ushtrisë! Izraeli vazhdon sulmet në Rafah, vdesin binjakët 4 muajsh

Lufta/ Media: Hamas nuk pranon asnjë marrëveshje me Izraelin pa tërheqjen e ushtrisë! Izraeli vazhdon sulmet në Rafah, vdesin binjakët 4 muajsh

Lufta në Rripin e Gazës

Hamasi nuk do të pranojë një marrëveshje për lirimin e pengjeve izraelite pa dakordësinë e Izraelit për t'i dhënë fund luftës në Gaza.

Këtë thotë një burim nga lëvizja palestineze, cituar nga CNN .

Ka dy pengesa të tjera për arritjen e një marrëveshjeje: kërkesat për tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza dhe kthimin e civilëve në veri të saj. Për më tepër, Hamasi kërkon që ndihmat humanitare të arrijnë në të gjithë Gazën përpara se të pranojë një marrëveshje

Dy bebe, binjakë të cilët kishin lindur në Gaza disa javë pas fillimit të luftës, vdiqën në një nga sulmet e fundit të Izraelit në Rafah, mbrëmjen e djeshme.

Binjakët, djalë dhe vajzë të quajtur Wesam dhe Naeem Abu Anza, të cilët u varrosën sot, ishin më të rinjtë nga 14 anëtarët e së njëjtës familje, që sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, u eliminuar sonte.

Forcat ajrore amerikane filluan të shtunën pasdite dërgimin e ndihmave mbi Rripin e Gazës në një operacion të përbashkët me forcat ajrore të Jordanisë duke shënuar përfshirjen e parë të SHBA.

Të paktën tetë civilë palestinezë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën sot nga një sulm ajror izraelit në qytetin Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës.

Burime të ndryshme të drejtpërdrejta nga Egjipti, një vend që ka marrë rolin kryesor të ndërmjetësimit në konfliktin mes Izraelit dhe Hamas-it, së bashku me Katarin dhe Shtetet e Bashkuara, konfirmuan ardhjen e delegacioneve për bisedimet, në të cilat Hamasi normalisht nuk merr pjesë drejtpërdrejt. 

Asnjë përfaqësues i Izraelit nuk u pa duke mbërritur sot në Kajro.

‘Nuk ka asnjë delegacion izraelit në Kajro’ dhe ‘nuk ka asnjë arsye për të dërguar një të tillë’ duke qenë se Hamasi nuk ka dhënë ende listën e pengjeve që janë ende gjallë'. 

Kështu ka thënë një burim izraelit, i informuar për bisedimet në Egjipt për arritjen e armëpushimit në luftën mes Izraelit dhe lëvizjes islamike. 

"Hamasi refuzon të japë përgjigje të qarta për listën e pengjeve të gjallë dhe, për shkak të gjithë kësaj situate, nuk ka asnjë arsye për të dërguar një delegacion izraelit në Kajro. Ky është qëndrimi i të gjithëve, jo vetëm i kryeministrit "Për momentin, Hamasi" nuk ka përgjigje. Ata po përpiqen të na mashtrojnë. Dhe derisa të ketë një përgjigje të qartë, nuk ka asnjë arsye për të dërguar një delegacion izraelit", tha një burim për gazetën izraelite Yedioth Ahronoth.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:39
Media: Hamas nuk pranon asnjë marrëveshje me Izraelin pa tërheqjen e ushtrisë

1707047416_tnetdnmtdemnd.JPG

Hamasi nuk do të pranojë një marrëveshje për lirimin e pengjeve izraelite pa dakordësinë e Izraelit për t'i dhënë fund luftës në Gaza.

Këtë thotë një burim nga lëvizja palestineze, cituar nga CNN .

Ka dy pengesa të tjera për arritjen e një marrëveshjeje: kërkesat për tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza dhe kthimin e civilëve në veri të saj. Për më tepër, Hamasi kërkon që ndihmat humanitare të arrijnë në të gjithë Gazën përpara se të pranojë një marrëveshje

Ora 17:09
Lufta Izrael-Hamas, nesër dy sesione për Gazën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

1709482180_okb.jpg

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të diskutojë nesër në dy seanca të ndara për luftën në Gaza. Për shkak të vetos nga Shtetet e Bashkuara, ndaj një projektrezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së u bllokuan tre herë rezolutat që bënin thirrje për një armëpushim.

Seanca e mëngjesit i kushtohet vetos më të fundit të vendosur nga Shtetet e Bashkuara më 20 shkurt mbi një rezolutë të paraqitur nga Algjeria. Uashingtoni pretendonte se në atë moment armëpushimi do të vinte në rrezik "negociatat" që Shtetet e Bashkuara po vijonin me Izraelin, Katarin dhe Egjiptin për të kërkuar një armëpushim të përkohshëm.

Ora 16:37
Izraeli vazhdon sulmet në Rafah, vdesin binjakët 4 muajsh! Nëna rrëfen momentin tragjik

1709480463_dghmgfhmgh.JPG

Rafah

Dy bebe, binjakë të cilët kishin lindur në Gaza disa javë pas fillimit të luftës, vdiqën në një nga sulmet e fundit të Izraelit në Rafah, mbrëmjen e djeshme.

Binjakët, djalë dhe vajzë të quajtur Wesam dhe Naeem Abu Anza, të cilët u varrosën sot, ishin më të rinjtë nga 14 anëtarët e së njëjtës familje, që sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, u eliminuar sonte.

Ngjarja është përcjellë nga agjencia mediatike ‘Reuters” dhe është një nga historitë e panumërta shumë të dhimbshme që janë krijuar që nga nisja e konfliktit mes Izraelit dhe Hamas.

Të afërmit e kësaj familje thanë se binjakët kanë lindur katër muaj më parë, pas fillimit të luftës.

Ebu Anza, nëna e binjakëve ka treguar e dëshpëruar se pas njëmbëdhjetë vitesh martesë kishte bërë binjakët, që ishin dhe fëmijët e saj të parë.

"Ne ishim duke fjetur, çfarë faji kanë ata? Si do të vazhdoj të jetoj tani?”,- është shprehur gruaja.

Ora 14:52
Për herë të parë, SHBA hedh nga aeroplanët 66 pako me 38 mijë vakte ushqimore për palestinezët në Gaza

 

Forcat ajrore amerikane filluan të shtunën pasdite dërgimin e ndihmave mbi Rripin e Gazës në një operacion të përbashkët me forcat ajrore të Jordanisë duke shënuar përfshirjen e parë të SHBA.

Mediat e huaja shkruajnë se avionët hodhën 66 pako ushqimore që përmbanin gjithsej 38 mijë vakte. Pas ngjarjes së ndodhur ditë më parë ku mbi 100 persona u vranë teksa prisnin ndihmat ushqimore, këtë herë është zgjedhur një vend i konsideruar i sigurtë nga forcat amerikane.

Jordania tashmë ka dërguar ndihma në Gaza, ashtu si edhe Franca, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vendimi për të përdorur pika ajrore është kritikuar ashpër nga agjencitë e ndihmës dhe grupet e të drejtave të njeriut si një mënyrë joefektive për të ofruar ndihmë humanitare.

Ora 14:23
Gaza/ Tetë palestinezë u vranë nga bombardimet në Deir al-Balah

1709279283_gaza.JPG

Të paktën tetë civilë palestinezë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën sot nga një sulm ajror izraelit në qytetin Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës.

Kjo është raportuar nga dëshmitarët okularë të cituar nga agjencia palestineze Wafa, sipas së cilës avionët luftarakë izraelitë kanë shënjestruar një automjet civil në Deir al-Balah, duke rezultuar në vrasjen e tetë civilëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve.

Ora 13:51
Egjipti: Delegatët e Hamas-it, Katarit dhe SHBA-së në Kajro

Burime të ndryshme të drejtpërdrejta nga Egjipti, një vend që ka marrë rolin kryesor të ndërmjetësimit në konfliktin mes Izraelit dhe Hamas-it, së bashku me Katarin dhe Shtetet e Bashkuara, konfirmuan ardhjen e delegacioneve për bisedimet, në të cilat Hamasi normalisht nuk merr pjesë drejtpërdrejt.

Asnjë përfaqësues i Izraelit nuk u pa duke mbërritur sot në Kajro. I pari që mbërriti mëngjesin e sotëm ishte delegacioni amerikan, i ndjekur nga ai i Katarit. Të dy u shoqëruan me shumë makina shoqëruese për në vendtakimin shumë sekret.

Një delegacion i Hamasit i përbërë nga tre udhëheqës të lëvizjes mbërriti gjithashtu në Kajro. Sipas burimeve të mirë informuara, ata do të paraqesin një përgjigje të bashkuar nga fraksionet palestineze në lidhje me një formulë të re për marrëveshjen e armëpushimit dhe shkëmbimit midis pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë.

Qëllimi është të arrihet një marrëveshje para fillimit të muajit të Ramazanit javën e ardhshme.

Ora 13:50
Burimet izraelite: Nuk do të shkojmë në Kajro pa pasur më parë listën e pengjeve

1707857085_teyjetjdetjyutrdj.GIF

Burimet izraelite kanë mohuar raportet e publikuara nga mediat arabe në orët e fundit sipas të cilave një delegacion izraelit ndodhet tashmë në Kajro për të rifilluar bisedimet me Hamas-in për një marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta izraelite Yedioth Ahronoth.

“Asnjë delegacion nuk do të shkojë derisa të marrim përgjigje nga Hamasi, të cilat përfshijnë emrat e të rrëmbyerve të gjallë që do të lirohen sipas marrëveshjes”, thanë burimet.

Ora 13:03
Shkoi pa pëlqimin e Netanyahut në SHBA, ambasada izraelite në Uashington s'do lehtësojë vizitën e Benny Gantz

Ambasada izraelite në Shtetet e Bashkuara ka marrë udhëzime për të mos lehtësuar vizitën e ministrit të Kabinetit të Luftës Benny Gantz në Shtetet e Bashkuara, e paautorizuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu, njoftoi transmetuesi Kan.

Ambasadori në SHBA, Michael Herzog, nuk do të marrë pjesë në takime, saktësohet më tej. Netanyahu u zemërua shumë kur mori vesh për vizitën e Gantz në Shtetet e Bashkuara.

"Shteti i Izraelit ka vetëm një kryeministër," i tha ai.

Gantz, i cili hyri në qeveri pas nisjes së konfliktit nga Hamas, është rivali kryesor politik i Netanyahut. Gantz do të takohet me zëvendës Presidenten e SHBA-së, Kamala Harris. Ndoshta edhe në Shtëpinë e Bardhë.

Ora 09:04
Lufta/ Izraeli bombardon një ndërtesë banimi në Gaza: 14 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

1709402912_erbresbnrsbsgt.JPG

Agjencia palestineze e lajmeve Wafa thotë se të paktën 14 persona, duke përfshirë gjashtë fëmijë, vdiqën në një bombardim izraelit që goditi një shtëpi në lindje të Rafahut në Rripin jugor të Gazës mbrëmë. 

Pati gjithashtu dhjetëra të plagosur dhe disa të zhdukur. Një ndërtesë banimi trekatëshe në lagjen Al-Salam thuhet se është bombarduar. 

Viktima raportohen gjithashtu në kampin e refugjatëve Jabalia, në veri të qytetit të Gazës. Në orët e fundit, bombardime të dhunshme janë regjistruar në zonën Khan Yunis, në jug të enklavës palestineze. 

Numri i të vdekurve në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është të paktën 30,330 të vdekur dhe 71,550 të plagosur, sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

M.Q./K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës