Lufta/ Izraeli kundër planeve të SHBA-së: Jo sanksione ndaj ushtrisë! Ministri i Jashtëm: Ndaloni Iranin

Lufta/ Izraeli kundër planeve të SHBA-së: Jo sanksione ndaj ushtrisë! Ministri i Jashtëm: Ndaloni Iranin

Lufta në Rripin e Gazës

Sanksionet që SHBA po përgatit të vendosë kundër një batalioni të Forcave të Armatosura izraelite (IDF) për shkelje të dyshuara të të drejtave të njeriut në Bregun Perëndimor kanë ndezur zemërimin e qeverisë izraelite.

Duke filluar nga kryeministri Benjamin Netanyahu sipas të cilit “forcat e armatosura nuk duhet të sanksionohen”.

“Është kulmi i absurditetit dhe pika më e ulët nga pikëpamja morale”, vazhdoi ai, duke siguruar se ekzekutivi “do të veprojë me të gjitha mjetet kundër këtyre lëvizjeve”.

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz ka postuar në llogarinë e tij në rrjetin social "X" një imazh që përshkruan Koloseun e Romës të rrethuar nga raketat iraniane.

“Sulmi i fundit i Iranit ndaj Izraelit është vetëm një pamje paraprake e asaj që qytetet në mbarë botën mund të presin nëse regjimi iranian nuk ndalet.

Bota duhet ta caktojë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike si një organizatë terroriste dhe të sanksionojë programin e raketave balistike të Iranit, përpara se të jetë tepër vonë”, shkroi ai.

Kantz foli me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken, duke i kërkuar atij të mos sanksionojë forcat e armatosura.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:27
Izraeli sulmon qytetin e Rafahut, vriten 22 persona, mes tyre 18 fëmijë

1713720502_izrael.JPG

Sulmet izraelite gjatë natës në qytetin jugor të Gazës, Rafah, shkaktuan vdekjen e 22 personave mes tyre 18 fëmijë, bënë të ditur zyrtarët palestinezë të shëndetësisë të dielën. Zhvillimet ndodhën ndërsa Shtetet e Bashkuara po shkonin drejt miratimit të miliarda dollarëve ndihmë ushtarake shtesë për Izraelin, aleatin e tyre të ngushtë.

Ora 14:33
Izrael/ Protestë për lirimin e pengjeve dhe zgjedhje të reja

Mijëra izraelit protestuan mbrëmë në Izrael dhe kërkuan një marrëveshje për lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi, si dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Në Tel Aviv, protestuesit mbanin slogane të tilla si “ai që i braktisi duhet t’i kthejë ata”, ndërsa sulmonin kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Këtë të fundit e fajësojnë shumë izraelitë për sulmin e paprecedentë nga Hamasi më 7 tetor ku mbetën të vrarë rreth 1200 njerëz. Turmat demonstruan dhe jashtë rezidencës së Netanyahut në Cezare.

Ora 14:28
Pas Koloseut, Katz poston Kullën Eifel: Stop Iranit para se të jetë shumë vonë

 

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz ka postuar në platformën X një video ku shfaqet Kulla Eifel, pasi bëri të njëjtën gjë dje me Koloseun.

Garda Revolucionare iraniane së shpejti do të vijë në një qytet afër jush.

“Ndaloni Iranin para se të jetë tepër vonë”, shkruan Katz.

 

Ora 14:26
Varr masiv në gaza, zbulohen mbi 50 trupa palestinezë

 

Një varr masiv është zbuluar në një provincë në Gaza, dy javë pasi forcat izraelite ishin larguar. Autoritetet vendase njoftojnë për gjetjen e më shumë se 50 trupave palestinezë dhe vazhdojnë kërkimet për trupa të tjerë 

Shërbimet e urgjencës në Gaza kanë gjetur trupat e 50 palestinezëve në një varr masiv në Khan Younis, dy javë pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona, raporton Al Jazeera.

“Sot, ekipet tona në provincën Khan Younis zbuluan trupat e 50 martirëve nga grupmosha të ndryshme, të cilët u varrosën nga forcat pushtuese në spitalin Nasser”, thuhet në një deklaratë.

Në deklaratë theksohet se ka ende trupa në varreza masive dhe nën rrënoja, duke shtuar se ekipet e mbrojtjes civile vazhdojnë ende përpjekjet e shtëpimit dhe kërkimit. Ushtria izraelite njoftoi tërheqjen e saj nga Khan Younis më 7 prill pas katër muajsh të një operacioni tokësor që synonte të merrte pengjet izraelite të mbajtur nga grupi i rezistencës palestineze, Hamasi.

Operacioni izraelit la dëme të shumta në rrugë, shtëpi dhe infrastru turë. Një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë ishin midis palestinezëve të vrarë në një valë sulmesh në Rafah. Forcat izraelite vranë 14 persona gjatë një bastisjeje në kampin e refugjatëve Noor Shams në Bregun Perëndimor.

Ora 11:59
Tentoi të shkulte flamurin palestinez, ushtari izraelit plagoset nga shpërthimi i eksplozivit

Një ushtar izraelit ka mbetur i plagosur si pasojë i një shpërthimi të një eksplozivi teksa po përpiqej që të hiqte një flamur palestinez.

Ngjarja ka ndodhur në Kochav Hashachar në lindje të Ramallah në Bregun Perëndimor.

 

Ora 11:00
Irani do të marrë dërgesën e parë të avionëve rusë Su-35

Irani do të marrë dorëzimin e parë të avionëve luftarakë rusë të gjeneratës së fundit Sukhoi SU-35 në ditët e ardhshme, njoftuan mediat iraniane të shtunën.

Sipas faqes së internetit të gazetës Etemad, Irani i kishte blerë avionët që në muajin nëntor. Ndërsa dorëzimi i parë do të bëhet tani.

Në mars 2023 u raportua se Irani kishte arritur një marrëveshje për blerjen e avionëve nga Rusia, duke zgjeruar një marrëdhënie që si rezultat ka sjellë marrjen e dronëve të prodhuar nga Irani dhe të përdorura në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

 

Ora 10:35
Ministri i jashtëm izraelit poston foto të Koloseumit me raketa iraniane: Ata mund t'ju afrohen

 

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz ka postuar në llogarinë e tij në X një imazh që përshkruan Koloseun e Romës të rrethuar nga raketat iraniane.

“Sulmi i fundit i Iranit ndaj Izraelit është vetëm një pamje paraprake e asaj që qytetet në mbarë botën mund të presin nëse regjimi iranian nuk ndalet.

Bota duhet ta caktojë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike si një organizatë terroriste dhe të sanksionojë programin e raketave balistike të Iranit, përpara se të jetë tepër vonë”, shkroi ai.

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 21/04/2024 12:28

    Ariel Sharon ish kryeministri izraelian pat daklaruar qe bombat atomike izraeliane jan te drejtuara drejt kryeqyteteve europain. Boll me kete propagand te shpifur. Irani nuk ka sulmuar kerkend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës