Lufta/ Guterres: Vrasja e civilëve në Gaza në një shkallë të paprecedentë që nga ardhja ime në detyrë! Hamas: 13,300 viktima në Gaza që nga fiilimi i luftës, 5600 prej tyre janë fëmijë

Lufta/ Guterres: Vrasja e civilëve në Gaza në një shkallë të paprecedentë që nga ardhja ime në detyrë! Hamas: 13,300 viktima në Gaza që nga fiilimi i luftës, 5600 prej tyre janë fëmijë

Foto nga Rripi i Gazës

Sipas Hamasit, numri i viktimave në Gaza që nga fillimi i operacioneve ushtarake të Izraelit,  ka arritur në 13,300, ku 5600 prej tyre janë fëmijë. 

Të dhënat e deklaruara nga Hamas ende nuk janë të konfirmuara nga institucione zyrtare si Autoriteti Palestinez apo institucione ndërkombëtare.

Në Gaza "ne jemi dëshmitarë të vrasjeve të civilëve në një shkallë të paprecedentë në asnjë konflikt që kur kam qenë sekretar i përgjithshëm",- ka deklaruar shefi i OKB-së, António Guterres.

Shkalla e papunësisë në Izrael u rrit në pothuajse 10% në tetor, njoftoi Agjencia Qendrore e Statistikave pas shpërthimit të luftës me grupin e armatosur palestinez Hamas, i cili ka zhvendosur dhjetëra mijëra njerëz që jetojnë pranë kufirit me Gazën.

Shkalla e papunësisë muajin e kaluar ishte e qëndrueshme në 3.4%.

Por duke marrë parasysh humbjet e pritshme të përkohshme të vendeve të punës, shkalla u rrit në 9.6% në tetor pasi 428,400 njerëz ishin të papunë krahasuar me 163,600 në shtator, përpara sulmit të 7 tetorit nga Hamasi.

Pas sulmit, shifrat zyrtare tregojnë se rreth 80,000 izraelitë janë vendosur në pushim pa pagesë javët e fundit. Si pasojë, norma e punësimit në tetor ra në 56.5% nga 61.1%.

Sipas mediave palestineze, të paktën 12 persona u vranë në spitalin indonezian në Gazën verior. Sipas raportimit, spitali u bombardua dhe u rrethua nga forcat izraelite. Mes viktimave kishte pacientë dhe njerëz që kërkonin strehim. Raportet lokale të lajmeve thonë se rryma në spital ka rënë dhe se forcat izraelite po qëllojnë këdo që përpiqet të largohet nga objekti.

Kina është e gatshme të punojë për të ndihmuar "për të rivendosur paqen në Lindjen e Mesme sa më shpejt të jetë e mundur". Këtë e bëri të ditur ministri i Jashtëm Wang Yi në fjalën e tij hapëse në Pekin gjatë takimit me një delegacion diplomatësh nga vendet arabe dhe me shumicë myslimane. Të pranishëm ishin ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite, Jordanisë, Indonezisë, Egjiptit, Palestinës dhe sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:21
Shefi i OKB-së: Vrasja e civilëve në Gaza në një shkallë të paprecedentë që nga ardhja ime në detyrë

1699543913_dodooo.PNG

 
Shefi i OKB-së, António Guterres

Në Gaza "ne jemi dëshmitarë të vrasjeve të civilëve në një shkallë të paprecedentë në asnjë konflikt që kur kam qenë sekretar i përgjithshëm",- ka deklaruar shefi i OKB-së, António Guterres, transmeton La Repubblica.

Ora 18:34
Hamasi: 13,300 viktima në Gaza që nga fiilimi i luftës, 5600 prej tyre janë fëmijë

1699165340_gaza.JPG

Sipas Hamasit, numri i viktimave në Gaza që nga fillimi i operacioneve ushtarake të Izraelit,  ka arritur në 13,300, ku 5600 prej tyre janë fëmijë. 

Të dhënat e deklaruara nga Hamas ende nuk janë të konfirmuara nga institucione zyrtare si Autoriteti Palestinez apo institucione ndërkombëtare.

Ora 14:55
Nesër mblidhen në Moskë ministrat e vendeve arabe, do të takohen me Lavrov për luftën në Gaza

1699452742_shbasergeilavrovrusi.jpg

Sergey Lavrov

Pas Kinës, ministrat nga vendet arabe dhe myslimane, të cilët kanë filluar një turne ndërkombëtar me synimin për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme, nesër (21 Nëntor) do të jenë në Moskë.

Ata do të priten nga ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe do të diskutojnë për situatën e dëshpëruar në Gaza.

Turi i ministrave të jashtëm të vendeve të Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik është hapi i parë i Komitetit Ministror Islamik për zbatimin e vendimeve të marra në samitin arabo-islamik, i cili u mbajt në Riad në fillim të muajit.

Në mbledhje u miratua një rezolutë që udhëzon ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite, Jordanisë, Egjiptit, Katarit, Turqisë, Indonezisë, Nigerisë dhe Palestinës që të ndërmarrin veprime të menjëhershme ndërkombëtare në emër të të gjitha shteteve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Konferencës dhe Ligës Arabe.

Ministrat do të vizitojnë vende të tjera pas Kinës dhe Moskës për të përcjellë një mesazh të fortë për të arritur një armëpushim të menjëhershëm dhe për të lehtësuar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, vuri në dukje ministri i Jashtëm saudit Princi Faisal bin Farhan.

Princi diskutoi të shtunën edhe me zyrtarin e politikës së jashtme të Bashkimit Europian Josep Borrell për zhvillimet në Gaza.

Ora 14:33
VIDEO/ Tensione në parlamentin izraelit, deputetët e ekstremit të djathtë sulmojnë verbalisht të afërmit e pengjeve

1700487182_kns.jpg

Tensione dhe momente kaosi kanë mbizotëruar në parlamentin izraelit, mëngjesin e sotëm ndërsa anëtarët e familjeve të rreth 240 pengjeve kërkuan vendosjen e ligjit për dënimin me vdekje ndaj terroristëve palestinezë.

“Ndaloni së foluri për vrasjen e arabëve dhe filloni të flisni për shpëtimin e hebrenjve”, tha i afërmi i njërit prej pengjeve, duke shkaktuar reagime nga anëtarët e partisë së ekstremit të djathtë Otzma Yehudit.

“Dhimbja nuk është monopoli juaj. Kemi varrosur edhe më shumë se 50 miq e të njohur”, tha një tjetër deputet i partisë.

Por pas debatesh të shumta,  ligji nuk u miratua pasi sipas ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir diçka e tillë do të rrezikonte jetën e pengjeve izraelitë.

ח"כ אלמוג כהן למשפחות החטופים בדיון על חוק עונש מוות למחבלים: "אין לכם מנדט על הכאב. אל תגידו לנו 'אתם רוצים להרוג ערבים', כי מי שהרג ביום שבת זה לא אנחנו אותם, זה הם אותנו" pic.twitter.com/3dRSBHgG9o

— כאן חדשות (@kann_news) November 20, 2023

Chaos in Knesset #ZionistWarCriminals #PalestineForever pic.twitter.com/pnRsIFKIp1

— MIRZA BAIG™ (@BaigsonAuction) November 20, 2023

 

Ora 14:25
Izrael/ Shkalla e papunësisë gjatë muajit tetor u rrit në 9.6%

1700297353_gaza.JPG

Foto nga Rripi i Gazës

Shkalla e papunësisë në Izrael u rrit në pothuajse 10% në tetor, njoftoi Agjencia Qendrore e Statistikave pas shpërthimit të luftës me grupin e armatosur palestinez Hamas, i cili ka zhvendosur dhjetëra mijëra njerëz që jetojnë pranë kufirit me Gazën.

Shkalla e papunësisë muajin e kaluar ishte e qëndrueshme në 3.4%.

Por duke marrë parasysh humbjet e pritshme të përkohshme të vendeve të punës, shkalla u rrit në 9.6% në tetor pasi 428,400 njerëz ishin të papunë krahasuar me 163,600 në shtator, përpara sulmit të 7 tetorit nga Hamasi.

Pas sulmit, shifrat zyrtare tregojnë se rreth 80,000 izraelitë janë vendosur në pushim pa pagesë javët e fundit. Si pasojë, norma e punësimit në tetor ra në 56.5% nga 61.1%.

Ora 14:20
Komiteti izraelit diskuton ligjin e dënimit me vdekje për luftëtarët palestinezë

1700121075_s.jpg

Një nga ushtarët e Hamasit

Komiteti izraelit i Sigurisë Kombëtare është mbledhur për të diskutuar një projektligj për futjen e dënimit me vdekje kundër luftëtarëve palestinezë.

Propozimi u propozua nga partia e ministrit të Sigurisë Kombëtare të ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir, raporton Al Jazeera.

“Ligji i dënimit me vdekje për terroristët nuk është më një çështje e majtë dhe e djathtë, është një ligj moral dhe thelbësor për Shtetin e Izraelit”, shkroi Ben-Gvir në platformën X, ish-Twitter.

Propozimi u prit me shqetësim të madh nga anëtarët e familjeve të atyre që u kapën robër gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor.

Ora 14:17
U evakuuan dje nga spitali al Shifa në Gaza, 28 foshnja të lindura para kohe po dërgohen në Egjipt

1700486219_me.jpg

Foto e foshnjeve të lindura para kohe

Njëzet e tetë foshnja të lindura para kohe, që u evakuuan dje nga spitali al-Shifa janë rrugës për në vendkalimin Rafah, në mënyrë që të marrin trajtim mjekësor në Egjipt, raportojnë mediat e huaja.

Zyrtarët shëndetësorë fillimisht thanë se gjithsej 31 foshnja ishin transferuar në mënyrë të sigurt në spitalin e Emirateve dhe nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur me tre të tjerat.

Lëvizja e foshnjave është një përpjekje e përbashkët midis bamirësisë, OBSH-së dhe Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare. Foshnjat do të trajtohen në spitalet egjiptiane.

Ndërkohë, pacientë të tjerë të plagosur rëndë mbeten të bllokuar në spitalin al Shifa, disa ditë pasi forcat izraelite hynë në kompleks

Ora 14:12
Britania dyfishon ndihmën për palestinezët, Sunak: Situata në Gaza është tragjike dhe po përkeqësohet

1700485919_suna.jpg

Rishi Sunak

Britania ka dyfishuar ndihmën e saj për palestinezët, ka njoftuar kryeministri, teksa kërkon që vuajtja e civilëve të pafajshëm t'i jepet fund.  

Vendi tashmë ka krijuar një paketë financimi për të ofruar ushqim, ujë, kujdes shëndetësor dhe strehim për njerëzit në Gaza dhe Rishi Sunak nuk specifikoi se për çfarë do të shpenzohen 30 milionë paund shtesë. 

"Ne e kemi të qartë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Ai është sulmuar në mënyrën më brutale të mundshme nga një armik që fshihet në spitale", tha Sunak, raporton Sky News.

Ai e bëri njoftimin në hapjen e Samitit Global të Sigurisë Ushqimore në Londër, duke thënë se situata në Gaza po përkeqësohet dhe nevojitet akses humanitar. 

Ora 10:55
40 kamionë me ndihma humanitare do të hynë sot në Gaza

1700474107_rafa.jpg

Pika kufitare Rafah

Administrata e Koordinimit dhe Ndërlidhjes së Gazës ka njoftuar se në orët e ardhshme 40 kamionë me ndihma humanitare do të hyjnë në Gaza përmes kalimit në pikën kufitare Rafah, me pajisje të dërguara nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe të destinuara për krijimin e një spitali fushor.

Ora 10:51
Irani: Nëse Izraeli nuk ndalet, rajoni do të ndryshojë

1700473864_hoss.jpg

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, tha se situata në rajon do të ndryshojë nëse nuk ndalen sulmet izraelite.

“Ne kemi qenë dëshmitarë të fazës së parë të zgjerimit të fushës së luftës nga grupet e rezistencës që marrin vendimet e tyre dhe nëse skenarët e mundshëm për të ndaluar krimet e sionistëve nuk realizohen, ndoshta do të shohim një situatë të re në rajon”, tha Hossein sipas deklaratës nga qeveria e Teheranit.

Ora 10:00
Mbi 100 të evakuuar nga Gaza do të mbërrijnë në Turqi

1700470718_16.jpg

Stafi mjekësor mban një pacient palestinez, i cili u evakuua nga Gaza në Egjipt dhe u soll në Turqi, 16 Nëntor

Mbi 100 të evakuuar nga Rripi i Gazës do të mbërrijnë në Turqi, duke përfshirë dhjetëra njerëz që do të marrin trajtim mjekësor atje.

61 pacientë, të shoqëruar nga rreth 49 të afërm, mbërritën në Egjipt nga Gaza të dielën në mbrëmje dhe ishin planifikuar të fluturonin për në Ankara të hënën në mëngjes, sipas një deklarate nga Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, raporton Al Jazeera.

Ai tha javën e kaluar se Ankaraja dëshironte të sillte sa më shumë nga afro 1000 pacientë me kancer nga Gaza në Turqi. 27 pacientët e parë mbërritën në Ankara të enjten.

Një grup prej 87 personash – turq, qipriotë turq dhe të afërmit e tyre – mbërritën në Egjipt nga Gaza të dielën dhe do të fluturonin për në Stamboll të hënën në mbrëmje, tha një burim i Ministrisë së Jashtme.

Ora 09:35
Egjipti: Izraeli po i shtyn palestinezët që të largohen nga Gaza

1700469252_ga.jpg

Foto nga Rripi i Gazës

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Egjiptit, Sameh Shoukry, tha se "zhvendosja e palestinezëve nga Rripi i Gazës do të kërcënojë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe në botë”.

Po ashtu shtoi se politika e Izraelit për të bllokuar hyrjen e ndihmave në Gaza synon në mënyrë sistematike të shtyjë palestinezët të largohen nga Gaza për shkak të bombardimeve, raporton Al Jazeera.

“Egjipti po bën çdo përpjekje për të sjellë ndihma në Rripin e Gazës përmes kalimit Rafah, por politika e Izraelit për të penguar hyrjen e ndihmave është një politikë sistematike që synon të shtyjë palestinezët të largohen nga Rripi i Gazës për shkak të bombardimeve dhe rrethimit”, tha Sameh Shoukry gjatë një takimi me ministrin e jashtëm kinez në Pekin.

Ora 09:11
FOTO/ Izraeli sulmon kampin e refugjatëve në Gaza, 22 viktima

1700467828_vik.jpg

Viktimat 

Numri i personave të vrarë në sulmet izraelite në kampin Nuseirat në Rripin qendror të Gazës ka shkuar në 22, sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa. Sipas informacioneve, të plagosurit raportohet se janë dërguar në spitalin Al Aksa.

Dhjetra palestinezë u vranë dhe u plagosën gjithashtu pas bastisjeve në disa shtëpi në distriktin Jambaliya dhe kampin e tij të refugjatëve të dielën mbrëma. Sipas raporteve, në mesin e viktimave ishin gra dhe fëmijë. Disa njerëz besohet se mbeten të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Forcat izraelite goditën gjithashtu një shtëpi në lagjen Bishara të Deir al-Balah në Gaza qendrore si dhe një shtëpi në lindje të Khan Younis në jug, por ende nuk dihet numri i viktimave.

 

Ora 08:59
Nuk ndalet lufta, raportohet për 12 të vrarë në një sulm ajror në spitalin indonezian

1700467460_jbwd.jpg

Foto nga Rripi i Gazës

Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në një spital indonezian në Gaza është rritur nga tetë në 12, sipas Ministrisë së Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza.

Sipas asaj që u raportua nga Al Jazeera, mjekë dhe pacientë ishin në mesin e të vrarëve. Përditësimi vjen ndërsa tanket izraelite vazhdojnë të rrethojnë spitalin.

Zëdhënësi i ministrisë, Ashraf al-Qudra tha për agjencinë e lajmeve AFP, se dhjetëra persona u plagosën.

Kujtojmë se më 7 tetor Hamasi sulmoi Izraelin dhe pas asaj dite nisi agresioni, që ka shkaktuar shumë të vrarë..

Ora 08:52
Ministri i Jashtëm i Palestinës: Izraeli kërkon t’i japë fund pranisë së palestinezëve në tokën e tyre

1700466747_kjds.jpg

Ministri i Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki

Ministri i Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki deklaroi se Izraeli po kërkon “t’i japë fund pranisë së popullit palestinez në atë që ka mbetur nga toka e tij historike”.

Ai e bëri deklaratën gjatë një samiti të diplomatëve nga vendet arabe dhe me shumicë myslimane në Pekin, raporton Al Jazeera.

Në Pekin, liderët nga Arabia Saudite, Jordania, Egjipti, Indonezia, Palestina dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik po diskutojnë mënyrat për t’i dhënë fund luftimeve në Gaza dhe për të rritur presionin ndaj vendeve perëndimore për të refuzuar karakterizimin e Izraelit të fushatës së tij ushtarake në rrip si vetëmbrojtje.

Ora 08:48
Kina: Bota duhet të veprojë urgjentisht për t’i dhënë fund katastrofës humanitare

1700466471_bo.jpg

Bombardimet në Gaza

Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë veprime urgjente për të ndaluar “katastrofën humanitare” që po shpaloset në Gaza, tha ministri i jashtëm kinez Wang Yi.

“Le të punojmë së bashku për të qetësuar shpejt situatën në Gaza dhe për të rivendosur paqen në Lindjen e Mesme sa më shpejt të jetë e mundur. Një fatkeqësi humanitare po shpaloset në Gaza”, tha Wang ministrave të jashtëm.

Një delegacion i ministrave të jashtëm të Autoritetit Palestinez, Indonezisë, Egjiptit, Arabisë Saudite dhe Jordanisë janë në Pekin këtë javë për bisedime që synojnë një “vlerësim” të konfliktit aktual palestinezo-izraelit.

“Situata në Gaza prek të gjitha vendet anembanë botës, duke vënë në pikëpyetje ndjenjën e së drejtës dhe të gabuarës”, tha Wang.

Wang tha gjithashtu se Kina mbështeti plotësisht thirrjen për një zgjidhje me dy shtete në Gaza nga samiti i fundit islamik-arab në Riad. Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan al Saud, tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë përgjegjësinë për të ndaluar Izraelin.

Ora 08:42
Macron kritikon Netanyahun për viktimat civile në Gaza

1698263173_emmanuelmacron.JPG

Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emannuel Macron kritikoi “numrin e tepërt” të viktimave civile në operacionin ushtarak të Izraelit gjatë një bisede telefonike me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Ndërsa përsëriti “të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”, Macron i tha Netanyahut se kishte “një nevojë absolute për të dalluar terroristët nga popullsia dhe për të ofruar mbrojtje efektive për civilët”, shkruan Sky News.

Macron përsëriti gjithashtu “rëndësinë e vendosjes së një armëpushimi të menjëhershëm humanitar që çon në një armëpushim”.

Nuk është hera e parë që presidenti francez bën komente të kësaj natyre, pasi i ka bërë thirrje Izraelit të ndalojë bombardimin e Gazës në fillim të këtij muaji dhe duke thënë se shpreson që SHBA dhe Britania e Madhe t’i bashkohen atij për të apeluar për një armëpushim.

Ora 08:31
Izraeli pretendon se ka vrarë tre komandantë të Hamasit

1700465457_iz.jpg

Foto nga tanket izraelite

Tre komandantë të Hamasit janë vrarë ndërsa operacionet tokësore vazhdojnë në Gaza, kanë pohuar Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

Avionët luftarakë të drejtuar nga IDF dhe Autoriteti i Sigurimeve të Izraelit shënjestruan militantët si dhe “infrastrukturën terroriste” në rajon, tha ajo në përditësimin e saj të fundit.

Trupat gjetën gjithashtu një “depo armësh”, e cila u “godit” nga një avion IDF, shtoi ai.

“Operacionet tokësore në Rripin e Gazës vazhdojnë; IDF dhe ISA vranë tre komandantë të kompanive të tjera të organizatës terroriste Hamas. Trupat e IDF vazhdojnë të operojnë në Rripin e Gazës, duke drejtuar avionët për të goditur terroristët, infrastrukturën terroriste dhe duke gjetur armë dhe pajisje ushtarake", tha ai.

Ai nuk detajoi se cila pjesë e enklavës së rrethuar palestineze ishte në shënjestër të sulmeve.

I shpërndau këto foto, duke pretenduar se tregonte operacionin ushtarak, por Sky News nuk i ka verifikuar në mënyrë të pavarur.

Ora 08:20
Izraeli publikoi videon nga tuneli poshtë spitalit al Shifa në Gaza, vjen reagimi nga Hamasi

1700464340_sulmohetizraeli.jpg

Foto nga tuneli që ndodhet poshtë spitalit al Shifa në Gaza

Një zyrtar i lartë i Hamasit ka hedhur poshtë njoftimin e ushtrisë së Izraelit (IDF) se ka gjetur një spital të tunelit al Shifa. Më herët, IDF publikoi pamjet e asaj që tha se ishte një tunel i Hamasit nën kompleksin mjekësor – më i madhi i Gazës – i cili beson se do të çojë në një seli të Hamasit.

Por përfaqësuesi i Hamasit në Liban, Osama Hamdan u përgjigj: “Ata pohuan se ky spital ishte një qendër komandimi, kontrolli, administrimi dhe dominimi, një çështje që është shumë më e madhe se thjesht një tunel. Ku është?”. “Nuk ka asgjë të tillë. Jo sepse e kemi fshehur, por sepse kjo është e vërteta për të cilën gënjen pushtuesi”.

Ai vazhdoi: “Nëse pushtuesi gjen një vrimë këtu apo atje, hyn në një tunel këtu apo atje, kjo nuk do të thotë shumë”. “Ne nuk e mohojmë që tunelet shtrihen përgjatë rrugëve dhe rrugëve në Gaza për qindra kilometra. Ne kurrë nuk e kemi fshehur këtë”.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit dhe agjencia e sigurisë Shin Bet kanë publikuar disa pamje të reja të cilat thuhet se tregojnë një pjesë të rrjetit të tunelit të Hamasit nën spitalin Shifa të qytetit të Gazës, ku grupi supozohet të ketë një qendër kryesore komanduese.

 

Ora 08:10
Tanket izraelite hyjnë në spitalin verior të Gazës

1700473443_gaza.jpg

Foto nga tanket në Gaza

Tanket izraelite kanë hyrë brenda në Spitalin Indonezian në Gazën veriore, ku disa persona raportohen të jenë vrarë pas sulmeve izraelite këtë mëngjes (20 Nëntor).

Pak kohë më parë, drejtori i spitalit, Dr Marwan Al-Sultan tha për BBC se ushtria izraelite ishte rreth 20 metra nga ndërtesa.

Më herët ai tha se kishte dëgjuar të shtëna rreth e rrotull dhe se departamenti për kujdes post-operativ ishte goditur.

Deklarata e fundit nga ushtria izraelite nuk i referohej veprimeve pranë spitalit.

Ai tha se: "Trupat e IDF vazhdojnë të operojnë në Rripin e Gazës, duke drejtuar avionët për të goditur terroristët, infrastrukturën terroriste dhe duke gjetur armë dhe pajisje ushtarake".

Po ashtu tha se tre komandantë të kompanive të Hamasit ishin vrarë.

S.S/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 20/11/2023 09:11

    IZRAEL PERKTHEHET K R I M I N E L E

    Përgjigju
    • Italia: 20/11/2023 14:21

      Ti benin familjes tende ate qe i beri Hamas familjeve islaeliane e ta shikonim ca do beje ti!

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar