Lufta/ Arrihet marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit: Ilaçe në këmbim të pengjeve izraelite! Media: Gjermania do të furnizojë Izraelin me tanke

Katari ka njoftuar arritjen e marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit për dërgimin e ndihmave për civilët në Gaza në këmbim të ilaçeve për pengjet izraelite.

Qeveria gjermane ka rënë dakord në parim që të dërgojë tanke në Izrael për të mbështetur vendin në luftën kundër Hamas, shkruan e përjavshmja Der Spiegel.

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite tha të martën se mbretëria mund të njohë Izraelin nëse arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që do të përfshinte krijimin e një shteti palestinez.

Qeveria gjermane ka rënë dakord në parim që të dërgojë tanke në Izrael për të mbështetur vendin në luftën kundër Hamas, shkruan e përjavshmja Der Spiegel.

Një anije tregtare në pronësi greke u godit nga një raketë nga rebelët Houthi në Jemen, rreth 100 milje detare në veriperëndim të qytetit të Salif në provincën e Hodeidah, tha firma britanike e sigurisë detare Ambrey.

“Një anije mallrash me flamur maltez, në pronësi greke, u shënjestrua dhe u godit nga një raketë gjatë tranzitit në Detin e Kuq jugor në drejtim të veriut,” tha Ambrey.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) njoftoi të hënën në mbrëmje se kishte lëshuar breshëri raketash balistike kundër bazave siriane të terroristëve të përfshirë në sulmet e fundit në Iran. Kjo është raportuar nga faqja e internetit e transmetuesit iranian në gjuhën angleze Press TV. 

Sipas Gardës Revolucionare, vendet e takimit të komandantëve dhe njerëzve kryesorë të sulmeve të fundit terroriste në qytetet iraniane Kerman dhe Rask u goditën.

Garda Revolucionare iraniane ka pretenduar se ka "shënjestruar dhe shkatërruar një nga selitë kryesore të spiunazhit të regjimit sionist (Mossad) në rajonin Kurdistan të Irakut" në sulmin "raketë balistike" në Erbil në Irakun verior. Këtë e ka bërë të ditur agjencia iraniane Fars.

 Sipas deklaratës, objektivi ishte “qendra për zhvillimin e operacioneve të spiunazhit dhe planifikimin e aksioneve terroriste në rajon dhe veçanërisht në vendin tonë të dashur”. Operacionet sulmuese do të vazhdojnë deri në hakmarrjen e pikave të fundit të gjakut të dëshmorëve”, përfundon deklarata.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:43
Arrihet marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit për dërgimin e ndihmave në Gaza! Në këmbim, ilaçe për pengjet izraelite

1702979194_gaza.JPG

Katari ka njoftuar arritjen e marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit për dërgimin e ndihmave për civilët në Gaza në këmbim të ilaçeve për pengjet izraelite.

Ora 21:27
Arabia Saudite mund të njohë Izraelin nëse zgjidhet çështja palestineze

1705437285_lytyg8loyglo.JPG

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Farhan Al Saud

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite tha të martën se mbretëria mund të njohë Izraelin nëse arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që do të përfshinte krijimin e një shteti palestinez.

"Ne jemi dakord që paqja rajonale përfshin paqe për Izraelin, por kjo mund të ndodhë vetëm përmes paqes për palestinezët, përmes një shteti palestinez," tha gjatë fjalës së tij, Princi Faisal bin Farhan, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

I pyetur nëse Arabia Saudite do ta njihte më pas Izraelin si pjesë të një marrëveshjeje më të gjerë politike, ai u përgjigj: "Sigurisht".

Pas fillimit të luftës, tetorin e kaluar, mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas që drejton Gazën, Arabia Saudite “ngriu” planet e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, që mbretëria të normalizonte lidhjet me Izraelin, duke rishikuar me shpejtësi përparësitë diplomatike, thanë dy burime që kanë njohuri mbi qëndrimin e Riadit.

Dy burimet i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se do të ketë vonesa në bisedimet e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara për normalizimin e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit, që shihet si një hap kyç, për të arritur atë që kërkon në këmbim mbretëria saudite, një marrëveshje mbrojtjeje me Shtetet e Bashkuara.

Para 7 tetorit, kur luftëtarët e Hamasit të mbështetur nga Irani ndërmorrën sulmin në Izraelin jugor, udhëheqësit izraelitë dhe sauditë kishin sinjalizuar se po shënonin përparime të qëndrueshme drejt vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, që mund të kishin ndryshuar Lindjen e Mesme./ VOA

Ora 21:22
Media: Gjermania do të furnizojë Izraelin me tanke

1705436670_yohyi.h.hji..JPG

Qeveria gjermane ka rënë dakord në parim që të dërgojë tanke në Izrael për të mbështetur vendin në luftën kundër Hamas, shkruan e përjavshmja Der Spiegel.

Nëntorin e vitit 2023, Berlini mori një kërkesë për të furnizuar ushtrinë izraelite me rreth 10,000 predha 120 milimetërshe.

Pas marrëveshjes në parim, tani po punohet për zbatimin e saj, thotë Der Spiegel.

Për shkak se industria nuk është në gjendje të furnizojë menjëherë municionet e dëshiruar, ajo po shqyrton nëse Bundesëehr-i, ose ushtria gjermane, do t'i japë fillimisht municionet nga stoku i saj.

Në këtë mënyrë, kërkesa e Izraelit mund të përmbushet shpejt.

Ora 19:11
BE: 85% e popullsisë që jetonte në Gaza është zhvendosur

1705428821_ygioo.hyhy.JPG

"60% e banesave dhe infrastrukturës është shkatërruar, si një vend i pabanueshëm, ndërsa Izraeli vazhdon të ruajë objektivin e tij ushtarak për të shkatërruar Hamasin. Tani nevojitet një pauzë humanitare.

Situata po përkeqësohet çdo ditë e më shumë. me 85% të popullsisë të zhvendosur, shpesh duke jetuar jashtë dhe duke u përballur me rrezikun e urisë dhe sëmundjeve”, është shprehur ditën e sotme komisioneri evropian për menaxhimin e krizave, Janez Lenarçiq, në debatin plenar në Parlamentin Evropian për situatën në Gaza.

Ora 14:45
FOTO/ SHBA sekuestron armë iraniane, të destinuara për Houthis

1705413612_seuk.PNG

Foto nga sekuestrimi i armëve iraniane

Shefat e Përbashkët të Shtabit të SHBA-së, përgjegjës për rajonin e Lindjes së Mesme (CENTCOM, “Komanda Qendrore”) thanë në një deklaratë të lëshuar sot se sekuestruan armë iraniane të destinuara për Houthi më 11 janar.

Ishte konfiskimi i parë I armëve vdekjeprurëse të prodhimit iranian për Houthi që kur filluan sulmet ndaj anijeve tregtare në nëntor, thuhet në deklaratë.

Armët e sekuestruara përfshijnë raketa balistike të prodhuara nga Irani dhe komponentë të raketave të lundrimit.

“Analizat fillestare tregojnë se të njëjtat armë janë përdorur nga Houthi për të kërcënuar dhe sulmuar marinarët e pafajshëm në anijet tregtare ndërkombëtare që kalojnë tranzit në Detin e Kuq”, tha Komanda Qendrore e SHBA.

 

Ora 14:33
Ministri i Jashtëm saudit: Armëpushimi i menjëhershëm në Gaza është prioritet

1705411965_hothh.PNG

Princi Faisal Bin Farhan Al Saud

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite tha se sulmet e Houthis ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq janë si pasojë e luftës në Gaza.

Ai bëri gjithashtu thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Princi Faisal Bin Farhan Al Saud, duke folur në një samit të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, theksoi se prioriteti për vendin e tij është të gjejë një rrugë për de-përshkallëzimin përmes një armëpushimi në Gaza.

Ora 14:19
Sulmet ndaj Izraelit, BE sanksionon liderin e Hamasit

1705411095_sinw.PNG

Yahya Sinwar

BE-ja ka sanksionuar liderin e Hamasit, Yahya Sinwar dhe e ka shtuar gjithashtu në listën e terroristëve. Si rezultat, fondet dhe asetet financiare do të ngrihen nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

“Këshilli vendosi sot të shtojë një individ në listën terroriste të BE-së. Ky vendim vjen si pjesë e përgjigjes së BE-së ndaj kërcënimit të paraqitur nga Hamasi dhe sulmeve të tij terroriste brutale dhe pa dallim në Izrael më 7 tetor 2023. Këto sanksione do të futen në fuqi nga sot”, thuhet në deklaratë.

Ora 14:04
Cameron: Sulmi në Erbil është shkelje e papranueshme e sovranitetit të Irakut

1705215793_lordicameron.PNG

David Cameron

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, në emër të "Mbretërisë së Bashkuar dënon sulmet e mbrëmshme të regjimit iranian në Erbil". 

Në një postim në Twitter, Cameron shkroi se "këto veprime të paprovokuara dhe të pajustifikuara përbëjnë një shkelje të papranueshme të sovranitetit dhe integritetit territorial të Irakut. Mendimet tona janë me familjet e viktimave".

Ora 13:58
Izraeli sulmon dhjetëra objektiva në Libanin jugor

1705249417_izrael.jpg

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

Izraeli sulmoi ditën e sotme dhjetëra objektiva të Hezbollahut në Wadi Saluki, në Libanin jugor, me avionë luftarakë dhe artileri. 

Këtë e ka raportuar radioja ushtarake dhe radioja publike Kan, sipas së cilës ky është një sulm veçanërisht i rëndësishëm.

Ditën e djeshme komandanti i rajonit ushtarak të Veriut, gjenerali Ori Gordin, vizitoi trupat e stacionuara në kufirin me Libanin dhe tha:

"Ne jemi vazhdimisht të angazhuar në eliminimin dhe reduktimin e aftësive sulmuese të Hezbollahut dhe shtyrjen e tyre më tej në veri".

Ora 13:47
Anija tregtare greke goditet nga një raketë në Jemen

1705409431_lalli.PNG

Një anije tregtare e cila është në pronësi të Greqisë, u godit nga një raketë në Jemen, rreth 100 milje detare në veriperëndim të qytetit të Salif në provincën e Hodeidah.

Kështu deklaroi firma britanike e sigurisë detare Ambrey.

“Një anije mallrash me flamur maltez, në pronësi greke, u shënjestrua dhe u godit nga një raketë gjatë tranzitit në Detin e Kuq jugor në drejtim të veriut", tha Ambrey.

Ora 12:43
Ushtria izraelite: Kemi arrestuar 27 të dyshuar për terrorizëm në Bregun Perëndimor

1705405519_gaza.PNG

Foto nga Gaza

Ushtria izraelite ka arrestuar 27 persona në Bregun Perëndimor të dyshuar për përfshirje në akte terroriste. 

Kështu deklaroi zëdhënësi ushtarak, sipas të cilit 2 prej tyre u arrestuan pas marrjes në pyetje të dhjetëra personave në fshatin Bnei Naim, afër Hebronit, prej nga erdhën sulmuesit të cilët dje në Raanana, jo shumë larg Tel Avivit, provokuan vdekja e një gruaje të moshuar dhe plagosja e 17 personave të tjerë duke përfshirë fëmijë. 

Ushtarët më pas "hartëzuan" për shkatërrim shtëpinë në Ramallah të një palestinezi që ishte përgjegjës për sulmin ndaj vendbanimit hebre Ofra në Bregun Perëndimor javën e kaluar. 

Sipas të njëjtit burim, "dhjetëra të dyshuar janë marrë në pyetje në fshatin Idhna, gjithashtu afër Hebronit, nga ku 3 militantët palestinezë, të cilët u vranë më vonë, u larguan dhe tentuan të kryejnë një sulm duke u infiltruar në vendbanimin hebre.

Sipas të dhënave të raportuara nga media që nga fillimi i luftës me Gazën rreth 2700 "të dyshuar për terrorizëm" janë arrestuar në të gjithë Bregun Perëndimor dhe prej tyre rreth 1300 janë të lidhur me Hamasin.

 

Ora 11:20
Rritet mbi 24 mijë numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Gaza

1704884402_liban.png

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

Numri i palestinezëve që janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i ofensivës izraelite është rritur në 24,285. 

Kjo është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë e enklavës, e drejtuar nga Hamasi. 

Të paktën 61.154 persona u plagosën. Në 24 orët e fundit, autoritetet lokale thonë se 158 palestinezë janë vrarë dhe 320 janë plagosur.

Ora 11:16
Katari: Nuk ka paqe pa një zgjidhje reale mes dy shteteve

1705216301_sulmohetizraeli.png

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohamed Abdulrahman Al Thani mbajti një fjalim në Forumin e Davos në Zvicër.

Lidhur me konfliktin Izrael-Palestinë, ai u shpreh se nuk ka asnjë formulë magjike për t’u kthyer në atë që ishte para 7 tetorit pa një zgjidhje reale, zgjidhjen me dy shtete.

“Përfundimi i luftës, lirimi i pengjeve dhe të burgosurve palestinezë, si dhe përkeqësimi i situatës në Bregun Perëndimor të pushtuar duhet të adresohen shpejt. Pushtimi i Bregut Perëndimor nga Izraeli është po aq i keq sa pushtimi i Gazës dhe nuk ka asnjë reagim të vërtetë nga komuniteti ndërkombëtar për ta zgjidhur atë. Ka politikanë që besojnë se situata në Gaza mund të injorohet dhe përgjigja globale ndaj luftës është jashtëzakonisht zhgënjyese për vendet e Lindjes së Mesme”, tha Al Thani.

Ora 10:50
Gaza lëshon mbi 50 raketa në drejtim të Izraelit

1704525680_gaza.webp

Foto nga Gaza pas bombardimeve izaelite

Më shumë se 50 raketa u lëshuan sot nga Rripi i Gazës në qytetin Netivot në jug të Izraelit, sipas autoriteteve lokale. Sipas informacioneve, nuk ka të lënduar.

Sulmi ndaj Netivot është sulmi më i madh me raketa nga Gaza ndaj Izraelit në javët e fundit.

Ndërkohë në një deklaratë ditën e sotme, Programi Botëror i Ushqimit (WFP), UNICEF, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Agjencia e OKB-së për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA) theksuan se ndihmat që dërgohen në popullin e Gazës janë të pakta dhe se nuk mund të parandalojnë urinë, kequshqyerjen apo sëmundjet.

Ora 09:45
Sulm iranian në Irak, 5 civilë të vrarë, ndër to edhe një foshnjë të porsalindur

1705394617_fol.PNG

Foto nga sulmi iranian në Irak

“Gjatë sulmit të Gardës Revolucionare të Iranit në Hawler (Erbil), të paktën 5 civilë, duke përfshirë një foshnjë 11-muajshe, humbën jetën dhe shumë fëmijë të tjerë u plagosën".

Kështu shkroi në X (ish-Twitter) OJQ-ja me seli në Norvegji, “Hengaw”. 

Mbrëmjen e djeshme Pasdaran deklaroi se ata kishin "shënjestruar dhe shkatërruar një nga selitë kryesore të spiunazhit të regjimit sionist (Mossad) në rajonin Kurdistan të Irakut" në një bastisje me "raketa balistike" në Erbil, në Irakun verior.

Ora 09:41
Bagdad: Sulmi ndaj Erbilit është sulm ndaj sovranitetit tonë

1705394451_irak.PNG

Foo nga sulmi ndaj Erbilit

Ne e dënojmë fuqishëm “agresionin” në Erbil si një “sulm ndaj sovranitetit tonë”. Kështu thotë Ministria e Jashtme e Irakut, duke iu referuar sulmeve me raketa të marra nga Garda Revolucionare iraniane gjatë natës. 

Sulmi iranian në Erbil kishte në shënjestër zona të banuara dhe shkaktoi viktima civile, shton Ministria e Jashtme në Bagdad. 

“Ne do të marrim masa ligjore kundër agresionit në Erbil, duke përfshirë apelimin në Këshillin e Sigurimit”, tha Iraku.

Ora 09:37
Izraeli: Luftimet intensive në veri të Gazës do të përfundojnë së shpejti! Asnjë kërcënim ushtarak

1704435494_gallant.PNG

Yoav Gallant

Luftimet intensive të forcave të armatosura izraelite kundër grupit militant Hamas në veri të Rripit të Gazës do të përfundojë së shpejti. Kështu njoftoi ministria izraelite e Mbrojtjes.

“Faza intensive e ofensivës tokësore në jug të enklavës bregdetare në zonën e qytetit Khan Younis do të përfundojë së shpejti”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Ai tha se në fund të kësaj lufte nuk do të ketë asnjë kërcënim ushtarak nga Gaza.

“Në fund të luftës, nuk do të ketë asnjë kërcënim ushtarak nga Gaza. Hamasi nuk do të jetë në gjendje të kontrollojë dhe të funksionojë si një forcë ushtarake në Rripin e Gazës, dhe IDF do të ketë liri të plotë veprimi për të bërë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur qytetarët e Izraelit. Mund të duhet shumë kohë, por do të përfundojë me fitore totale”, tha Gallant.

Mes të tjerash ai shtoi se periudha e luftimeve do të përfundojë së shpejti.

“Edhe pse periudha e luftimeve intensive do të përfundojë së shpejti, forcat e armatosura duhet të vazhdojnë presionin ushtarak për të siguruar lirimin e pengjeve të mbetura izraelite në Gaza. Nëse ka një armëpushim, fati i pengjeve do të vuloset për shumë vite në robërinë e Hamasit”, tha Gallant.

Në anë tjetër, presioni ndërkombëtar po rritet vazhdimisht ndaj Izraelit për të zvogëluar intensitetin e sulmeve dhe për të parandaluar viktima masive civile gjatë sulmeve në Rripin e Gazës. Uashingtoni i ka bërë thirrje Izraelit të kalojë nga bombardimet e rënda në sulme më të shënjestruara kundër grupit militant Hamas.

Ora 08:34
Guterres: Hetoni dhunën seksuale të Hamasit të datës 7 tetor

1705390440_duterres.PNG

Antonio Guterres

"Raportet e dhunës seksuale të kryera nga Hamasi dhe të tjerët më 7 tetor duhet të hetohen dhe ndiqen me rigorozitet", shkroi Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres në llogarinë e tij X.

"Asgjë nuk mund të justifikojë vrasjen, plagosjen dhe rrëmbimin e qëllimshëm të civilëve. Asgjë nuk mund të justifikojë gjuajtjen me raketa ndaj objektivave civile", shkroi Guterres në një postim.

S.S/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mergimtari: 17/01/2024 07:59

    Izraeli,eshte nje shtet fasist.Ai nuk ndryshon shume nga Gjermania e rajhut te trete.Kushdo qe e perkrah eshte thjesht nje vegel ne doren e tyre.Genocidi qe po ben kundrejt palestinezeve nuk ndryshon nga Holokausti.

    Përgjigju
  • Turi: 16/01/2024 08:37

    O njerez te paskrupullt qe u ka blere izraeli dhe amerika , nuk keni turp qe flisni per dhune sekauale kur ne Gaza po kryhet nje genocid nje masaker e vertete kundra femijeve te pambrojtur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen