Lufta/ Kamala Harris: Nuk do ta ndryshoj politikën e Biden për armët ndaj Izraelit! OKB: Pauzë humanitare në Gaza për vaksinimin ndaj poliomielitit

Kamala Harris nuk do të ndryshojë politikën e Joe Biden për furnizimin me armë në Izrael, prandaj, nuk ka embargo. Harris e konfirmoi këtë në intervistën e parë, pas nominimit si kandidate për presidente.

"Duhet të gjejmë një marrëveshje. Ne lirojmë pengjet që të arrijmë një armëpushim, por nuk e ndryshojmë politikën për sa i përket armëve. Shumë palestinezë të pafajshëm janë vrarë dhe ne duhet të arrijmë një marrëveshje. Ishim në Doha, duhet ta bëjmë."- tha Kamala Harris, duke folur për krizën në Gaza në një intervistë për CNN.

Kombet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje të përkohshme me palët në konfliktin izraelito-palestinez për një pauzë humanitare që do të lejonte vaksinimin e poliomielitit në Rripin e Gazës.

Kështu u tha gazetarëve përfaqësuesi i OBSH-së për Bregun Perëndimor dhe Gazën, Richard Peeperkorn.

"Ne kemi një angazhim paraprak ndaj politikave specifike humanitare, gjatë fushatës së vaksinimit - tha ai - ftojmë të gjitha palët të pezullojnë luftimet për të lejuar fëmijët dhe familjet të kenë akses të sigurt në objektet shëndetësore".

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë