Lufta/ Moska: Sonte Kievi do të sulmojë uzinën e Zaporizhzhia! NATO: Ukraina nuk do të marrë aeroplanë luftarakë gjatë kundërofensivës

Moska pretendon se mbrëmjen e kësaj të marte, Kievi do të sulmojë uzinën e Zaporizhzhia duke hedhur mbi të municione me mbetje radioaktive të hequra më 3 korrik nga një tjetër central bërthamor ukrainas, ai jugor. Kështu deklaroi Renat Karchaa, këshilltar i drejtorit të përgjithshëm të Rosenergoatom.

Për Ukrainën, megjithatë, ky është një falsitet dhe një provokim që vjen nga Rusia. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura në Kiev, në fakt Moska ka vendosur bomba në çatinë e reaktorit të tretë dhe të katërt, të cilat nuk kanë për qëllim dëmtimin e tyre, por mund të simulojnë një bombardim nga Ukraina.

Ndërkohë, kryetari i komitetit ushtarak të NATO-s, Rob Baeur thotë se Ukraina nuk do të marrë aeroplanë luftarakë derisa të përfundojë kundërsulmi kundër Rusisë.

Nga ana tjetër, dy drone u kapën në qiellin e rajonit të Moskës. Kështu raporton agjencia Tass. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse akuzoi Kievin se po përpiqet të godasë infrastrukturën civile, përfshirë aeroportin e Moskës.  Ai foli për një "akt terrorist".

Sergei Sobyanin, konfirmoi sulmin me dron në Telegram: "Deri më tani sulmet janë shmangur- shkroi ai, por për arsye sigurie, disa fluturime janë devijuar përkohësisht nga aeroporti Vnukovo. Në orën 8 u hoqën kufizimet në aeroport”. Gjithçka sugjeron se devijimi i fluturimeve në hyrje drejt aeroporteve të tjera është për shkak të pranisë së dronëve të zbuluar në qiellin e zonës së Moskës në orët e fundit, ku u kapën dy avionë.

Moska akuzon Ukrainën për përpjekje për të shënjestruar infrastrukturën civile.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:50
Rusia sulmon një qytet në Harkiv të Ukrainës, plagosen 31 persona

Më shumë se 30 persona, përfshirë nëntë fëmijë, u plagosën më 4 korrik në një sulm rus në qytetin Pervomaiski në rajonin lindor të Harkivit, thanë zyrtarët ukrainas, teksa ushtria ukrainase raportoi vazhdimin e luftimeve të ashpra në rajonin e Donjeckut.

Guvernatori rajonal i Harkivit, Oleh Synehubov, tha në Telegram se sulmi ndodhi rreth orës 13:35 me orën lokale, ku si pasojë u dogjën disa makina dhe u shpërthyen dritaret e një ndërtese banimi. Një foshnjë 10-muajshe dhe një fëmijë 1-vjeçar janë në mesin e të plagosurve, tha Synehubov.

Raketa goditi një parking jashtë ndërtesës së banimit në qytetin Pervomaiski, i cili është relativisht larg nga pikat e luftimeve në rajonin e Donbasit. Andriy Yermak, shefi i shtabit të presidentit Volodymyr Zelensky, komentoi gjithashtu sulmin, duke thënë se Rusia sulmoi me "një predhë me eksploziv të lartë".

Të dy, Synehubov dhe Yermak, postuan foto në Telegram, të asaj që ata thanë se tregonin dëmet dhe shkatërrimet e shkaktuara nga sulmi. Në një pjesë tjetër të Ukrainës, gjenerali Oleksandr Tarnavskiy, komandant i forcave jugore të Ukrainës, deklaroi se trupat ukrainase eliminuan me sukses armikun nga disa pozicione strategjike.

“Forcat e mbrojtjes po përparojnë në drejtimin [jugor]”, tha Tarnavskiy në Telegram. Sipas tij, njësitë e trupave raketore dhe artilerisë kryen 1,283 sulme gjatë ditës./REL

Ora 16:28
Lufta në Ukrainë/ Fluturimet kryesore të aeroportit të Moskës u ndërprenë nga sulmi me dron

Ukraina ka nisur një sulm me dron në Moskë, thotë ministria ruse e mbrojtjes, duke detyruar fluturimet të devijohen nga Aeroporti Ndërkombëtar Vnukovo. BBC shkruan se pesë drone thuhet u përdorën në sulmin e së martës. Ministria e Mbrojtjes tha se të gjithë dronët u rrëzuan dhe nuk pati viktima apo dëme.

Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e supozuar. Kufizimet në aeroportin Vnukovo, një nga tre aeroportet ndërkombëtare të Moskës, tani janë hequr. Fluturimet nga Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti ishin në mesin e atyre të prekurve. Sipas ministrisë së mbrojtjes, katër nga dronët që fluturonin në rajonin e Moskës u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore.

"Një përpjekje e regjimit të Kievit për të sulmuar një zonë ku ndodhet infrastruktura civile, duke përfshirë një aeroport që pranon fluturime ndërkombëtare, është një akt i ri terrorist," tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova në Telegram.

Media shtetërore ruse tha se një nga dronët u rrëzua në qytetin Kubinka, i cili është afërsisht 36 km (22 milje) nga aeroporti Vnukovo në jug-perëndim të qytetit. Një tjetër raportohet se u qëllua në afërsi të fshatit Valuevo, gjithashtu pranë aeroportit.

 

Ora 16:21
Moska: Nuk ka asnjë bazë për zgjatjen e marrëveshjes për grurin

 

1688480527_BildfllendesWeizenfeld.jpg

Nuk ka "asnjë bazë" për zgjatjen e marrëveshjes për eksportin e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi përtej afatit të 17 korrikut. Kështu deklaroi Ministria e Jashtme ruse e cituar nga Tass.

Ora 13:13
Samiti me vendet e lindjes, Putin : Sanksionet e bëjnë Rusinë më të fortë

Sanksionet që vendet e perëndimit i kanë vendosur Rusisë kanë qenë të shumta që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe aktualisht asnjë vend në botë nuk ka aq shumë sanksione sa Rusia. Mirëpo edhe pse në një situatë të tillë Putin ka deklaruar se do të vazhdojë t’i kundërshtojë masat e perëndimit.

Në samitin parë ndërkombëtar që pas rebelimit të grupit Wagner, Putin në fjalimin e tij në samitin virtual të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait tha se Rusia kundërshton çdo sanksion që vendet e perëndimit i kanë vendosur.

"Rusia i kundërshton të gjitha këto sanksione, presione dhe provokime të jashtme dhe vazhdon të zhvillohet si kurrë më parë".

Putin mbështeti marrëveshjet tregtare midis vendeve të lindjes, e parë si një përpjekje për të zbutur sanksionet.

“Dëshiroj të falënderoj kolegët e mi nga vendet e SCO-së që shprehën mbështetjen për veprimet e udhëheqjes ruse për të mbrojtur rendin kushtetues dhe jetën dhe sigurinë e qytetarëve”, tha ai në samit në një fjalim televiziv nga Kremlini në Moskë.

Putin shtoi se më shumë se 80% e tregtisë midis popullit kinez dhe rus ishte në rubla dhe juanë dhe u kërkoi anëtarëve të tjerë të SCO-së të ndiqnin të njëjtin proces.

Ai përshëndeti gjithashtu kërkesën e aleatit rus Bjellorusi për t'u bërë një anëtar i përhershëm i SCO në samitin e ardhshëm.

Kryeministri i Indisë Narendra Modi u bëri thirrje anëtarëve të SCO-së të rrisin tregtinë, lidhjen dhe bashkëpunimin teknologjik, ndër të tjera.

Por ai nuk iu referua drejtpërdrejt as luftës në Ukrainë dhe as qëndrimit gjithnjë e më këmbëngulës të Kinës në Indo-Paqësorin. Indisë - historikisht e paangazhuar - iu desh të kalonte një litar të ngushtë diplomatik, për shkak të lidhjeve të saj gjithnjë e më të forta me Perëndimin.

Vetëm disa ditë më parë, SHBA-ja kishte hapur tapetin e kuq për zotin Modi kur ai u prit në Uashington për një vizitë shtetërore.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sllava Ukraina: 05/07/2023 09:01

    Tu duk e lehte dasma qe nise shoku Putin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër