Lufta/ Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë krizën humanitare në Rripin e Gazës

Lufta/ Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë krizën humanitare në Rripin e Gazës

Një ditë e re ka zbardhur në Gaza nga zhurma e shpërthimeve, pasi luftimet nuk tregojnë asnjë shenjë ndalimi. Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë sot një takim urgjent për krizën humanitare në Rripin e Gazës, pasi Izraeli zgjeroi operacionin e tij tokësor në territorin palestinez gjatë fundjavës.

Gjatë takimit, të kërkuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Këshilli i Sigurimit do të përditësohet nga UNRWA, agjencia e OKB-së që ofron ndihmë për palestinezët.

Të shtunën, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres shprehu keqardhjen që Izraeli kishte intensifikuar operacionet ushtarake në vend që të lejonte një pauzë të nevojshme humanitare të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar.

Këshilli i Sigurimit deri më tani ka dështuar në katër përpjekje për të siguruar një rezolutë të armëpushimit, për shkak të vetos së Rusisë ose SHBA-së.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Netanyahu refuzon thirrjet për armëpushim: Është koha për luftë, do godasim përbindëshat e Hamasit! Shpëtohet ushtarja izraelite e marrë peng në Gaza


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ruben Amorim debuton te Manchester United, Ipsuich i ndal 1-1

VIDEO/ Ruben Amorim debuton te Manchester United, Ipsuich i ndal 1-1