Lufta/ Largohet ministri i Mbrojtjes të Ukrainës: Faleminderit për mbështetjen! Pritje e madhe e ofensivës së re ruse

Lufta/ Largohet ministri i Mbrojtjes të Ukrainës: Faleminderit për mbështetjen! Pritje e madhe e ofensivës së re ruse

Foto nga lufta në Ukrainë

Tensioni sa vjen e rritet në Ukrainë për shkak të ofensivës ruse. Kievi pretendon se Moska po përgatit edhe 500 mijë ushtarë të tjerë për operacionet sulmuese. Teksa Evropa vijon të dënojë Rusinë përmes sanksioneve, kryeministri hungarez Viktor Orban thotë se sanksionet po shkatërrojnë ekonominë evropiane.  Ndërkohë është emëruar ministri i ri i brendshëm ukrainas, Igor Klymenko. Sipas Financial Times, e cila citon një këshilltar të ushtrisë ukrainase, Kievi do të kishte marrë "informacion shumë të fortë mbi qëllimin" e një sulmi nga Rusia brenda 10 ditëve.

Sipas mediave, Kievi ka marrë informacion mbi synimet e Rusisë për të nisur një sulm që mund të ndodhë brenda 10 ditëve. 

Ditët e fundit, zyrtarët kanë shtuar paralajmërimet se kjo ofensivë e madhe po vjen, në gjysmën e dytë të muajit, dhe sigurisht pranë 24 shkurtit, që shënon 1 vit nga fillimi i luftës. Sipas kryetarit të rajonit të Luhanskut, Sergei Haidai, Ukraina pret një ofensivë të re ruse në Donbass "pas 15 shkurtit në çdo kohë". 

Nga ana tjetër, Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris do të marrë pjesë në konferencën vjetore të sigurisë në Mynih nga 17 deri më 19 shkurt, gjatë vizitës së saj në Gjermani. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e saj Kristen Allen, duke nënvizuar se prania e zëvendëspresidentes amerikane synon “të demonstrojë unitetin dhe vendosmërinë” në mbështetje të Ukrainës, si dhe udhëheqjen dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Kievit.

Teksa Zelensky paralajmëron emërimin e zyrtarëve me përvojë ushtarake në rajone të ndryshme kufitare dhe në frontin me Rusinë, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës Oleksi Reznikov largohet nga detyra. Pas shkarkimit të shumë zyrtarëve të ministrisë gjatë javëve të fundit për akuza korrupsioni, u largua edhe kreu i Mbrojtjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:29
Gjermania, Danimarka dhe Holanda do furnizojnë me 100 tanke Kievin, zyrtarët: Rrit potencialin ushtarak të Ukrainës

Gjermania, Danimarka dhe Holanda do të furnizojnë Ukrainën me të paktën 100 tanke të rinovuar Leopard 1 . Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e mbrojtjes të Danimarkës, Gjermanisë dhe Holandës thanë se dërgesa e tankeve Leopard 1 ishte pjesë e një përpjekjeje për të mbështetur Ukrainën në përpjekjen e saj për t'i rezistuar agresionit rus"

"(Kjo do të rrisë ndjeshëm potencialin ushtarak të Ukrainës për të rivendosur integritetin e tyre territorial të shkelur," thanë ata, duke shtuar se dorëzimi do të bëhet "në muajt e ardhshëm" dhe do të përfshijë mbështetje logjistike dhe trajnim.

Ora 18:15
Kievi: Moska do të mobilizojë rreth 300,000 - 500,000 ushtarë për të sulmuar Ukrainën

1675500534_uu.JPG

Kievi pret që Rusia të rrisë numrin e ushtarëve që i bashkohen vijës së parë të frontit të luftës. “Rusia do të mobilizojë 300-500 mijë njerëz për të kryer operacione sulmuese në Ukrainën jugore dhe lindore në pranverën dhe verën e ardhshme” tha Vadym Skibitskyi, zëvendës shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase.

"500,000 trupa të tjerë do të shtohen. Kjo tregon se Kremlini i Putinit nuk ka ndërmend t'i japë fund luftës. Ofensiva e Moskës mund të godasë rajonet Donetsk dhe Luhansk dhe ndoshta Zaporizhzhia. Trupat ruse do të qëndrojnë në mbrojtje në rajonet Kherson dhe në Krime”, shtoi Skibitskyi.

Ora 17:06
Orban thirrje për debat mbi sanksionet ndaj Rusisë: Po shkatërrojnë ekonominë e BE-së

Në përgatitje për samitin e jashtëzakonshëm të liderëve të BE-së të enjten, pati një bisedë video-konferencë midis presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe kryeministrave të Hungarisë, Polonisë, Belgjikës, Finlandës, Maltës dhe kreut të shtetit bullgar, Rumen Radev. 

Zëdhënësi i Orban, Zoltan Kovacs , shkroi në Twitter. Zëdhënësi u shpreh se ishte diskutuar lufta në Ukrainë, vështirësitë ekonomike në Evropë dhe imigracioni i paligjshëm. Kryeministri Orban tha se qasja në fondet e kohezionit dhe rindërtimit të BE-së duhet të bëhet shumë më e shpejtë dhe më e lehtë për vendet anëtare të BE-së. 

Për Ukrainën, Orban ka bërë thirrje përsëri për një armëpushim të menjëhershëm dhe bisedime paqeje, si dhe një debat thelbësor politik mbi sanksionet nga Brukseli, të cilat po shkatërrojnë ekonominë evropiane.

Ora 14:15
Ukraina, Igor Klymenko është ministri i ri i Brendshëm

1675605402_Screenshot4.jpg

Verkhovna Rada, parlamenti ukrainas, ka emëruar Igor Klymenkon në postin e ministrit të brendshëm . 

Klymenko është ish-shefi i policisë kombëtare dhe drejtoi departamentin përkohësisht pas vdekjes së Denis Minastyrskyi, i cili vdiq nga një aksident nga një aksident ajror në Brovary, në rajonin e Kievit.

Ora 12:38
Zelensky, emërime të reja për të forcuar rajonet kufitare, largohet ministri i Mbrojtjes, Rezenikov: Vazhdoni reformat edhe në luftë!

1675677524_.JPG

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi se do të emërojë "zyrtarë me përvojë ushtarake" në rajone të ndryshme kufitare të vendit dhe në frontin me Rusinë. Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksi Reznikov largohet nga detyra. Pas shkarkimit të shumë zyrtarëve të ministrisë gjatë javëve të fundit për akuza korrupsioni, u zëvendësua edhe kreu i ministrisë, vendimtare për luftën Përmes një postimi në faqen e tëitter ai ka falenderuar ë gjithë për besimin dhe mbështetjen

"Faleminderit për mbështetjen"

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës Oleksi Reznikov largohet nga detyra. Pas shkarkimit të shumë zyrtarëve të ministrisë gjatë javëve të fundit për akuza korrupsioni, u zëvendësua edhe kreu i ministrisë, vendimtare për luftën.

 "Ne mbajmë qëndrimin tonë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe kritikën konstruktive. Ne nxjerrim përfundimet. Vazhdoni reformat edhe gjatë luftës. Ne forcojmë mbrojtjen dhe punojmë për fitore. Lavdi Ukrainës!", shkroi sot Reznikov në Tëitter.

Ora 10:55
Zvicra mund të thyejë neutralitetin për të mbështetur Ukrainën

Zvicra është afër thyerjes së traditës shekullore si një shtet neutral, pasi presioni rritet mbi qeverinë për t'i dhënë fund ndalimit të eksporteve të armëve zvicerane në zonat e luftës.

Për momentin, blerësit e armëve zvicerane janë të ndaluar ligjërisht të rieksportin e armëve.

Megjithatë, thirrjet nga 'fqinjët' evropianë të Zvicrës për të lejuar transferime të tilla në Kiev janë rritur dhe dy komitetet e sigurisë të parlamentit zviceran kanë rekomanduar që rregullat të lehtësohen në përputhje me rrethanat.

Ora 09:13
Ushtria e Kievit: Rusët po sulmojnë në Donetsk dhe Lugansk, lideri pro-rus Pushilin: Po avancojnë në Siversk për të liruar Lymanin

1675604757_3000.jpeg

Sulme të reja nga Rusia janë regjistruar ditën e sotme. Ushtria ruse po përqendron përpjekjet e saj kryesore në  kryerjen e veprimeve sulmuese në Ukrainë në zonat Kupyan, Lyman, Bakhmut, Avdiiv dhe Novopavliv. Lajmi është dhënë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës. Sipas ushtrisë së Kievit dhe mediave të huaja, rreth 1030 ushtarë rusë janë vrarë në beteja në 24 orët e fundit, duke e çuar kështu humbjet totale të ushtrisë ruse në rreth 133,190 të vrarë ushtarakë. 

“Gjatë 24 orëve të fundit, Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës zmbrapsën sulmet e pushtuesve në zonat e vendbanimeve Novoselyvske, Kreminna dhe Dibrova të rajonit të Lugansk dhe Verkhnyokamianske, Vesele, Zaliznyanske, Krasna Gora, Bakhmut, Ivanovske dhe Paraskoviyvka, Donetsk”, deklaron Shtabi i Përgjithshëm.

Ndërkohë, forcat ruse thonë se kanë arritur dia suksese në zonën e Siverskut, vendimtare për çlirimin e Krasny Lyman , Donetsk,ky ishte një njoftim i bërë nga lideri seperatist pro-rus, Denis Pushilin

Ora 08:43
OKB: Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina

Koordinatori për Ndihmë Emergjente i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, tha se pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina, që kur nisi konflikti gati një vit më parë.

Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina për në shtetet fqinje, ndërkaq 5.3 milionë persona të tjerë janë zhvendosur brenda vendit, tha Griffiths në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kreu i Zyrës për Koordinim dhe Çështje Humanitare të OKB-së, tha se 17.6 milionë persona, apo pothuajse 40 për qind e popullatës së Ukrainës, kanë nevojë për ndihmë humanitare. Griffiths tha se më vonë gjatë këtij muaji, në Gjenevë do të prezantojë Planin për Përgjigje Humanitare për Ukrainën. Ai tha se ky plan kërkon një shumë prej 3.9 miliardë dollarësh.

“Dhuna nuk po tregon asnjë shenjë që po zbutet”, tha ai.

Mbi 7.000 civilë janë vrarë që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022, thuhet në shifrat e prezantuara nga OKB-ja.

“Numri real i viktimave sigurisht që është më i lartë”, tha Griffiths.

Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatë, lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka shkaktuar lëvizjen më të madhe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore/ REL

Ora 07:40
Lufta në Ukrainë/ Biden do të udhëtojë në Poloni për përvjetorin e pushtimit

1675440985_d.JPG

Presidenti amerikan Joe Biden planifikon të udhëtojë në Poloni këtë muaj për të shënuar përvjetorin e pushtimit rus të Ukrainës, sipas burimeve të informuara të cituara nga NBC News. Plani kërkon që Biden të vizitojë Poloninë në fund të shkurtit duke theksuar se udhëtimi nuk është përfundimtar derisa Shtëpia e Bardhë ta shpallë atë dhe se këto plane mund të ndryshojnë. Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së nuk pranoi të komentojë mbi këtë informacione, pra ende nuk është e konfirmuar vizita.

/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Orban: 07/02/2023 18:00

    Kryeministri i Hungarise eshte i vetmi qe se qeth fare nga presionet e Amerikes dhe te Europes, lider i vertete qe thote gjerat si jane dhe jo te bej propaganden e leshit , Europa nuk ka asnje lloj leverdie te zgjati konfliktin ne Ukraine perkundrazi ekonomia po keqesohet perdite , shpresoj qe lideret e tjere Europiane ti vene gishtin kokes per nje zgjidhje paqesore dhe jo te degjojne ate debilin qe pjerth rruges

    Përgjigju
  • Titi: 07/02/2023 16:22

    Ky psikopati Biden duhet shtruar urgjent ne qender per trajnimin e alzhaimerit se eshte renduar shume nuk e kuptoj si e lejojne te drejtoj shtetet e bashkuara do bej ndonje gomarllek idioti se eshte shume keq !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë