Lufta në Ukrainë/ Crosetto: A jam budalla për Medvedevin? Unë mbroj kombin e sulmuar! Kievi mohon blerjen e raketave Aster-30

Lufta në Ukrainë/ Crosetto: A jam budalla për Medvedevin? Unë mbroj kombin e sulmuar! Kievi mohon blerjen e raketave Aster-30

Pasojat e luftës në Ukrainë

UKRAINË-  Granatimet ruse gjatë 24 orëve të fundit kanë vrarë të paktën dhjetë civilë ukrainas dhe kanë plagosur njëzet të tjerë.

 "Situata në front, dhe veçanërisht në rajonin e Donetskut, mbetet jashtëzakonisht serioze," tha Presidenti ukrainas  Volodymyr Zelensky.

Qeveria italiane do të nisë dërgesën e gjashtë të armëve në ditët në vijim. Ministri i Mbrojtjes Crosetto është shprehur se kjo mund të jetë mënyra e vetme për të ndalur një luftë të tretë botërore.

"Lufta e tretë botërore do të fillonte në momentin që tanket ruse të mbërrinin në Kiev, dhe për rrjedhojë në kufijtë e Evropës. Të sigurohesh që të mos jetë kështu është mënyra e vetme për të ndaluar luftën e tretë botërore”, tha ministri i Mbrojtjes  Guido Crosetto.

Sipas mediave franceze, Italia dhe Franca kanë rënë dakord për blerjen e përbashkët të 700 raketave Aster-30 për  sistemin e mbrojtjes ajrore Samp-T , të destinuara për Ukrainën është një porosi prej dy miliardë eurosh”.

Por Mbrojtja saktëson se “këto janë raportime të pabaza dhe se në takimin mes ministrit italian të mbrojtjes dhe homologut të tij francez, nuk është nënshkruar, diskutuar apo përmendur asnjë kontratë për furnizimet ushtarake”. Kancelari gjerman  Olaf Scholz  përsëriti qëndrimin e qeverisë së tij dhe premtoi se nuk do të ketë konflikt NATO-Rusi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:57
Zelensky: Ne kemi nevojë për raketa me rreze të gjatë! Ushtria ruse na sulmoi sërish, ka 17 viktima

1674567062_korrupsioni.JPG

“Ukraina ka nevojë për raketa me rreze të gjatë”. Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të zakonshëm të mbrëmjes.

“Edhe ushtria ruse ka lëshuar një raketë. Sulmi është kundër qytetit Kostyantynivka, në rajonin e Donetskut. Armiku ka përdorur raketa S-300, ka 17 viktima dhe 14 të plagosur", thekson kreu i shtetit ukrainas. 

Presidenti ukrainas nuk kurseu falenderimet për të gjithë ata që këmbëngulin në furnizimin me armë të Ukrainës për ta mbrojtur nga terrori rus.         

 

 

Ora 19:18
Pezullohet procesi i pranimit të Suedisë në NATO: Shkak, tensionet me Ankaranë

1674929971_220411topicswedenrdax775x440s.jpg

Procesi i pranimit të Suedisë në NATO "është pezulluar". Këtë e bëri të ditur ministri i Jashtëm i Stokholmit, Tobias Billstrom , duke shpjeguar se negociatat me Turqinë janë pezulluar pas tensioneve të shkaktuara nga shkatërrimi i një kopje të Kuranit nga politikani i ekstremit të djathtë Rasmus Paludan, përballë ambasadës së Ankarasë në Suedi. Kështu raporton gazeta suedeze Expressen, duke nënvizuar se “përkundër kësaj, qeveria shpreson se Suedia do të jetë ende në gjendje të anëtarësohet në NATO këtë verë”.

Finlanda këtë javë tha për herë të parë se do të konsideronte anëtarësimin në Aleancën Atlantike pa Suedinë, oferta e së cilës u ndërlikua më tej kur Ankaraja sulmoi Stokholmin për protestat anti-islame.

Ora 16:24
Lufta në Ukrainë/ Medvedev e quajti 'budalla', reagon ministri italian i Mbrojtjes: Unë mbroj kombin e sulmuar, le të më quajnë çfarë të dojë!

Zëvëndëskryetari i Këshilli të Sigurimit të Federatës Ruse, Medvedev e ka quajtur në mënyrë indirekte “budalla” ministrin italian të Mbrojtjes, kjo pasi ai po mbështet Ukainën në luftë.

"Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Medvedev , i njohur për mençurinë dhe objektivitetin e tij, ndoshta ka të drejtë kur më quan “budalla”. Medvedev ka 'të drejtë' sepse, pavarësisht nga ajo që ai ose ambasadori rus në Itali mund të përpiqen të bëjnë, të nënkuptojnë dhe të më bëjnë të ndryshoj mendje, duke përhapur lajme të rreme për mbrojtjen italiane ose sulme personale të nivelit të ulët, unë vazhdoj të mendoj se është e drejtë të ndihmosh një komb të sulmuar pa asnjë arsye, siç është Ukraina, për të mbrojtur qytetet e saj, njerëzit e saj dhe ekzistencën e saj. Unë do të isha gati ta bëja edhe për popullin rus, me role të kundërta", kështu deklaroi ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto në një shënim.

Ai shtoi se është pro përfundimit të menjëhershëm të agresionit rus dhe vrasjes pa shkak të ushtarëve.

“Nëse rusët nuk do të kërkonin një fitore totale, por vetëm përfundimin e armiqësive dhe rivendosjen e ligjshmërisë ndërkombëtare, që janë objektivi i vetëm i qeverisë italiane dhe i veprimit tim si ministër, do të mjaftonte që ata të përfundonin armiqësitë dhe të uleshin në tryezën e paqes. Vetëm në këtë mënyrë dhe menjëherë do të pushonte gjithçka. Si lufta ashtu edhe ndihma ushtarake e Italisë dhe e vendeve të tjera që vetëm po ndihmojnë një shtet të sulmuar për t'u mbrojtur kundër një shtet agresor”, përfundoi ai.

E gjitha ka nisur pasi nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitri Medvedev , ka sulmuar ministrin italian të mbrojtjes, Guido Crosetto, për deklaratat e tij mbi nevojën për të dërguar armë në Kiev.

“Nuk ka shumë budallenj në strukturat e pushtetit në Evropë”, shkruante ish-presidenti rus në Telegram, por “një ministër i caktuar i mbrojtjes nga një Itali e caktuar e quajti furnizimin me automjete të blinduara dhe armë të tjera në Ukrainë si parandalim të Luftës së Tretë Botërore”.

Crosetto deklaroi dje pasdite se "lufta e tretë botërore do të fillonte në momentin që tanket ruse të mbërrijnë në Kiev dhe në kufijtë e Evropës. Sigurimi që ato të mos mbërrijnë është e vetmja mënyrë për të ndaluar luftën e tretë botërore".

Ora 14:30
Marrëveshje mes Italisë dhe Francës, 700 raketa Aster-30 do blihen për sistemin e mbrojtjes Samp-T në mbështetje të Ukrainës


Italia dhe Franca kanë rënë dakord për blerjen e përbashkët të 700 raketave Aster-30 për sistemin e mbrojtjes ajrore Samp-T, të destinuara për Ukrainën: është një porosi prej dy miliardë eurosh. Kështu raporton gazeta franceze l'Opinion .

Gazeta shkruan se marrëveshja për porosinë është arritur gjatë vizitës së djeshme në Romë mes ministrit të Mbrojtjes, Guido Crosetto, dhe homologut të tij nga përtej Alpeve, Sébastien Lecornu.  Raketat Aster 30 kanë një rreze veprimi prej 120 km.

Ora 14:25
Spanja do të dërgojë tanke Leopard të prodhimit gjerman në Ukrainë

1674715114_Tanke.jpg

Ministrja spanjolle e Mbrojtjes ka deklaruar se Madridi do të dërgojë një numër tankesh luftarake Leopard 2 në Ukrainë deri në pranverë.  Margarita Robles tha se do e ndihmojnë shtetin e shkatërruar nga lufta dhe do i bëjnë thirrSpanja do të dërgojë tanke Leopard të prodhimit gjerman në Ukrainje edhe shteteve të tjera aleate të veprojnë në të njëjtën mënyrë.   Berlini ishte përballur me presion të madh për të lejuar kalimin e tankeve të tij në Ukrainë, ndërsa ministrat e mbrojtjes u mblodhën në Ramstein për bisedime këtë muaj.

Tani, Robles tha se tanket Leopard 2 të stacionuar në bazën ushtarake të Zaragozës do të dërgohen në Ukrainë në muajt e ardhshëm. Ajo nuk konfirmoi një numër të saktë tankesh.

"Nuk ka të bëjë vetëm me dërgimin e tankeve, por edhe me trajnimin dhe mirëmbajtjen e ekuipazhit," tha zonja Robles.

Kuptohet se gjithsej 321 tanke i janë premtuar Ukrainës deri më tani, nga një numër aleatësh perëndimorë.

Vadym Omelchenko, ambasadori i Ukrainës në Francë, tha të premten: "Që nga sot, shumë vende kanë konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen e tyre për të dorëzuar 321 tanke të rënda në Ukrainë. Kushtet e dorëzimit ndryshojnë për çdo rast dhe ne kemi nevojë për këtë ndihmë sa më shpejt të jetë e mundur."

Ora 14:11
Lufta/ Beteja të ashpra në lindje të Ukrainës

Forcat ruse nisën një ofensivë të shumëfishtë në rajonet lindore të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, teksa aleatët perëndimorë të Kievit po vazhdojnë të tregohen të bashkuar në mbështetjen e tyre për Ukrainën. Ushtria e Ukrainës tha më 28 janar se nga granatimet e rënda u godit veriu, verilindja dhe lindja e Ukrainës, mes pritshmërive se Rusia po përgatitet për një ofensivë tjetër diku në mesin e muajt të ardhshëm.

Përballë kësaj, aleatët perëndimorë të Ukrainës vazhdojnë të zotohen për pajisje ushtarake dhe ndihmë për të mbështetur Kievin, derisa po afrohet njëvjetori i konfliktit, i nisur nga Rusia më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Këshilli i Bashkimit Evropian , më 27 janar, vazhdoi ruse edhe për gjashtë muaj sanksionet për sektorë të caktuar të ekonomisë ruse, deri më 31 korrik. Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën një “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin e Ukrainës.

Perëndimi iu përgjigj Rusisë me sanksione të ashpra. Si rezultat i luftës në Ukrainë, mijëra njerëz kanë vdekur, ndërkaq miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Ora 11:54
Flet kancelari gjerman Scholz për luftën në Ukrainë: Mbështetja jonë nuk nis një luftë midis Rusisë dhe NATO-s

1674818942_bfgd.JPG

Kancelari gjerman Olaf  Scholz ka reaguar në lidhje me mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Ukrainës në luftën ndaj Rusisë, duke theksuar se Gjermania nuk është e përfshirë në luftë.

"Unë premtoj të mbaj gjithmonë parasysh sigurinë e Gjermanisë. Që nga fillimi i luftës kemi pasur tre parime udhëzuese. Së pari: do bëjmë atë që është e nevojshme për të mbështetur Ukrainën, në frontin humanitar, financiar dhe të armatimit. Së dyti: le të shmangim një përshkallëzim. Nuk duhet të çojë në një luftë midis Rusisë dhe NATO-s. Dhe së treti: Gjermania nuk do të marrë iniciativa të vetme, por pajtohet ngushtë me partnerët, para së gjithash SHBA. Kjo është rruga jonë përpara”, thotë Scholz. kështu thotë kancelari gjerman Olaf Scholz në podkastin e tij të së shtunës, duke iu drejtuar bashkëqytetarëve të shqetësuar për zhvillimet në Ukrainë dhe përfshirjen progresive të Gjermanisë.

Ora 10:46
Seuli mbyll dyert për dezertorët rusë, pesë prej tyre jetojnë në aeroport prej muajsh

Pesë dezertorë rusë janë bllokuar në Aeroportin Ndërkombëtar Incheon në Korenë e Jugut prej disa muajsh pasi autoritetet në Seul refuzuan t'i pranonin si emigrantë. Bëhet fjalë për njerëz nga Rusia që u larguan nga vendi i tyre pas urdhrit të përgjithshëm të mobilizimit ushtarak për të luftuar në Ukrainë, të dhënë nga Presidenti Vladimir Putin . Tre kanë mbërritën në Korena e Jugut në muajin tetor, dy të tjerët në nëntor. Avokati i tyre Lee Jong-chan ka folur për mediat e huaja dhe ka thënë se kërkesat e tyre për statusin e emigrantit  u refuzuan nga Ministria e Drejtësisë së Koresë së Jugut, duke i lënë ata të bllokuar në zonën e nisjes për muaj të tërë në pritje të një vendimi mbi apelin e tyre.

 "Atyre u sigurohet një vakt në ditë, që është dreka”, tha avokati i tyre, duke theksuar se nuk janë në kushte të mira jetese.

Ora 10:17
Zelensky kujton Holokaustin: Urrejtja dhe indiferenca vrasin

1674551319_zEE.png

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kujtuar Holokasutin, ndërsa thotë se Urrejtja dhe indiferenca vrasin

"Sot, si gjithmonë, Ukraina nderon kujtimin e miliona viktimave të Holokaustit . Ne e dimë dhe kujtojmë se indiferenca vret së bashku me urrejtjen."

Ora 10:14
Zyrtari rus: Dorëzimi i takeve Leopardëve në Ukrainë e ngre konfliktin në një nivel të ri

Dorëzimi në Ukrainë i tankeve Leopard, të prodhimit gjerman, në ushtrinë e Kievit "do ta çojë konfliktin në një nivel të ri". Kështu deklaroi kreu i asamblesë së Krimesë, rajoni i kërkuar nga Rusia, Vladimir Konstantino, gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve Ria Novosti.

"Furnizimi i armëve sulmuese gjermane dhe amerikane, të cilat nuk ka gjasa të kufizohen vetëm në tanke, sigurisht që do të çojë konfliktin në një raund të ri," tha Konstantinov. “Asnjë Leopard nuk do ta ndalë Rusinë”, vazhdoi Konstantinov, i bindur se tani ritmi i atij që ai e quan një “operacion special ushtarak” në Ukrainë do të përshpejtohet.

Ora 08:36
Ambasadori i Ukrainës në Francë: 300 tanke do të shkojnë në Kiev nga perëndimi

Vendet perëndimore do t'i dorëzojnë Ukrainës më shumë se 300 tanke. Kështu raportoi ambasadori i Kievit në Francë, Vadym Omelchenko në një intervistë për rrjetet franceze dhe CNN. Omelchenko nuk specifikoi se cilat vende do të dërgonin tanke. Deklarata e tij vjen pasi SHBA u zotua të furnizonte 31 tanke M1 Abrams dhe Gjermania ra dakord të dërgonte 14 Leopard 2 A6. Britania e Madhe premtoi më parë 14 tanke Challenger 2, ndërsa Polonia kërkoi miratimin nga Gjermania për të transferuar disa nga Leopard 2 të saj të prodhimit gjerman në Ukrainë.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lesh me tresh: 28/01/2023 19:48

    Jo tanke te dergoni ju po dhe biden me scholz te shkojne atje sallatorin do hane , ka per tjua shkaterruar shume shpejt Rusi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini