Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi ka qenë gjatë natës nën sulm me dronë rusë. Kështu njoftoi kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit ukrainas, Serhiy Popka. Alarmi ajror ka rënë për tre orë rresht gjatë mesnatës, ndërsa ka pasur shumë shpërthime, pasi sistemi i mbrojtjes ajrore ka rrëzuar dronët rusë.
Nga sulmet nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. Kreu i administratës ushtarake Popka tha se kanë shkatërruar një duzinë me dronë rusë.
“Forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase shkatërruan një duzinë drone kamikaze të tipit Shahed gjatë natës gjatë një sulmi rus”, tha ai.
Ndërkohë gjatë një takimi me krerët e misioneve diplomatike jashtë vendit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se negociatat e pranimit të Ukrainës në BE do të fillojnë brenda vitit. Ai është i bindur se Ukraina do të jetë e gatshme për këtë hap.
“Në fund të vitit 2023, Këshilli Evropian pritet të miratojë një vendim për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, nuk ka alternativë për këtë”, tha Zelensky.
Lajm ne përditësim...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken foli sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku stigmatizoi vendimin e Moskës për të lënë të skadojë marrëveshja për eksportin e grurit nga portet ukrainase të bllokuara nga konflikti.
“Uria nuk duhet të përdoret si armë”.- tha ai.
Në fjalën e tij, Blinken paraqiti një deklaratë të përbashkët, të nënshkruar nga mbi 80 vende, duke kërkuar që të ndërmerren veprime për t'i dhënë fund përdorimit të urisë civile si një taktikë lufte.
Foto nga sulmi me dron dy ditë më parë në Rusi
Moska thotë se gjashtë dronë ukrainas u rrëzuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore ndërsa fluturonin mbi rajonin Kaluga në Rusinë qendrore, nuk pati viktima apo dëme.
"Sonte në përpjekje për të fluturuar mbi rajonin e Kaluga, Forcat e Mbrojtjes Ajrore rrëzuan 6 dronë mbi jug-perëndim të rajonit. Nuk pati viktima apo dëme", shkroi guvernatori Vladislav Shapsha në Telegram.
Nderkohe america ka perdorur te gjitha mundesite qe ka pasur ne dispozicion per te sanksionuar nje shtet kurse tani del dhe na bejne te ndershmin jua qr
Përgjigju