Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u takua me ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu për të diskutuar çështjet ushtarake dhe mjedisin e sigurisë rajonale.

Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë së Veriut tha se Kim dhe Shoigu biseduan të mërkurën në kryeqytetin, Phenian, dhe arritën një konsensus mbi "çështje të paspecifikuara me shqetësim të ndërsjellë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare dhe në mjedisin rajonal dhe ndërkombëtar të sigurisë".

Associated Press raporton se gjatë takimit, Shoigu i përcolli Kim një "letër të ngrohtë dhe të mirë" të nënshkruar nga presidenti rus Vladimir Putin. Raporti nuk specifikonte çështjet ushtarake që u diskutuan.

Moldavia ka urdhëruar largimin e 45 diplomatëve rusë dhe stafit të ambasadës, duke reduktuar ndjeshëm numrin e zyrtarëve që Rusia mund të ketë në kryeqytetin e saj Kishinau, ndërsa përmendi vite të tëra “veprimesh armiqësore” nga Moska.

"Ne ramë dakord për nevojën për të kufizuar numrin e diplomatëve të akredituar nga Rusia , në mënyrë që të ketë më pak njerëz që përpiqen të destabilizojnë Republikën e Moldavisë," tha ministri i jashtëm Nicu Popesku në një takim të kabinetit.

Rusia do të ketë kohë deri më 15 gusht për të shkurtuar personelin e ambasadës së saj nga më shumë se 80 në 25, tha ministria e jashtme.

“Për shumë vite ne kemi qenë objekt i veprimeve dhe politikave armiqësore ruse. Shumë prej tyre janë bërë përmes ambasadës,” tha Popesku.

Në përditësim...